Kur frutat të japin uri, e vërteta dhe zgjidhja

Ornela

 

Frutat duken si një snack i zgjuar, por studimet e reja tregojnë që truri reagon në mënyrë të çuditshme kur ti konsumon fruktozë, lloji i sheqerit që gjendet te frutat: të rrisin dëshirën të hash më shumë. Në studim, shkencëtarët nga Keck School of Medicine i University of Southern California u dhanë 24 të rriturve një pije të ëmbëlsuar me fruktozë dhe glukozë, lloji i sheqerit që gjendet në karbohidratet komplekse, te drithërat dhe perimet. Pastaj, ata u treguan pjesëmarrësve foto me ushqime me shumë kalori si tortë me çokollatë dhe përdorën teknika të veçanta për të vëzhguar zonat e trurit që ndikojnë oreksin. Shkencëtarët gjithashtu morën kampionë gjaku dhe i pyetën pjesëmarrësit ta klasifikonin shkallën e urisë. Edhe pse të dyja pijet përmbanin të njëjtën sasi kalorish dhe pothuaj aq sheqer sesa një pjatë me portokaj, ata që pinë lëngje me glukozë kishin nivele më të larta të sheqerit dhe insuline në gjak sesa ata që pinë lëngje me fruktozë, që ndikon ndjenjën e ngopjes.

Ndërkohë, truri i atyre që pinë lëngje me fruktozë përgjigjej më shumë ndaj fotove të ushqimeve sesa truri i atyre që pinë pije me glukozë, që tregon se fruktoza rriste dëshirën e njerëzve për të ngrënë më shumë sesa glukoza. Specialistët ia vënë përgjegjësinë hormoneve: “Kur konsumojmë glukozë, një numër hormonesh prodhohen në trup dhe na ndihmojnë të ndihemi të ngopur. Nëse konsumojmë fruktozë të pastër, nuk prodhohen këta hormone që ndalojnë urinë”, thotë autorja e studimit Kathleen Page, asistent profesore e mjekësisë patologjike në Keck School of Medicine të University of Southern California.

Ti mund ta dish tashmë që duhet të kufizosh lëngjet e frutave dhe pijet e gazuara të ëmbëlsuara me shurup misri të pasur me fruktozë. Megjithatë, përfundimet e këtij studimi sugjerojnë që fruktoza natyrale mundet, të paktën në teori, të ndikojë edhe oreksin, që do të thotë që frutat mund të nxisin për të konsumuar më shumë kalori në përgjithësi dhe në fund të bëjnë të marrësh peshë bashkë me problemet që shkaktohen për shëndetin.

Megjithatë nuk është vërtetuar nëse fruktoza solide vepron si lëngjet e ëmbëlsuar me fruktozë, kështu që mos prit që një mollë të të sjellë uri, thotë Page. Frutat përmbajnë fibra, që ngadalësojnë përthithjen e fruktozës dhe të ndihmojnë të ndihesh e ngopur. Kështu që nuk të hapin oreksin aq sa ëmbëlsuesit e procesuar që përmbajnë shurup misri me fruktozë të lartë, por nëse e vë re problemin, konsumoji frutat me një lloj ushqimi me proteina, si gjalpi i kikirikut ose djathë: kombinimi do të bëjë të ndihesh më gjatë e ngopur, që është ajo që një snack i zgjuar duhet të bëjë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *