Kur i hipin kalit të politikës

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

Kalë xanxar pushteti, herë-herë të duket vetja sikur ke lindur për t’u hipur njerëzve në zverk. Për gjëra kapitale vendos populli dhe jo kryetari i një partie… Demokracia prandaj quhet e tillë, do të thotë sundim i popullit, jo i kryeministrit. Kryeministrat venë e vijnë. Po vazhdoi me këtë stil, Rama është mirë të largohet vetë. Por shpresoj shumë se Rama nuk do t’i fusë shqiptarët në ujërat e Saliut. Ne, një takëm, e kemi mbrojtur Ramën nga shpifjet monstruoze të Sali Psikos, por nuk i kemi dhënë mandat ta bëjë Shqipërinë lëmsh. Në Shqipëri, për vetë historinë e saj, ata njerëz janë, që kanë punuar në atë sistem që i erdhi ora dhe u përmbys. Për kontributin e dhënë në atë kohë, kanë marrë dhe dekoratat. Se kujt i prishin punë ato dekorata, hajde dhe merre vesh! Është mbyllur ai kapitull, mbaroi ai film.

Mjaft e përçarë është Shqipëria. Ajo ka nevojë për qetësi e siguri dhe jo për revolucionin e Sali mashtruesit, e as për t’u marrë me dekoratat siç po bën ky Rama ynë. Ramën ne e mbështesim që të bëjë shtet, të mbajë popullin te bashkuar dhe jo ta përçajë shoqërinë shqiptare. Daullja bie për ata që kanë veshë të dëgjojnë…!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *