Kur e kujtoj më mbyt ngashërima

redaktor

Email në adresën

[email protected]

 

Pershendetje DITA, lexova rrëfimin për ngjarjet në Shkollën e Bashkuar. Neve qe kemi qene aty brenda na pane syte tmerr. Ne nuk ishim stervitur per te vrare shqiptare, por per te mbrojtur Shqiperine nga vrasesit. Na rrethuan dhe na shanin sikur te ishim serbe dhe jo bijte e atij vendi.

Me kujtohet se gjaknxehtesise tone (ishim ne lule te rinise), oficeret tane i pergjigjeshin me butesi dhe permbajtje. Te pish ujin me racion, vetëm aty dhe kur kemi ikur maleve te Greqise e kemi provuar. Te jesh me arme ne dore dhe me gjoksore mbushur me fisheke dhe te kesh frike per jeten tende kur kercenohesh nga turma te eksituara, kete qe s’e patem menduar, na ndodhi.

Me vjen keq dhe turp kur shoh ushtrine e vendit tim te katandisur ne turme sherbetoresh te egersirave me pushtet. Ne u rritem me krenarine qe te jep detyra e shenjte, sakrifikuam rinine tone, u larguam dhe u rritem pa prinderit tane, pa vellezerit dhe motrat tone ne familje, se familja e re ishte shume me e madhe, dhe me e forte.

Me ikin lote dhe me mbyt ngasherima kur e kujtoj ate kohe. Nuk njoh vend ne bote qe te kete shkelur dhe shnderuar uniformen e mbrojtesit te vendit ne kete shkalle sa vendi im.

Te me falni per mungesen e vazhdimesise se mendimit dhe konfuzionin, por eshte e veshtire te shprehesh per nje kohe qe e perjetuam ne shpirt.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *