Presidenti amerikan Donadl Trump preku shumë nga pikat e nxehta gjatë fjalimit të tij 41 minutash në Kombet e Bashkuara në Nju Jork të martën.
Trump, përsëriti deklaratat për shkatërrimin potencona të afërt të Koresë së Veriut; e përshkruan qeverinë venezueliane si një “diktaturë socialiste” dhe “regjim të korruptuar” që kishte shkaktuar “dhimbje dhe vuajtje të tmerrshme” ndaj popullit të saj.
Por duket se asnjë nga këto tema nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë për presidentin e Zimbabvesë Robert Mugabe. Presidenti 93 vjeçar nga Afrika duket se është lodhur nga pushteti i gjatë dhe është kreu më i vjetër në moshë në botë. Atë e kanë zënë gjumi gjatë fjalimit të Presidentit Trump.
Mugabe, u ul në frontin e delegacionit të tij, e mbështolli kokën në dorën e majtë dhe dukej sikur kishte mbyllur sytë.

