Kur i telefonoi Basha, Nardi ishte duke folur për…gratë

Dita

Kjo javë ka qenë e mbushur me lajme për Nard Ndokën. Lajme i thënçin se më shumë janë batutat që vetëm Nardi di t’i bëjë. Sidomos kur
ka dalje publike, dihet që, çfarëdo që të nxjerrë nga goja, me siguri do të jetë një…”perlë”. Këtë të mërkurë, Ndoka
ka qenë i ftuar në Opinion për të folur për barazinë gjinore. Po, ai që i thotë Mesila Dodës “ti futesh te burrat…”. Kjo e fundit ishte përballë në emision, ku edhe aty nuk munguan replikat mes tyre.

Por nuk po merremi më këtë histori, ajo që ra në sy atë mbrëmje ishte …“një thirrje e humbur”. Po, atë natë Lulzim Basha i ka telefonuar Kryetarit të PDK-së, por ai nuk e ka ngritur telefonin. Kjo për shkak se në ato momente ishte i ftuar te Fevziu dhe ishte në ligjërim e sipër. Ka qenë pikërisht Fevziu ai që i ka thënë Ndokës: “Po të merr Basha në telefon. Jeni në negociata?”.

Nardi qeshi dhe e pranoi se ishte një telefonatë nga Basha ndërsa nuk mundi dot të përgjigjet. Ndërsa dje mësojmë se Ndoka mbetet pa bashki. Basha nuk i dha asgjë. Ta ketë humbur vallë shansin që kur i qëndroi “indiferent” Lulit mbrëmjen kur ishte te Fevzo!? Ters është ky Blendi!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *