Kur duhet të dyshoni për infeksione seksualisht të transmetueshme

Pranvera Kola

Infeksionet seksualisht të transmetueshme përfshijnë ato sëmundje infektive, të cilat kanë shkaktarë dhe shfaqje të ndryshme të simptomave klinike, por që transmetohen nga personi në person me anë të marrëdhënieve seksuale.

Në ditët e sotme këto sëmundje janë bërë një problem shumë i mprehtë, për shkak të përhapjes masive dhe për pasojat që ato sjellin. Si shkaktarë të këtyre sëmundjeve janë viruse të tillë, si: HIV (virusi që shkakton sëmundjen e Sidës, viruset e hepatitit B dhe C (që shkaktojnë sëmundjen e verdhëzës akute, ose kronike).

Po ashtu janë edhe shkaktarët bakterialë, si: gonorrea, klamidia e tipeve të ndryshme, shkaktarë protozoarë, si: trikomonasi dhe jo rrallë gjendet dhe “candida albicans”, që njihet ndryshe me emrin “myku”.

Edhe pse çdo sëmundje e tillë ka specifikën e vet nga pikëpamja e shenjave klinike, ato kanë edhe të përbashkëtat e tyre që na bëjmë të mendojmë se jemi përpara një sëmundjeje të tillë dhe në mënyrë të veçantë, të kërkojmë ekzaminimet e duhura specifike për të vënë diagnozën e saktë dhe pastaj mjekimin e duhur.

Shenja më e shpeshtë janë sekrecionet e shtuara të rrugëve gjenitale (si për burrat, ashtu edhe për gratë), ndryshimi i ngjyrës së tyre (bëhen të verdha, ose si jeshile) dhe me erë të keqe. Një shenjë tjetër për këto infeksione janë lezionet gjenitale lokale (në rastin e viruseve herpetike).

Në këto raste mund të kemi edhe praninë e adenopative regjionale inguinale që ka të bëjë me daljen e gjëndrave në rrëzë të kofshës. Pacientët mund të ankohen gjithashtu edhe për djegie gjatë urinimit (fenomene dizurike), kruajtje nga poshtë (prurit), skuqje, etj. p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *