Ky është momenti kur një nga makinat më të lakmueshme dhe më të shtrenjtat, një Ferrari 10 milionë paund është gjobitur pak momente pasi ka dalë nga pika e shitjes.
Polici i qarkullimit rrugor ka gjobitur me 120 paund makinën ultra të rrallë, Ferrari 512 M e vitit 1970. Në botë janë vetëm 25 makina të këtij lloji dhe mendohet se është makina e parë e shtrenjtë që është gjobitur ndonjëherë.
Ferrari, i cili njihet edhe si Chassis 1002, ka marrë pjesë në disa nga garat më të famshme në botë, duke përfshirë atë të vitit 1970 dhe 1971, të 24-orëshit në “Le Mans”.

