Shumë aspekte të jetës sonë debatohen edhe në rrjete sociale, duke përfshirë edhe mënyrat korrekte se si i kryejmë praktikat ditore.
Një nga këto debate, së fundi ka qenë edhe tema e pastrimit të dhëmbëve më saktësisht, a duhet apo nuk duhet të laget furça para se t’i pastrojmë dhëmbët.
Secili prej nesh, ka mënyrën e vet se si i pastron dhëmbët.
Disa e aplikojnë pastën e dhëmbëve në furçë të tharë, disa fillimisht e aplikojnë pastën e dhëmbëve pastaj e lagin me ujë.
Madje disa tjerë e lagin furçën para se ta aplikojnë pastën.
Pastaj ka nga ata njerëz që preferojnë t’i bëjnë të dyja dhe ka nga ata të çuditshmit që nuk bëjnë asnjërën prej tyre.
Megjithatë, e përditshmja britanike “Metro” ka publikuar disa përgjigje ekspertësh.
Dr. Mitali Hariawala ka treguar se fillimisht duhet ta lagni furçën e dhëmbëve për t’i “zbutur” fijet e saj dhe që të mos ua dëmtojnë dhëmbët dhe mishin.
Gjithashtu, lagështia mundëson që pasta të ngjitet lehtë në furçë dhe rrjedhimisht të mos rrëshqasë gjatë aplikimit.
Pra, fillimisht lageni furçën, aplikoni pastën e dhëmbëve, pastaj lageni prapë në mënyrë që ta aktivizoni pastën duke ia rritur tretshmërinë.
Por një tjetër stomatolog thotë se “nuk ka prova konkrete që sugjerojnë nëse duhet të laget furça e dhëmbëve ose jo”.
Dentistët në përgjithësi thonë se nuk është aspak e rëndësishme nëse e lagni furçën e dhëmbëve ose jo, për sa kohë po i lani dhëmbët në mënyrë korrekte.
a.s/dita

në radhë të parë duhet të kuptohet se si është mekanika e veprimit tek larja e dhëmbëve!!
pra kemi tre përbërës:
dhëmbët,furçën dhe pastën!!
kështu që si veprim kemi fërkimin e furçës me dhëmbët dh eshpërndarjen e pastës së dhëmbëve që është një qull grryers!
nëse pasta është e lagur ajo hollohet dhe më tepër,dhe po të mos jetë e lagur prapë do të hollohet nga pështyma,pra fërkimi pastë dhëmbë do të jetë më i pakët!
pasta e “thatë”,e pa lagur do të ngjitej më shumë në dhëmbë dhe do të kishte një fërkim dhe grryerje më të gjatë,dh eme më rendiment!!
kështu që do të kishim një pastrim më të mirë si të yndyrërave por dhe heqjes së një shtrese shumë të hollë të veshjes që kanë dhëmbët!!veshje që ndikohet nga faktorët e jashtëm!!
kjo mund të shihet më kollaj nëse përdorim pastruesit e ngurtë të dhëmbëve!!ata grryejnë më shumë dhe më shpejt se pasta!!
pra furça duhet të jetë e thatë dhe nuk duhet të laget!!
ndryshimi është,por ta krahasojmë me larjen e trupit,si sapunisja me peeling!