Dërguar në emailin e redaksisë
President ty t’u thaft goja, po goja e keqe o faqezi. Ti a shkove në Austri me fol keq, e keqja të marrtë! Ti a shkove si “burrë” shteti, apo shkove si zadhanës? Thuaj të vërtetën se s’është turp, ty fjalimin kush ta shkrojti? Ti a shkove me sha vendin, a me folë si nji “burrë” shteti? Ti e paç faqen e zezë si mustaqet për nën hundë. Harram të qoftë o parlament, në shtator me marrë vendimin: Këtë “burrë” shteti në pension, na koriti e korittë Zoti. Ky zbatoi urdhrat e SHQUP-it, harroi postin e presidentit. Po kush shan vendin e vet, dheu i tokës e ka randë. Nga të vish rrugës për Tiranë, mendo mirë se çfarë ke thanë. Ti e shave qeverinë, të lumtë o p… e Saliut. Mirë do baje me dhanë dorëheqjen, po paburri s’bahet burrë.
nga Gjin Musa
