I nderuar lexues! Popullsia çifute u shpërnda që në antikitetin e vonë në trevat e Perandorisë Romake. Në mesjetë dokumentohen të paktën që nga shek.XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre etniko-fetare. Në fund të shek.XV grupe çifutësh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri, kryesisht në kohën e sulltan Bajazitit II. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren, Manastir etj. Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi. Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet fetare e administrative-gjyqësore të veta. Në qytete jetonin në lagje të veçanta. Në Shqipëri nuk ka pasur diskriminim ndaj çifutëve.

Te nderuar te “Dita”.Sinagoga ne qytetin e sarandes eshte 6-7-te shekuj me parpara se cfare shkruani ju ne “Enciklopedi”…