Nuk eshte me teper interesante se sa shqetesuese, sindroma qe ka kapur politikanet deputete “profesioniste”.Nderrojne pozicion politik apo propogandojne me as me te voglen pergjegjesi qytetare “faktin” se jane te sulmuar, apo nuk ju pelqen sjellja e Edi Rames. “Njerezit, zgjedhesit nuk e dine se sa keq sillet ai”. E kjo njoftohet vetem pasi keta “kapedane” marin vesh se nuk jane perfshire ne listat e kandidaturave, apo jane kandidate per te zbrazur vendet ku kane “shtypur dhjam me bythe”.
Kjo “gallate” politike mund te mbyllej deri ketu. Por jo! Karagjozlleku vazhdon me tej. Ne vend qe ketu, si ne c’do vend tjeter demokratik,te mbyllej kapitulli social i cdo “kapitullanti” te tille, hapet tjeter kapitull, ai i auto sfides e i auto “martirizimit” me demagogji e mungese karakteri.
Idete e idealet shumezohen me zero e zhvendosja e pozicioneve politike behet nje menyre te jetuari. Natyrisht, te jetuari ne mizerje, ne turp, ne banalitet. Deputeti Kastriot Islami, apo Kaçi, eshte padiskutim ai qe kete metamorfoze e ka kthyer ne “art”, ne ate te varferise intelektuale, te pasurise te intriges e te begatise te poshtersise. Kejo lloj rryme, apo ky “Kaçizem”, po lulezon keto kohe, jo rastesisht, dy muaj para zgjedhjeve politike. Sepse tani ndahet “torta”, tani vendoset per 4 vitet qe vine. Eshte koha e te “korrave”, e pasurimit pa pune, e cfrytezimit te pashpirt te besimit te njerezve, e sigurimit te pozites shoqerore, te bere pothuajse rregull ne kohen tone.
Por, e keqja e kesaj pune, eshte se keta “Kaçista”, jo vetem qe nuk e dine, por edhe nuk duan t’ja dine se si mendojme ne njerezit e “turmes”. Inspiruesi i kesaj çorbeje politike, nena e intriges fshatareske, kaloresi i idealeve perverse, ai qe ketu e 20 vjet vazhdon e manifeston injorancen me obskure qe eshte pare ne kete vend, çuditerisht vazhdon ende te na drejtoje, duke na vene perballe nje bande eunukesh e vasalesh politike e cila tashma ka marre plotesisht formen e diktatures neofashiste. Mire! Tani per cdo shqiptar qe kerkon te jetoje lirine e vet brenda normave demokratike, eshte evidente qe muajt qe vine jane teper te veshtira. Kryeministri shqiptar i ka mprehur mire dhembet e qenit. Ka kohe qe provokon, kercenon me lloj lloj lehjesh te peshtira, ka paralajmeruar indirekt cdo lloj institucioni te pamvarur se pamvaresija ju ka perfunduar, e ka kthyer parlamentin ne nje kolibe qe vetem qelbet e qelbet, dhe qeverine e ka kthyer ne nje kocke qe e bluan dhe e peshtyn ne cdo kazan made in “perpara”. Ja ky eshte problemi me i madh. Si do te largohet valle ky dinosaur parahistorik? Do te iki normalisht e pa na krijuar shqetesime, apo me zhurme, me deme, me djegje, me vrasje e me gjak, ashtu sic “ja do nderi” i tij e i gangove te tij, vellezerve te atyre “nje qint demokrateve te Mamurrasit”. Me sa duket do te iki, por me probleme. Dhe keto do ti kemi peshqesh edhe nga “Kaçistet”.
Letër e nënshkruar: Bardhyl Ermini
