I nderuar lexues! Zbulimet arkeologjike që janë bërë në Shqipëri, në Kosovë dhe në tërë trevën ku në kohët e lashta banonin ilirët kanë nxjerrë në dritë godina teatri dhe objekte të tjera si maska, figura aktorësh në terrakota apo vizatime aktorësh në vazo. Teatri e pati origjinën nga lojërat e manifestimet popullore. Në shek.IV-III p.e.s., kur Iliria njohu zhvillimin e saj më të madh, mori përhapje edhe teatri si në qytetet ilire Bylis (Hekal), Nikaia (Klosi), Finiq, Butrot, Sofratikë etj., ashtu edhe në Apoloni, Dyrrah etj. Amfiteatrot ku jepeshin shfaqje kishin 3000 deri në 7000 vende, një dëshmi se teatri ishte një art mjaft popullor e masiv.

Te gjitha qytetet qe permendni me siper jane koloni greke .Ato kishin teater ku luheshin komedi e tragjedi te autoreve greke . Iliret nuk e kishin idene se cfare ishte teatri , gjuha e tyre nuk ishte e shkruar ,e vetmja gje qe dinin iliret ishte vetem egersia dhe barbaria ; ishin te vetmit qe nuk u ndikuan nga kultura dhe filozofia greke ,ishte nje popullsi qe nuk I dha asgje qyteterimit ,pervec egersise dhe barbarise .Ju lutem botoni komentin tim!