Një adoleshenteje britanike i ka kushtuar më shtrenjtë se pushimet përdorimi i rrjeteve sociale gjatë dy javëve të kaluara me të ëmën në plazhet e Antalias, në Turqi.
Clarisa Grice dhe nëna e saj, kur janë kthyer nga pushimet dyjavore në Turqi, janë përballur me faturën e majme që duhej të paguanin për përdorimin e internetit në telefonin mobil.
Vajza kishte përdorur rrjetet Facebook, Twiter dhe WhatsApp, duke menduar se po merrte sinjalin wi-fi të hotelit, por në fakt kishte lënë të aktivizuar opsionin roaming dhe kompania i ka faturuar për shërbimin 2907 paund (rreth 4 650 000 lekë të vjetra).
Nëna e vajzës, të cilës i përkiste numri, thotë se u shokua kur mori faturën, pasi nuk kishte bërë asnjë telefonatë dhe nuk kishte dërguar asnjë SMS.
Ajo thotë se kompanitë e telefonisë së lëvizshme duhet të informojnë paraprakisht klientin, për të mos u përballur me “surpriza” të tilla shokuese.
Ky nuk është rasti i parë që kompania britanike ORANGE merr një ankesë të tillë, shkruan Daily Mail. Një tjetër abonente, Katie Bryan, është faturuar me 2600 paund për shkarkimin nga interneti të albumit të grupit të saj të preferuar, ndërsa ndodhej me pushime në Afrikën e Jugut. / G.Sokoli.

MIRESERDHE NE SHQIPERI NGA AMC dhe VODAFONE
Disa here sapo kam vene kembe ne Rinas, per te vetmin “gabim” qe kam bere te le celularin te ndezur, jam gjendur me kredit te zeruar si dhurate mireseardhjeje nga hajdutet profesioniste te ketyre kompanive.
Kjo disa vite me pare.
Po tani si eshte situata?
Situata nuk ka ndryshuar, keto kompani vetem rrjepin dhe vjedhin.
pse njerezit jane aq injorante sa nuk dine ca dmth me qene ne Roaming, skane faj kompanite, Shyqyr qe ka kaq kliente budallenj qe i mbajne me pare keto kompani.
@dardanuçkun
A i nderron çdo dite breket e mbushura apo i mban deri ne shperthim krejt mbulues.
Ne se nuk do flas edhe nuk duhet te paguaj, eshte ligj edhe per kompanite telefonike te somalise.
Problemi eshte tek hajduteria e ngritur ne sistem e ketyre kompanive qe askush i kontrollon e dergon te pergjgjen para ligjit per vjedhje.
Kur te pastrosh veshet nga dylli i Lames se Ures Vajgurore, fillo e komento vetem per danrdanucet e tu, piso-qurraco-shurranuk.
Kur shkohet me pushime , perdorimi i telefonit duhet te jete shume i limitizuar, per te mos thene qe duhet ta fluturosh ne kanal, sepse eshte burim stresi ! Ne Finlande egsiston nje disipline sportive qe praktikon pikerisht flakjen e cellularit! Zonjat britanike qekan gabu rendshem, ti ngelet si mesim! Kujtova se vetem ne shqiptaret bejme si te cmendur pas cellularve ! (vetem nokia dhe mercedes do shqiptari)