Mund të keni qenë të dy mësues, por nuk mund të përfitoni pension të njëjtë.
Me skemën e re formula e përllogaritjes së pensioneve është ndryshuar tërësisht.
Masa e pensionit tashmë lidhet drejtpërdrejt me pagën që paguan kontributin dhe vitet e punës.
Drejtori i Drejtorisë së Pagave dhe Pensioneve Astrit Kuka e shpjegon me një shembull.
Tavani për pensionet maksimale është hequr dhe përfitimi mund të kalojë 240 mijë lekëshin.
Ndërkohë, efektet e skemës sa i përket moshës bien mbi femrat pasi meshkujt vijojnë të dalin në pension 65 vjeç, raporton ABC.
Një grua për të përfituar pension me skemën e re këtë vit duhet të ketë mbushur 60 vjeç e katër muaj ndërsa duhet të ketë 35 vite e tetë muaj pune.
Mosha e daljes në pension për çdo vit i rritet me 2 muaj deri në vitin 2032 kur arrin 63 vjeç.
Ndërsa vitet e punës rriten me 4 muaj çdo vit deri në 2025-n kur për të përfituar pension pleqërie duhet të kesh punuar 41 vite.

te qifsha pensionin
Reforme e mrekullueshme, per te marre nje pension 150 eur duhet te kesh 41 vite pune me kontribute..thuajse e parrealizueshme..ose duhet te punosh deri ne 70…me kontribute maksimale…E kemi dhurate nga Veliaj..”reformen e rilindjes”…