Kur helenizimi bёhet nga vetë shqiptarёt

redaktor

Kёto 3-4 javёt e fundit kur debati mbi z.Janullatos si kryepeshkop ka sjellё argumenta pro dhe kundёr qёndrimit tё tij nё Shqipёri, justifikimet qё erdhёn nga njerёzit afёr z.Janullatos, ishin tёrёsisht me tendencё pro qёndrimit kokёfortё qё nuk lejonin asnjё diskutim mbi kёtё çёshtje.

Zёdhёnësi Thoma Dhima na sqaroi se Kryepeshkopi Janullatos nuk e bёn dot liturgjinё nё shqip se e ka tё vёshtirё qё tё flasё shqipe tё rrjedhshme. Liturgjia qё ёshtё etapa mё e vёshtirё e interpretimit teologjik, sipas filogrekёve, duhet nga shqiptarёt nё kishё tё dёgjohet nё greqisht. Marrёzi, shqiptarёt kёtё kanё nevojё qё tё dёgjojnё nё gjuhёn e tyre pёrndryshe si mund ta kuptojnё! Ndёrsa mёsuesi teolog Thoma Çomёni nuk u muar fare me asnjё argument qё bazohej nё fakte.

Përpara besimtarëve në mbrëmjen e Pashkëve z.Janullatos bëri moral për dinjitetin dhe tekstualisht na tha: “Në ditën e gëzuar të Pashkës, kisha jonë na fton të ndërgjegjësohemi se dinjiteti është kryesisht çështje e brendshme, lidhet me bërthamën e personalitetit njerëzor”. Unë si besimtar ortodoks shqiptar u ndjeva tepër i cënuar në dinjitet kur dëgjova që të flasë për dinjitet tё ortodoksёve shqiptarё z.Janullatos, njeriu që e ka shpurë dinjitetin e shqiptarit në fund të këmbëve.

Tё gjithё artikullshkruesit nё mbёshtetje tё z.Janullatos, duke filluar nga profesorë te zёdhёnës, mёsues teologë, priftёrinj e jo priftёrinj, studiues jashtё e brenda vendit, numёrojnё gradat e z.Janullatos, konferencat ku na ka pёrfaqёsuar dhe numrin e kishave qё ka ndёrtuar. Duke iu referuar replikёs sё z.Thoma Çomёni, ndiej tё nevojshme qё tё risjell disa argumenta e disa fakte qё ndodhin pёrditё me kishёn tonё dhe kryepeshkopin e saj.

Kuptimi i replikës, zoti teolog, është që të përgjigjesh një për një me argumente të cilat u kundërvihen argumenteve që parashtroja unë në shkrimet e mia. Ju z.Thoma mund të thoni plot teorira nga teologjia qiellore në një kohë që jeni shumë larg nga teologjia tokësore e besimtarëve. Unë mësues e edhe ju mësues, por për fat të keq me atë “replikë hyjnore” më ringjallët 45 vitet e leksioneve me dokrrat e utopisё komuniste që mbanin instruktorët e Komitetit Qendror të partisë. Shumë i varfër mu dukët nё gjykim, edhe pse kishit marrë përsipër një mision të pamundur. Kishit shkruar një replikë në “hava” pёr hyjnitё por që nuk thoshte asgjë për ato që po na ndodhin kёtu nё tokёn tonё, nё Shqipёri. Argumentave qё parashtroja unё, ju z Thoma u vinit anёs e anёs, njёlloj si ajo macja qё i vjen anёs pjatёs me qull tё nxehtё e nuk e ngjyen dot gjuhёn gjёkundi.

Si mёsues teolog, ju z.Thoma e dini qё nё shtёpinё e Zotit objektet flasin me gjuhёn e simboleve. Hyra nё katedralen nё Tiranё me ngazёllimin e Krishtit dhe kur ngrita kokёn lart vura re se ambienti brenda dhe fasada jashtё dominohej nga ngjyra e bardhё dhe ngjyra blu. Gjithçka e dekoruar nё ngjyra qё fokusohen te ngjyrat e flamurit grek. (Kushdo qё ёshtё i interesuar mund ta verifikojë njё gjё tё tillё nё fotot nё internet). Nuk kishte gjurmё tё ngjyrёs sё kuqe, e njohur si e kuqja e Onufrit, tipike e objekteve fetare shqiptare nё shekuj. Megjithёse kishat ortodokse kanё ngjashmёri nё stil dhe ngjyra, te kjo katedrale nuk ka asnjё ngjyrё qё tё tё kujtojё kishat shqiptare nё shekuj. Pra nё Katedrale mbizotёron ngjyra e flamurit grek. Kёto piktura me blu e tё bardhё nё katedrale janё punuar me zell tё madh nga piktorё shqiptarё qё me siguri janё shpёrblyer mirё. Kjo do tё thotё qё duke shkuar nё kishё fёmijёt fillojnё e familjarizohen me kёto ngjyra, u ushqehet fantazia me kёto ngjyra tё flamurit grek, familjarizohen njerёzit me farmacitё greke ku bluja dhe e bardha mbizotёrojnё, me kopshtet dhe spitalet qё janё ngritur nёn kujdesin e autoritetit tё kishёs sё z.Janullatos, ku tёrheqin vёmendjen simbole tё shtetit grek. Fillojnё e ndjehen shumё zakonshёm njerёzit nё kёto ambiente qё fillojnё t’u japin shqiptarёve ndjesinё sikur janё nё njё pjesё territori tё administruar nga shteti grek.

Mё thoni z.Thoma, pёrse njё herё tё vetme nuk u bёn thirrje z. Janullatos emigrantёve shqiptarё qё tё mos ndryshojnё emrat shqiptarё me emra grekë? Me siguri edhe ju i keni dёgjuar mallkimet “tё ndёrrofsha emrin”, apo “t’u shoftё emri”. Kёto ndryshime emrash janё bёrё dhe janё bekuar nga kisha greke, kurse kisha “shqiptare” me z.Janullatos nё krye i ka bekuar me zell tё papёrmbajtur. Mund tё bёni ju z.Thoma ndonjё koment pёr kёtё heshtje qё mban z.Janullatos ndaj imponimit sistemik qё autoritetet greke u bёjnё emigrantёve shqiptarё pёr ndryshimin e emrave?

Nё interpretimin tuaj qiellor ju nuk thoshit asgjë për atë nëse i duhet konsideruar një mëkat z.Janullatos që asnjёherё nuk lutet me zë të lartë për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë apo për ndëshkimin e doktrinës së Vorioepirit! Z.Thoma, ç’ishte ajo përrallisje për vitet e pafund që u dashkan për të përgatitur një prift shqiptar të aftë për të qenë kryepeshkop i Kishës Autoqefale shqiptare? Duke qenë mësues në shkollë fetare si mund të tentoni qё tё na trajtoni mё tepёr se naivë, si leshko, ne shqiptarёve sa të na e bëni kohëzgjatjen e studimeve teologjike për kryepeshkop të atillë sikur ajo shkollё teologjike nё Durrёs po na pёrgatit Ajnshtajnёt shqiptarё? Ju e dini mirё se primati i kishёs greke Ieronimus II (Liapis) pas studimeve nё shkollёn e filozofisё dhe teologjisё nё Universitetin e Athinёs ka bёrё kualifikime pas universitare nё Austri e Gjermani dhe tёrё koha e studimeve tё mirёfillta si student e specializant nuk i ka marrё mё shumё se 13-14 vjet, po kaq sa z. Janullatos. Prandaj them unё qё ju pёrrallisni dokrra.

Zotit Janullatos i ka dalë boja fare në sytë e shqiptarëve ngaqë besimtarët e fyer në dinjitet e personalitet çfarë nuk i kanë thënë, mbarë e prapë. Zotit Janullatos duhej t’i kish mbetur pak sedër, duhej të mos e linte t’i thahej fare “bërthama e personalitetit të tij njerëzor”, por të gjente një moment të arsyeshëm e të largohej me nderime e me dinjitet. Po jua pёrsёris: Njё mik permanent asnjёherё nuk ёshtё i mirёseardhur. Shqiptarët dinë të jenë mirënjohës, por edhe dinjiteti i tyre i pёrçmuar e ka njё kufi. Kjo vuajtje e madhe shpirtërore akumulon e akumulon shumë zemërim. Mirëpo z. Janullatos jo që jo, nuk e lëshon istikamin pa urdhër. Bashkohem me arsyetimin e zotit Llazar Llazari që në shkrimin e tij të para pak ditëve, me një urtësi gjykimi për t’u përgëzuar e cilësonte z. Janullatos si “një gjeneral tjetër gramafoni”. Tё tjerё e kanё quajtur me nofkёn “koloneli i Asfalisё” e tё tjerё “gjarpёri me syze”, etj. E kuptoni ju z.Thoma sesa përfund është katandisur figura e një kryepeshkopi? Nesër e më tej kushedi se çfarë nofkash të tjetra do i gjejnë.

Si teolog filogrek ju ftoj që të na shpjegoni ndonjë gjë konkretisht për qëndrimin e z.Janullatos ndaj luftës në Kosovë, për varret pa eshtra të ushtarëve grekë të ngulura nëpër territorin e Shqipërisë, për lapidarët e betejave hipotetike, për ngjarjet e pallatit të kulturës në Përmet, për injorimin e figurës së ndritur të Fan Nolit, etj, etj, etj. Shqiptarё ishin ata qё shkuan e takuan z. Janullatos nё Athinё dhe e ftuan qё tё vinte nё Shqipёri. Sali Berisha ishte ai qё e firmosi kurorёzimin e z. Janullatos kryepeshkop. Me paturpёsinё tipike dhe i ndёrgjegjshёm pёr kёtё veprim antishqiptar, Berisha thёrriti nё zyrё Uran Butkёn qё sa pёr tё larё gojën, tё bёnin njё protestё butaforike nё kishё ditёn e kurorёzimit tё Janullatosit kryepeshkop. Si Berisha, edhe Butka, e dinin qё kjo protestё ishte si kofini pas tё vjelave, megjithatё e lanё gojёn. Makinacione tipike tё llojit Berisha poshtёruese pёr dinjitetin e shqiptarit.

Por ju z.Thoma nuk keni sesi t’i pёrjetoni kёto perceptime e ndjesira fyese. Mёsuesi juaj ёshtё z. Janullatos qё ua ka shpёlarё trurin dhe thyer personalitetin me helenizmin e tij kishtar. Kjo ёshtё filozofia dhe misioni i z. Janullatos qё, helenizimin e shqiptarёve ta bёjnё shqiptarёt vetë me mendjet e helenizuara dhe me duart e tyre. Kёshtu u ngulet nё mendje dhe nё shpirt dhe nuk ka forcё e vullnet Zoti qё ua heq helenizmin pastaj nga zemra.

Ushtarёt grekё manifestojnё me hap rreshtor nё stadiumet e Athinёs duke kёnduar pёr çarje barqesh tё shqiptarёve, ndёrsa dinakёria greke e z.Janullatos nё qendёr tё Tiranёs jo vetёm nuk i dёnon kёto thirrje, por bёn punёn e saj pёr molepsjen e truve tё shqiptarёve. Ky fakt pёrbёn momentin mё kulmor tё aftёsive intelektuale tё z.Janullatos. Thoni si tё doni, por kёtё gjё ia njoh dhe vlerёsoj si aftёsi tё rrallё tё mendjes sё njё njeriu tё fesё. Kjo pёrbёn madhёshtinё e strategjisё sё z.Janullatos. Helenizimin e bёn jo me forcёn e ushtrisё greke. Pёrdor shqiptarёt pёr tё bёrё helenizimin e atyre vetë. Kёsaj po ia arrin me sukses nga dita nё ditё. E vlerёsoj me notёn maksimale pёr pёrmbushjen shkёlqyeshёm tё kёtij misioni helenizues. Inatin ia kam po hakun ia jap. Atё qё Turqia po e bёn prej vitesh pёr islamizimin e Shqipёrisё atё po bёn z. Janullatos pёr helenizimin e shqiptarёve.

Prandaj nuk e durojnë dot më shqiptarët shpërfilljen e dinjitetit të tyre kombëtar nga një kryepeshkop i urdhëruar për të bërë sa më shumë që të thahet “bërthama e dinjitetit e personalitetit” të besimtarëve ortodoksë shqiptarë. Kam jetuar kaq gjatë, sa arrita të shikoj për të keqen e shpirtit tim se shumё shqiptarë të varfër e mbajnё kokën ulur nga varfёria. Me dinjitet tё poshtёruar nuk e ngrenë dot lart. Z.Thoma, një prej tyre jeni edhe ju. Si mësues më i vjetër se ju, po ju sjell nё vёmendje një parim që dihet por që ju e keni humbur nё pёrsiatjet tuaja qiellore filogreke: Dinjiteti nuk negociohet. Pa dinjitet njeriu dёshmon qё nuk ka respekt pёr veten e vet. Mos prit pastaj qё tё tё respektojё tjetri. Kёshtu e kam mёsuar unё dinjitetin nё shkollё. Nuk kam dyshim se ju z.Thoma thellё-thellё brenda shpirtit tuaj jeni edhe vetë i ndёrgjegjshёm se kjo qё propagandoni ёshtё demagogji nё favor tё helenizimit, mirёpo tё mirat materiale qё ju vijnё mё pas (populli thotë, dhuratёs sё grekut mos ju gёzo) ua kanё zёnё sytё dhe mendjen ua kanё greqizuar dhe nuk keni se nga lёvizni, vetёm tё shёrbeni qorrazi.

Kёta shqiptarё qё janё vёnё kokё e kёmbё nё shёrbim tё z.Janullatos, u drejtojnё nё shtyp e nё media kёshilla tё helmёta shqiptarёve, nё dukje me njёfarё doze naiviteti: Mos u shqetësoni, mesha nё greqisht e z. Janullatos nuk e kёrcёnon Shqipёrinё. Vangjel Dulja, dhjaku i Janullatosit thotё nё anё tjetёr se mesha nё greqisht ёshtё pёr minoritarёt. Mesha greqisht bёhet nё qendёr tё Tiranёs, e kjo do tё thotё sipas dhjakut Dule se Tirana ёshtё minoritet grek etj etj. Ja sesa lart ka shkuar pema e helmёt e greqizimit. Po qё mesha greqisht bie ndesh me ato kushte qё pёrbёjnё principe tё jetёs sё njё shteti normal sikurse i pёrmendte z.Moikom Zeqo, nuk pёrbёn poshtёrim tё dinjitetit tё shqiptarёve? Unё i pyes kёta shqiptarё nё shёrbim tё Janullatosit: po njё meshё shqip nё Athinё pёr emigrantёt shqiptarё (emёr ndёrruar – tё mallkuar) pёrse nuk lejohet? Pёrse privohen tё mjerёt pёr tё dёgjuar nё shqip fjalёn e Zotit? Mos prisni qё z. Janullatos tё japё shpjegime apo tё reagojë nё lidhje me kёto qё shkruaj unё dhe tё tjerё autorё shqiptarё. Pёr kёtё punё ai ka mashёn, shqiptarёt qё e mbjellin me duart e tyre helenizmin, kёshtu “hidh gurin e fshih dorën” ёshtё mbjellё gjithmonё helenizmi nё Shqipёri. Nuk jam i sigurtё nёse ka mbetur ndonjё OJQ e pa infiltruar nga helenizmi. Madje nuk jam i sigurtё as pёr Komitetin shqiptar tё Helsinkit pёr tё drejtat e njeriut, mbasi asnjёherё nuk kam lexuar ndonjё protestё tё fuqishme tё tyre pёr cёnim tё tё drejtave kushtetuese tё shqiptarёve ortodoksё.

Disa herё personalitete tё jetёs kulturore shqiptare kanё reaguar fuqishёm ndaj kёtij poshtёrimi filogrek. Mё kujtohet thёnia e z.Dritёro Agolli nё njё intervistё: Eshtrat m’i hidhni nё lumё se nuk dua qё tё m’i dhjesin grekёrit. I fuqishёm ka qenё zёri i zotёrinjve Pёllumb Xhufi e Artur Zheji, tё cilёt kanё pёrgёzimet e ndjera tё shqiptarёve tё vёrtetё.

Prapё se prapё asnjё lёvizje nga Qeveria shqiptare. Asnjё iniciativё institucionale nga Parlamenti shqiptar ku si zёvendёs kryetar parlamenti qёndron dhjaku i Janullatosit Vangjel Dulja. Çfarё pret parlamenti shqiptar, shteti shqiptar, pёrse nuk veprojnё ndaj poshtёrimit tё dinjitetit dhe tё drejtave njerёzore tё shqiptarёve, apo presin qё tё fillojnё njёherё protestat dhe pastaj tё zgjohen nga letargjia helenizuese!

Nga njё anё islamizmi ekstrem e turqizmi, dhe mё anё tjetёr helenizmi i z.Janullatos me shёrbёtorёt e tij shqiptarё nё politikё, dёshmojnё fatkeqёsinё se shteti shqiptar ёshtё me zemerek tё prishur.

 

*Mёsues nё pension

Share This Article
31 Comments
  • Z. Mane,
    cdo gje e ka nje cmim. Plehu ku jeni rritur ju eshte me i qelburi nder me te qelburit por ta dini mire se qelbi juaj nuk infekton dot kurre personalitetin e Kryepeshkopit. Zoti paste meshire per shpirtin tuaj te zi sepse as ferri nuk e pranon kaq shpirt te keq,kaq injorance, idiotizem dhe kotesi.

    • Shpirt mut je ti o zagar i grekerve. Pse di ti shqip? Pse rri janullatosi dhe zagaret e tjere ne plehun tend? Ky shkrim i mesuesit te nderuar shqiptar eshte rreze diielli qe iu veron syte juve baglave greke.

    • Po te ishte i shenjte Janulla,dhe Zoti e kishte krijuar te tille,atehere perse ja beri Ko……et?.Per cfare i duhen?
      A e dini qe Kryepeshkopi i Greqise SERAFIM e therriste Janullen me Emer Gruaje dhe e ka akuzuar per omoseksualitet?
      Nuk do mend qe nuk i dinit?por tani i dini.

  • Ti sotir mano qenke nje … qe sbehet me!
    Dikur vesha nje pal pantallona xhinks te blunjta ne ngjyre e bluze te kuqe se keshtu mi kombinoj shitsja bile edhe kepucet adidas me te bardhe e te kuqe e blunjte e sa dola nga dyqani shkova ne shtepi per ti veshur robat e reja se ishte behar e bente nxehte!
    Disa qe njihja apo disa nacionaliste ekstreme me thoshin se imiton flamurin serb e russ ne veshje,derri atje ju ishte futur ekstremizmi qe te te vleresonin nga veshja!
    E njejta gje me ndodhi edhe njeher tjeter me nje bluze me vija te blunjta ne sfond te bardhe e kepuc sportive te ktij sfondi te bardhe e vija blu perseri te firmes adidas ajde e te degjoje ekstremiste kur mban per fe ortodoksine?
    E gjith kjo histori vjen se myslimanizmi ne shqipri esht bere aq ekstrem si dhe ti qe gjykon kishen nga ngjyrat e jo punen e kryepeshkopit qe nuk i gjendet as nje pik korrupsion dhe nuk ka as nje qellim helenizimin por europianizimin!
    A e din ti se z.zhej esht i biri besa imamit kosovare e nga i jati thuhet se esht i petros por ka shum mundesi te mos jet ashtu dhe llomotet per janullatosin se esht bere synet nga e jema qe ka qen nje zonj e nderuar ne atartin ton dhe kerkon te bej lojen e te krishterit nga babaj,por qe akoma duhet te bej analizen e adn…se se ka mundesi te jet katolik keshtu kam degjuar nga moshatare te petros e miq te tij!

    • O Tirke, po nise nga vetja o bir, nderro emrin vere Shpetim, se ti ke nje emer grek per shembull Sotir-Shpetim. He te keqen, meqe greqishtja ju ka errur syte, e nuk p e shifni si po na shkon vendi ne grope nga te gjitha aspektet.

    • O …….Byt….en tende behe cte duash ti.
      Po KIsha jone nuk eshte b…tha jote apo e sateme.
      Kisha eshte e jona Shqiptare ,e duhet te duket e tille.

  • o ju o te verber shqiptare qe komentoni me siper. lexoni dhe mendoni per keto qe u thote nje mesues shqiptar. therritini mendjes se nuk kuptoni se cfare beni. jeni lindur shqiptare e jeni transformuar ne hibrid grek. ktheni mendje sa nuk jeni vone.

  • ore se na lodhen keta grekofilet se u be nje jete qe merremi me ta. Nuk hane debat keta mor vella se jane ne mision ndaj kete pune e ka ne dore Qeveria dhe Presidenti, t’i tregojne vendin atij palos qe na u ngjit dhe nuk u shqit dhe te futet ortodoksizmi ne hullite e Nolit sa me shpejt per ata qe besojne. Boll me keto artikuj se na lodhet, beni peticione apo organizoni intelektualet e fushes te dalin me konferenca shtypi deri protesta se keta grekofilet kete pune kane dhe me shume do na peshtjellojne me vone.

  • Shkrim thellesisht tendencioz. Diku ne mes te artikullit, autori thote : “Na e ka shpure dinjitetin ne fund te kembeve” !! Po si e ka çuar kete “qerrata” dinjitet ne fund te kembeve ? Mos valle predikon apo shtyn shqiptaret te merren me droge, me prostitucion, me hajdutllek, te bejne korrupsion, te futen ne gjakmarrje e te vriten pa fund etj.? Apo predikon qe shqiptaret te jene te ndershem, te dashur, te sjellshem, te respektojne tjetrin, te falin ate qe gabon ? Nga pergjigja e ketyre pyetjeve del edhe entiteti real i kryepeshkopit ortodoks te Shqiperise.

    • Me keq nga te gjitha keto. Si nje Kozma i ri, u predikon shqiptareve qe te mos jene shqiptare fare. E me pas le te bejne c’te duan se u fal Janulla mekatet, se sa te tijat, s’ka bere askush mbi kete dhe.

      • Pa na ilumino pak cfare ka bere, se vertiteni kot si mullinj dhe asgje sdegjuam me fakte per kryepiskopin. Ja fol te te degjojme e te respektojme…

        • Te luminon vete Janullatosi me deklaratat e tij per ARistotel Gumen dhe me faktin qe ka vene deklaraten e Dules dhe PBDNJ-se ne sitin zyrtat te KOASH-it.

          Keshtu ke disa fakte iluminuese dhe fosforeshente te perfshirjes se Janullatosit ne realitetin helenizues ne Shqiperi.

          Pritja e cdo delegacioi zyrtar dhe udhetimet dhe takimet zyrtare ne Greqi me cdo President a Qeveri te zgjedhur, besoj se dhe keto do te te fotisin. Nese jo, atehere te eshte fik llamba e trurit dhe s’ka argument qe e bind nje viktime te indoktrinimit te thelle…

          • Taqke, po ti e paske te krisur fare ate llamben. E di zotrote se cfare diskutohet gjate ketyre takimeve, apo vazhdon me mullinjte e eres dhe ti…Njelloj sic ka priture delegacione zyrtare nga vende te tjera orthodhokse (Maqedoni, Bullgari), ashtu jane pritur dhe ato greke. Pastaj, nese shtetet orthodhokse e mbeshtesin orthodhoksine ne Shqiperi, ti cfare halli ke mor mik. A ke para te nxjerresh buken e femijeve ne fund te muajit. Keto shih ti, pa ne orthodhokset e dime vete si e cojme tymin, se lavdi Zotit, nuk ka mbetur ke zinxhirdredhesit qe komentojne ketu. Hajt shnet

  • Z. Mano vazhdon e nuk heq dore: “Shpif, shpif, se dicka do te mbetet o Mano”!!
    Po ku ka katedrale me ngjyra kuq e zi o Mano?? Arkitektura dhe ngjyra e Kishave Orthodhokse kudo ne bote permban te bardhen dhe blune, edhe te verdhen ndonjehere. Po ku e bere krahasimin ti me flamurin grek?? Po eshte flamuri grek qe ka marre ngjyrat e Kishes dhe Kryqin, e ti thua anasjelltas.
    Mano je perfaqesues i nacionalizmit dallkaukian dhe primitiv shqiptar, parrullat e te cilit te bejne te qeshesh. Nacionalizmi eshte semundje mendore mano..
    Persa i takon nderrimit te emrave, keto jane bere ne Shqiperi, Greqi e kudo. Eshte e drejte e cdo njeriu te nderroje fene (kjo ben pjese tek te drejtat e njeriut), dhe nderrimi i emrit nuk vjen vetvetiu, por kur pagesohesh ne Kishen Orthodhokse, merr edhe nje emer te ri, sic e keni juve “Sotir”, p.sh. Ty s`te pelqen qe ateistet e myslimanet po kthehen ne orthodhokse, kjo tregon o mano se cfare orthodhoksi je ti.
    Mos na jep mend se gjithkush e di vete rrugen e tij. Edhe ti mano, vazhdo rrugen e enverit dhe te vitit 1967, kur prishet cdo tempull fetar, pavaresisht nga besimi. Kur enverizmi u perzieka me nacionalizmin primitiv, lere se cfare monstre del..
    Dhe ti na qan hallin ne se po helenizohemi ne menyre te heshtur?? Hajde mesues hajde.., Sipas nje studimi te fundit, nese ushtron presion te forte dhe genocid, duhen 2000 vjet qe nje komb ose person te filloje te ndryshoje “genet” e tij…, ndersa ti mano na thua se kjo mund te behet per 25 vjet,..(nga ngjyrat e Katedrales),,..Paske kohe per gallate o mano, nuk te ka hije ky qendrim, por mosha ben te veten,…kot t`i botojne keto brockulla, sepse jane nje bumerang per ty o ditezi..
    Njerezit nuk po perqafojne “helenizmin” po Orthodhoksine o mano, por ty te ka mesuar xhaxhi te vesh shenjen e barazimit mes ketyre, s`ke faj..
    Pasi lavderon gjithe klanin antiorthodhoks, me xhufin ne krye, merr guximin e cmendur t`i besh thirrje institucioneve te nderhyjne kunder Kryepiskopit. …Ketu i ke vene vulen, edhe enveri do te te kishte zili, ..te hedhesh idera te ketilla ne kohe demokracie….,A e di ti o mano, se shteti shqiptar ka nenshkruar marreveshje me te 4 komunitetet, marreveshje te ratifikuara ne Parlament, ku gjithcka brenda KOASH-it vendoset me Sinod, dhe nuk mund te nderhyhet ne jeten e brendshme te Kishes, sic thua ti??? E di por, nuk vepron dot ndryshe, do te ecesh ne rrugen paraardhesve te tu,..200 petritave…
    Nuk ja vlen te merresh me ty, por do te jemi te detyruar te merremi me ty dhe ata qe mendojne dhe shkruajne si ty, sa koha ata do te merren me ne….

    Krishti u Ngjall!

    • Amon o Illo, na trego nje kishe ne bote tjeter bardhe e blu, pervec kishave dhe shtepive te ishujve greke, ngjyra qe ruhen me fanatizem ne simbolike te flamurit grek.

      Kishat bizantine jane me tulla te kuqe, ose me gur te bardhe e te zi. Ne Mal te Shenjte, mund t’i lyenin edhe me ndonje te kuqe te purpurt, po bardhe e blu, vetem kjo e Tiranes eshte, si ngulja e flamurit grek ne zemer te Shqiperise.

    • Ilia ,,,Bir i perendise ….Te tradhetoi ajo fjale e shemtuar greke Orthodhokse.
      Ne shqiptaret e kemi ORTODOKSE..keshtu ne e la FAN NOLI:
      E nuk ka bir K…ve qe na e nderron.
      Greket thone:Do rrospia te fshihet po se le hareja.edhe ty.

  • popse o sotir -vllahu, janullatosi po e shkateron shqiperine, po mire sipas teje pa janullatosin do ndryshohet gjendja , do te ishte me e pkate vuajtaja, po pse nuk mblidhemi ne si shqiptare te ndryshojme gjndjen , es hqiptareve, te bejme nje shtet model, dhe me mireqenie por ngelem dyerve te evropes, dhe me ne fund na e laska janullatosi fajin, keto teori te komunizmit se fajin na e kane te tjeret nuk kane vlere sot,
    po mire shqiptaret ndryshojne emrat ne greqi, po pse i ndryshojne, mos valle kane qene te krishtere me pare, dhe perqafojne fene e tyre?
    po pse vetem shqiptaret ndryshojne emart dhe jo pakistanezet apo egjiptyanet etj qe ndodhen ne greqi.
    po juve z sotri pse e vute emrin grek sotir, apo dhe juve ju detyroi greku,pse nuke ndryshoni dhe ta vini ne emer shqiptar, shikoni veten tyaj pastaj te tjeret,
    po nuk e dini ju zoti sotir se shumica e emrave ortodokse kane origjine greke, apo dhe kjo esht ereaksion dhe duhet te ndryshojme katalogun, po si tia bejme qe emray ortodokse kane kuptim ne greqisht, ndryshoje emrin nga sotir dhe vure ne vllahisht cota, apo sota,
    vetem nacionalistet e semure mendojne si juve, dhe et tille ka shume ne shqiperi,
    unuket , apo jeniceret kane qene me nacionalistet ne perandorine osmane megjithese ata nuk kishin origjine te ndryshme dhe shumica nuk e kane ditur nga vini9n , po kjo ndodh dhe ne shqiperi,

  • po pse o sotir -vllahu, janullatosi po e shkateron shqiperine, po mire sipas teje pa janullatosin do ndryshohet gjendja , do te ishte me e pakte vuajtja, po pse nuk mblidhemi ne si shqiptare te ndryshojme gjndjen , es hqiptareve, te bejme nje shtet model, dhe me mireqenie por ngelem dyerve te evropes, dhe me ne fund na e laska janullatosi fajin, keto teori te komunizmit se fajin na e kane te tjeret nuk kane vlere sot,
    po mire shqiptaret ndryshojne emrat ne greqi, po pse i ndryshojne, mos valle kane qene te krishtere me pare, dhe perqafojne fene e tyre?
    po pse vetem shqiptaret ndryshojne emart dhe jo pakistanezet apo egjiptyanet etj qe ndodhen ne greqi.
    po juve z sotri pse e vute emrin grek sotir, apo dhe juve ju detyroi greku,pse nuke ndryshoni dhe ta vini ne emer shqiptar, shikoni veten tyaj pastaj te tjeret,
    po nuk e dini ju zoti sotir se shumica e emrave ortodokse kane origjine greke, apo dhe kjo esht ereaksion dhe duhet te ndryshojme katalogun, po si tia bejme qe emray ortodokse kane kuptim ne greqisht, ndryshoje emrin nga sotir dhe vure ne vllahisht cota, apo sota,
    vetem nacionalistet e semure mendojne si juve, dhe te tille ka shume ne shqiperi,
    unuket , apo jeniceret kane qene me nacionalistet ne perandorine osmane megjithese ata nuk kishin origjine te ndryshme dhe shumica nuk e kane ditur nga vinin , po kjo ndodh dhe ne shqiperi,

  • Ne se eshte i mire ky janulla le ta mbaje per vehte Greqia se ka me shume nevoje .Ne duam kishen ortodokse autoqefale te Nolit .pa peshkope greke brenda ,e duam me peshkop Shqiptar.Sepse Greku eshte historikisht i pa bese ,e ku janua nuk po ben vetem punen e zotit por pak nga zoti e shume nga sorollopi i tij grek .Guri rendon ne vend te vet ,kupa eshte mbushur e u derdh,ky eshte problemi.Shqiperine nuk e shesim e nuk duam t greqizojme.Mjafton nje Greqi.Kush do tjeter te ike ne Greqine e vertete,

    • Problemi kryesor eshte se te gjithe ata qe po shkojne ne kishen e Janulles jane bere Biseksuel.I bejne te gjitha.
      Kristjanizmi e denon Omoseksualitetin.Ai eshte virtyt vetem i grekeve.

  • Që të mbetesh ”dinjitoz” , falju Nikolla Markut dhe mos u fiqiros pse ata, mijëra ortodoks nuk ”çmojnë” mençurin e një pensionisti, ateist.

  • Shkrimi eshte i arrire,por mbi ata qe ke permendur me siper,qendron At Marku i Elbasanit.I vetmi qe nuki eshte ndare te vertetes shqiptare kunder Janullato skifterit…

  • Te gjithe ju filo grekevqe mbroni qendrimin e Janullatosit ne krye te Koash-it do t’ju thosha sinqerisht :
    KA Q LAVAZH TRURI JU KA BERE PROPOGANDA E JANULLATOSIT , KAQ OPIUM DHE. TE DROGUAR JENI BERE SA EDHE ARGUMENTAT I KINI SHUME QESHARKE OSE
    Mjerane!
    – Po ti shohesh Kishat ortodokse ne BUllgari , Rumani , Rusi etj . Nuk jane me ngjyrat blu e te bardhe si kisha greke.
    Ndersa kishat tona ortodokse si ne Berat Durres , po edhe ajo e vjetra ne Tirane ka qene me ngjyrat e kishave te vjetra ortodokse Ajo e Beratit dallonte bile nga ngjyra e kuqe e Paperseritshme e Onufrit .
    Ndersa per sa i perket Kishes Ortodokse ne qender te Tiranes e di edhe bufi qe eshte bere me stilin dhe me ngjyrat greke ( per te mos thene qe edhe financimi eshte bere nga qeveria greke )
    Te njejten gje do thosha edhe per Xhamine e Tiranes qe po behet sipas modelit Islamik dhe jo Shqiptar te xhamive ! Kjo tregon se shqiptareve po ju imponohet nje dedikim fetar qe ata nuk e kane pasur traditevte te pareve ! Pse ! Per t’i tjetersuar , per t’u humbur IDENTITETIN SHPIRTEROR ! SA DO T’ JA ARRIJNE QELLIMIT ? KJO VARET NGA KARAKTERI I SHQIPTAREVE !
    KOHA KA TRGUAR QE JEMI TE FORTE ! T’I KALOJME EDHE KETO SPROVA !

  • Nje dhe nje bejne dy dhe kete se luantopi. keshtu eshte dhe shkrimi me siperm sa shumica e komenruesve pa “Ana” e pasuesit e paket te Janollatosit me komentet e tyre,bajate site njohura pena “KONE” te janollatosit e GREqizimit te shqiptareve q duan te bejne po qe nuk ja aarijne dot.Rahin uje ne Hava. Janolllatosi ate mendie qe ka le ta shfrytezoje per te “ZONE”.
    Ajo “ANA’qe me vjen keQ vetem se mban ate emer , harram e paste buken shqiptare qe ha,sa ata “Ilia’apo Aleksa te perhershem “korofillake”anti shqiptare.
    me komentin e tij “hem’e ka thee kush e ka fajin: “Kuvendi,”, Qeverite shqiptare me Partite dhe cdo shqiptar i vertete qe nuk ngre zerin e protestes tij shpirterore, per largimin e keti KRYEpeshkopi JO ShQIPETAR.
    Dashamiresi D.

  • Me ne funde qe edhe nje artikull dashamires per Shqiperine per realitetin shqiptare ,nga mendja e nje Ortodoksi shqiptare.Shume respekt zoti Mano

  • Sotir Mano e ka gruan maloke myslimane dhe ajo e ka shtyre te shkruaj kunder orthodhoksise.Sotirua eshte shok me mulla markun dhe jane te paguar nga ekstremistet islamik shqiptare qe te shkruajne zhgaravina kunder orthodhoksve,Sotirua eshte nje plak i fandaksur dhe i peshtire qe po ti afrohesh mban ere perc me probleme psihike qe gazeta ekstremiste islamike i japin vend per botim.

  • sotir mano eshte vllah, dhe si vllah qe eshet , e ben mire punen e unukut,vllehet kudo qe jane ne ballkan mbeshtesin nacionalizmin e semure te shteteve qe i prkasin, po ashtu dhe ne shqiperi, kane mbushur faqete e gazetave, me naciopnalizma te semure, duke dashur te duken me patriot se shqiptaret e vertete,
    unuket dhe jeniceret kane qene me barbaret dhe te besuarit e sulltanit, po ashtu sic bejne vllehet, tipit sotir mano, apo shkurt vllahisht cota mano

  • larot greke te Janullatosit, spushojne se shari e se shpifuri, kjo tregon nivelin e janullatosit, eshte ai qe paguan keto palace filogreke qe te rrijne gati e te komentojne ne cdo shkrim qe behet per Janullen.Nuk e kuptoj ,pse ju vjen keq per Janullen?A smund te jete nje peshkop tjeter shqiptar?A mos valle ne jemi me pak te zote se edhe maedonasit komshinj apo gjithe shtete e tjera qe te kemi kryepeshkopin shqiptar. Cfare ju djeg? Ketu po kritikohet me fakte janulla, >>Po I thuhet, flm, qe erdhe, flm qe na ngrite kishen, po njeminje here faleminderit qe te largohesh nga vendi yne. Ju qe shkruani ne mbrojtje te Janulles,nuk jeni shqipatre, po thjesht Janulla..&co, dhe gjoja flisni ne emrin tuaj,Komentet tuaja jane njelloj si komentet greke;kerkojne vetem percarje,;kur shkruan nje shqiptar me besim mysliman, I thoni cte duhet ty, kur shkruan nje shqiptar me besim ortodokse I thone , I pa fe, vllahh etj,Kjo eshte thejsht politika greke,kerkon te percaje Shqiperine. Respekte professor Manon, me fakte konkrete ia ke njerr te palarat ketij koloneli te asfalise greke,je nje shqiptar I madh, I vertete, Shqiperia do te rroje edhe pse nuk duan keto palacot grelke

  • Zoti Mano, pac jete te gjate dhe lumtur dhe te falemnderit shume per keto te verteta qe shkruan. Jam plotesisht dakort me te gjitha sa shkruan, o njeri i nderuar. Sa per komentuesit filogrek qe jane fatkeqesisht shqiptare, kujtoj ate fjalen e urte ” fukarallek-maskarallek”.
    Ki besim mesues sic thote dhe nje komentues me siper se shqiptaret do tja dalin mbane dhe kete here. Le te shpresojme se pas kesaj reje te zeze shume vjecare, pjesa pozitive e ketij populli do bashkohet per te fituar mbi krimin, korrupsionin dhe antishqiptarine.

  • Z Sotir Mano !
    Ju lumte Dora se te gjitha qe ke thene Jane me se te verteta dhe bindese po keshtu ka ndodhur me kohe ne vendin tone ne jemi per te tjeret .
    Permende kockat e ushtareve greke qe ata po I perdorin si goxhda e Nastradinit
    Po a e dini qe une vajta ne nje fshat te bukur si me thane ne Dardhe te Korces dhe shkova te shof varezat se thone qe varezat tregojne nivelin e te gjalleve dhe e dini cfare lexova ne fund te emrave te te vdekurve ?
    Dhuruar nga Konsulli Grek filani
    Thashe ja dhe nje goxhde tjeter mbas Kryqit ne Boboshtice

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *