Kleves Bitro, ish-shefi i kabinetit të Spiro Kserës në ish-Ministrinë e Punës, është prej disa kohësh person në kërkim nga polica. E megjithatë, nga arratia ai është aktiv në Facebook, madje tani bën “opozitarin”. Shan çdo lloj nisme të qeverisë. Sapo ka dëgjuar për disa avion në qarkullim dhe për akuza droge, ka reaguar me një mesazh drejtuar miqve të tij në Facebook:
“Ekzistenca e dokumentit sekret që vë në dijeni autoritetet më të larta shtetërore për informacione të përdorimit të mundshëm të infrastrukturës ushtarake për trafikim të lëndëve narkotike e që të paktën mban datën e 19 marsit 2014 ngre pikëpyetje të mëdha”, shkruan Klevisi i shqetësuar. “Nga njëra anë kemi deklarata publike se nuk ekziston asnjë fakt mbi vërtetësinë e akuzave të bëra nga opozita për disponim të mundshëm të infrastrukturës së ushtrisë shqiptare për narkotrafikun dhe se e gjitha është veçse një blof dhe manovër politike; dhe nga ana tjetër del se për këtë akuzë ka informacion të klasifikuar që u ka shkuar në tavolinë, së paku edhe kryeministrit, edhe ministres së Mbrojtjes, edhe ministrit të Brendshëm”. I zgjuar djali. Ka mësuar nga shkolla e profesor Saliut. Tani po e arrestuan do thotë që ia kanë bërë për inat se shau qeverinë.

po normale se e ka te garantuare qe sprekete dhe sekstradohete se eshte antishqiptare ka kryere sherbimin e grekute ksera qe del hapure qe shqiperia eshte greqi
Keta minjte e ‘agimt te arte, me ne krye bac salin ,si nji antishqiptare i papare ne shume shekuj
nji dite do ti paguajne te gjitha gjynahet qe i kene bere ketij mileti !
ore kete ne new york e keno pse nuk leshojne urdher arresti apo ce deshe…
E kerkon policia?
Nuk di,nuk kam degjuar as Perse akuzohet!
Mirepo Interpoli Perse eshte?
Nese eshte fajtorja ta japin dhe ai ne rradhe te pare te jape llogari e me pas te na jape mesime!