Asgjë tjetër përveç kësaj që thuhet në këtë titull s’mund të formulosh, teksa dëgjon këto ditë disa kolegë e fjalimembajtës që nxitojnë të bëjnë pikërisht këtë gjë, të pajtohen me të keqen, t’i nënshtrohen asaj. (Bruti thotë se ishte i poshtri i dynjasë… Dhe Bruti është burrë i ndershëm.) Duke i bërë karshillëk së keqes, prodhohet alibia se po ia hedhim edhe këtë herë, po ia hedhim vazhdimisht, prej 20 vitesh. Është kaq qesharake! Dhe pastaj analistëve të anshëm nuk iu vijnë për mbarë krahasimet dhe analogjitë që, gjithsesi, iu dalin përpara këtyre… teprimeve; më e pakta. Të fshehësh të keqen, ta rrumbullakosësh atë, është njëlloj talljeje me publikun e gjerë dhe me tranzicionin e gjatë, që nuk zbythet pikërisht prej mendjelehtësish e hipokrizish të tilla.
Email nga adresa: [email protected]
