Kur Franca të mbarojë punë me to

anazapta

Email në adresën

[email protected]

Shqipëria e pa veten në faqen e parë të shtypit botëror për një javë të tërë. Por ja që ne nuk i dimë shumë nga detajet e saj që ka ndodhur me nismën e dështuar të sjelljes së stokut kimik sirian në Shqipëri. E ardhmja do të zbulojë, me shumë gjasë, se cilat kanë qenë negociatat konkrete, rreziqet potenciale që mbartte ky projekt, e padyshim edhe përfitimet e munguara nga kjo tërheqje e qeverisë shqiptare. Konturet e kësaj historie do të kërkojnë kohë të shfaqen të qarta në sytë e një publiku, që për momentin reagoi, me të drejtë, instiktivisht, i shtyrë nga frika ndaj së panjohurës. Ndoshta, kur të shohim që një vend i tretë (Franca apo dikush tjetër), do t’i marrin e do t’i zbërthejnë pa i hyrë gjemb në këmbë ato armë që ne i refuzuam, do të kemi një fije brejtje ndërgjegjeje. Por sërish do të jemi të qetë, pasi ne vërtet nuk e dinim ç’po ndodhte.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *