“Kur e dëgjoja natën tek rënkonte: ‘Oh nëna ime’ kuptova që…” Deputeti humb nënën nga Covidi, përshkruan momentet e saj të fundit dhe ka një apel për miqtë

time

Deputeti Besnik Baraj ka humbur nënën nga Covidi. Në një postim në rrjete sociale, Baraj përshkruan momentet e saj të fundit dhe bën një apel.

Më poshtë pjesë nga postimi i tij nê rrjetet sociale:

“Netëve, tek rrija pranë nënës, ku sasia e oksigjenit varionte nga 50% në 90%, e dëgjoja tek rënkonte: “Oh nëna ime!’’ Për të ishte ende e gjallë nëna e saj!!! Sot unë e humba nënën time, por duket nëna vdes kur vdesin dhe fëmijët e saj.  Edhe unë përjetë do e kem në mendje dhe zemër; përjetë mirenjohës për gjithҫka që na edukoi e mësoi.

Sot, shumë miq e të afërm më kanë qortuar që nuk i lajmërova për t’i bërë nderimet e fundit. Në kushtet ku Covidi po merr jetë njerëzish, madje edhe të rinj në moshë, e pamë me vend të kufizohemi vetëm në rrethin e ngushtë familjar. Para se Covidi të futej në shtëpinë tonë, kurrë nuk mendoja si sot. Më besoni miq, vlerësojeni dhe përpiquni të izoloni maksimalisht të moshuarit, përndryshe do pendoheni dhe do humbisni të dashurit tuaj…. Është një cmim që nuk ja uroj askujt”.

o.p. / dita

Share This Article
18 Comments
  • E nderuar Dita dhe Thano
    Nuk e kuptoj zbutjen tuaj te koheve te fundit te kritikes ndaj renies se PS dhe kultit blegtoral te Edi Rames.

    Fshehurazi nga sytë e të gjithëve, socialistët “kanë zgjedhur” dje emrat që kanë kaluar me sukses fazën e radhës të “Kandidati që duam”.

    Emrat pritet të jenë të renditur në listat e kandidatëve për deputetë pasi “u zgjodhën” nga anëtarësia e Partisë Socialiste përmes një procesi online.
    Por më shumë sesa rëndësia e emrave, ky aktivitet i zhvilluar në ditë pandemie ka të tjera ndodhi.

    Aktiviteti u zhvillua dje përgjatë gjithë ditës në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Aktiviteti është xhiruar dje, tashmë është në montim ndërsa pritet të transmetohet sot.

    E jo vetëm kaq, njësoj si një film, ashtu edhe ky aktivitet i Partisë Socialiste është xhiruar me ndërprerje, me dubla, me numra e batuta në luftë për të çuar tek qytetarët propagandën se Partia është e fortë dhe nuk ka asnjë tkurrje.

    Brumi i gatuar në pallatin e Kongreseve po editohet me përpikmëri, ndërsa nesër, të gjithë do të shohin gjoja live, një shfaqje të regjistruar, me skenarë e aktorë.

    Në një klimë dhe disiplinë ushtarake, socialistët kanë shkuar në rresht për një në Pallatin e Kongreseve, nga ku pavarësisht pjesëmarrjes, nuk ka dalë asnjë foto. Asnjë “check in” apo e dhënë që mund të sabotonte filmin e përgatitur me kujdes për ERTV.

    E rëndësishme është që procesi ka përfunduar dhe emrat do zbulohen nesër. Kush janë prurjet e reja të PS?

    • E degjoni “time”?! Ja, fundrina si ky mbjellin frymen disfatiste, percartjet, zine, ligesine.” timet” duan te shohin vetem shkatrrim, djegje, akuza, sulme, egersi, tension…edhe atje ku ka pune, perpjekje, drite.

  • Pse shpesh ngushllohen politikaj te veçante per fatekesite nga pandemia , ne nji kohe qe qindra e mija shqiptar po vdesin nga kjo pandemi dhe as qe permenden.

    Kjo forme asht NDARJA E VIKTIMAVE NE VIKTIMA TE RANDESISE SE PARE DHE VIKTIME TE TJERA. TURP I MADH.
    QYTETART DUHEN TRAJTU NJILLOJ.

  • Oxygjeni ne 50% edhe hala ne shtepi kur ajo ishte per reanimacion!
    Edhe deputete eshte ky! Edhe merr vendime per jetentone! Kuptohet pse jemi aq keq te qeverisur!
    Sa te kaloni nen 92% shkoni ne spital qe te merrni oxigjen full dose , edhe dexamethazone ne qofte se nuk permiresohenivetem me oxygjen!

  • U prehte ne paqe nena dhe ngushellime per familjen. Eshte nje apel I domosdoshem per te treguar kujdes nga te gjithe.

  • I kam njohur personalisht, të dy prindet e tij. Babai i tij nga Vloraa, ka qënë njeri shumë i mirë. Nëna e tij, nga një fis i nderuar nga Tropoja, një grua zonjë.
    Ngushëllime të përzemerta!

  • Ngushellime Besnik Baraj!Po jetojme vite fatkeqesish te medha,por dhimbjen duhet ta perballojme me durim dhe pa u mposhtur nga e keqia qe na ka pllakosur! dhe se kjo e keqe do te kapercehet me vendosmerine dhe perkrahjen e ndersjellte te mbare njerzimit!
    Fatmir Xhamallati

  • Ngushellime per kete nene te nderuar Te z.Besnik Bare dhe mjaft ,me keto komente te politizuara ne kesi rastesh ..I perjetshem kujtimi i saj nje jete model.
    Si gjithnje kurajo z. Basnik bare…
    Guri Naimit D

  • Ngushellime dhe shume e rende. Por nese ky deputet do te kishte bere punen e vete mire, te mos aprovonte me verbesi e besnikeri tekat e z. Kreminister dhe drejtimin inkompetent to Manastirlliut dhe “strategjite” absurde te kontrollit te epidemise dhe te kujdesit mjeksor ne Shqiperi, nena e tij dhe shume nena e baballare ne vend do te kishin nje shans me te madh per te mbijetuar.
    Nena qofte e parajses; bijet e shume nenave qe kishin per detyre te kujdeseshin per nenat e te gjitheve kane mbi vete faje te shumta!

    • Na rrofsh bolet , o Astrit , qe kthen vdekjen ne moment propagande politike , nje soj si mesuesit e tu shqupiste . Po per ato milionra qe po vdesin neper bote , fajin qeverite e kane ? Po ShBA-ja qe mban vendin e pare ne bote ne vdekshmeri dhe qe vazhdon edhe sot me ritme akoma me te larta se me pare , fajin Biden e ka ? Ike ore pirdhu , na tregon mos kopetencen e ministres se shendetesise ti , e cila po i ri punes mbi koke nate e dite . Militant berishist i felliqur .

      • Ti banor i Tiranes qe kurr mos qofsh te vjen keq se paska vdek nena e deputetit dhe meqe eshte nena e deputetit duhet te shkruajne dhe gazetat.Sa nena e baballare kane vdekur deri tani ju as qe e keni rruar trapin siç ndodhi me 2 mbesat e Vili Minarrollit qe filluat ti ofendoni se treguan nje realitet se ç’ndodhi ne spital.Ju s’ju ra ndermend te shkruani per ata 18 vjeçaret,per ate qe vdiq mbas operacionit te lindjes e shume e shume te rinj e te reja qe kane humbur jeten dhe ofendoni te tjeret sepse kjo na qenka nena e deputetit rilindas !

  • Astrit , shume me vend komenti i juaj! Deputet duhet te mendojne per pse jemi ne kete gjendje : kane detyre te kontrollojne e te qortojne qeverine e jo te bene amin per cdo idiotsi te kesaj qeveri! Kane detyre te therras ministresha te na jep shoegime per pse kemi aq shume te vdekur ne spital, cfare kura perdoren, sa mundesi oxygjeni ne shtepi kemi e nga kush jepet ajo?! Etj nuk kane asnje pyetje e asnje dyshim per strategjine Qeveritare keta deputete?! Vertete mendojne edhe keta se duhet te vaksinojme 80 e 90 vjecaret ne vend te njerezet e ri qe ka faktore reziqe?! Vertete jane dakort per kete keta te vdesin te rrinjt e te shpetojme pleqte kur dihet se vaksina nuk eshte aq eficient tek pleqte( nuk prodhojne antitrupa si te rinjte) ?! Pleseve te rrinjte va sjellin virusin , se ato vete nuk dalin neper klube! Maska fp2 pleqeve nuk kujtohen me iu dhane! Eshte po aq mire sa vaksina per ta!

  • Ti banor i Tiranes qe kurr mos qofsh te vjen keq se paska vdek nena e deputetit dhe meqe eshte nena e deputetit duhet te shkruajne dhe gazetat.Sa nena e baballare kane vdekur deri tani ju as qe e keni rruar trapin siç ndodhi me 2 mbesat e Vili Minarrollit qe filluat ti ofendoni se treguan nje realitet se ç’ndodhi ne spital.Ju s’ju ra ndermend te shkruani per ata 18 vjeçaret,per ate qe vdiq mbas operacionit te lindjes e shume e shume te rinj e te reja qe kane humbur jeten dhe ofendoni te tjeret sepse kjo na qenka nena e deputetit rilindas !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *