Kur do të përcillet për në banesën e fundit Adela

Leda Hysa

Moderatorja Adelajda Xhamani e cila humbi jetën mëngjesit e sotëm, në Tiranë, do përcillet nesër për në banesën e fundit në qytetin e saj të lindjes, Kavajë.

Homazhet do të mbahen në orën 12:00 te Kinemaja e qytetit të Kavajës ndërsa varrimi në orën 14:00.

Ka qenë miku i saj  i vjetër Eraldo Rexha i cili ka lajmëruar dhe për ceremoninë mortore dhe për mbajtjen e homazheve.

“Sot e kam të pamundur të shkruaj për ty Adela… Por meqë të gjithë e dinin miqësinë tonë, e kam unë për detyrë t’i njoftoj të gjithë dashamirësit e tu, se nesër ora 12:00, në Kinemanë e qytetit tënd, Kavajës, do të mbahen homazhet për ty engjëll dhe prej aty do bëhet përcjellja jote për në banesën e fundit…TëDua Shumë Adela.  Mungon Pafund”,  shkruan Eraldo Rexho.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *