S’është ndonjë mëkat,
të jesh nostalgjik,
por unë vendin tim,
s’e shoh si armik!
Gënjeshtrat pa fund,
vërtetë na kanë lodhur,
ndaj unë i them gjërat,
tamam si kanë ndodhur!
Se unë atë kohë,
vetë e kam jetuar,
dhe s’ka hiç nevojë,
për t’u zbukuruar!
Unë me rindërtimin,
kalova rininë,
ndaj më vjen të qaj,
kur shoh Shqipërinë!
Çudi si hatanë,
s’e shikoni vetë,
sot me qindra fshatra,
nuk kanë më jetë!
Ka me qindra fshatra,
dhe dhjetëra qyteza,
që nxijnë edhe nxijnë,
tamam si varreza!
Plani i armiqve,
tamam u bitis,
se gjysma e vendit,
krejt u boshatis!
Gjysmë e Shqipërisë,
nëpër Botë është tretur,
por s’kanë prokopi,
dhe kaq sa kanë mbetur!
Shteti vetë minierat,
do t’i shkatërronte,
po gjysmë e shqiptarëve,
në minierë punonte!
Qe çudi e madhe,
ai palo shtet,
hapte një minierë,
ngrinte një qytet!
Nuk është se tani,
po zbuloj sekretet,
u mbyllën minierat,
vdiqën dhe qytetet!
Në ato qyteza,
lulëzonte jeta,
po tani kanë mbetur,
si vende të shkreta!
Shteti investonte,
derdhte paratë lumë,
ndaj njerëzit para,
s’mund të kishin shumë!
Po tek pronë e madhe,
të gjithë kishim pjesë,
dhe e gjithë rinia,
këtu kishte shpresë!
Se shkollën e lartë,
sapo e mbaronte,
shteti menjëherë,
punë i garantonte!
Diploma aherë,
kish vlerë të vërtetë,
kush kish shkollë të lartë,
çante mirë në jetë!
Kush kishte të lartën,
s’binte kurrë në gjunjë,
po dhe me të mesme,
s’rrije kurrë pa punë!
Shteti injorant,
nuk ecte në tym,
po me rend e rregull,
dhe planifikim!
Kur vjen nga kënetat,
s’bën dot vezë të artë,
por të shumtit ishin,
krejt të barabartë!
Po nëse hap mirë,
fletët e defterit,
kishte minatorë,
me rrogë të Enverit!
Nëse llogarisim,
me kursin e parë,
rrogë e Enver Hoxhës,
qe dyqind dollarë!
Që ka qenë dyqind,
s’diskutohet fare,
barabar me dy,
rroga mesatare!
Njoh shumë minatorë,
me besë e me nder,
që ende betohen,
për shokun Enver!
Atë kohë nuk kishin,
përse ta braktisnin,
se dhe me një rrogë,
pesë-gjashtë fëmijë rrisnin!
(Vijon në një ditë tjetër)

Te lumt , nje e vertete e pA mohueshme
Mos genje zoti Agim! Zyfer Qelemeni me ate rroge qe thua ti,rriti 18 kalamaj,ju bene tregetare dhe biznesmene dhe sot po cajne pepara drejt kapitalizmit dhe hoteleri-turizmit!
aaaaaaaaaaaaaaaaa
jo jo ,vazhdoje neser
deri ne dt 16 tetor mos pusho 😛
neser me spjego ,mire qe e kishte rrogen 200dollare[?]
po cfare do blinte me 200 dollare ???
buke misri dhe mmmm..armalate ???
te rafte ndonje rrrrilindje e te sjellte ne vete ty
ishte nje minator ,dhe beri nja 3 vjet burg per sabotim
i merrej goja te shkretit ,as vete se kuptoi cfare sabotoi ,po beri 3 vjet burg
doli nga burgu ,u martua ,dhe per te realizuar pllanin e partise ,qe te shumoheshin …..
minatoret dhe idiotet , te ngriheshin qytete me skllever , beri 4 kalamaj
AAAA, rben ,AAAA gron .AAAA nila , AAAAA… ltin
e pyet nje njeri andej
po mire o burre ,pse u fillon emri me A …ngele gjithe diten aaaaaa
po ne burg or mik ,ngela gjithmone i fundit per ate supen me morra
me quajne Viron ,duke pare qe keta minatore dhe minatore burgaxhinj do perfundojne ,te pakten te jene te paret ne liste per supen – u pergjigj i mjeri minator burgaxhi
po nuk dyshoj qe kane qene te gjithe keshtu , nja 0.3% kane qene me 200 dollare
ma spjego neser , se ne me 1. dollare ne dite ne muaj 30 rronim ,
po ti me shkollen e partise
ma spjego sa perqind rronin me rrogen e shokut Envorr
te shumtet ishin te barabarte ???
28 burgje dhe 34 kampe perqendrimi …ops internimi ???
gabim qe nuk rrojti dhe ca Plehra e juaj ,tu kish ardhur radha te gjithve
SKLLEVER E BIJ SKLLEVERISH !!
ku kishte te barabart athere para sekretarit te partis ..para kryetarit te komitetit kryetar koperative pergjes sektori brigadjer kamunista..edhe pse isha adoleshent nuk i harroj prepotencen e ktyre turi tharve..
si duket ka nostalgji Ben katruvja se vet jetonte si aga …harron te tjeret qe per nji pik qumesht prisnin ne radh fshataret ..kulmi injorances..vetem buk misri that ne mes te veres..me bilbil der me der feshkellente kryetarja e keshillit se mos mbanin pula.dhe krijoje kapital..qelbanik njerez shpirtkazem ..per 2 kokrra shalqi qe morem ne nji her me nji bashkmoshatar qe gjoja ishte i persekutuar cfar si punuan babes..djali yt eshte hajdut po bashkpunon me birin e armikut.dhe me gallat ishte se shalqinjt ishin pa pjekur akoma dhe ne ar nuk ishin vendos rojet akoma..ja kujtoj sa her djalit te pergjegjsit te sektorit kur e takoj ..he ore i realizove planet e partis??ul koken.dhe thot ,sa njerez te trash kemi qen ..eee po mua me bere keq ama dajakun nga plaku se shpetova..
E keqija e madhe e turrmes eshte se atyre qe ju takon te jene talente ne mes
te kesaj turrme
… Ata jane simboli i hajvanerise se qitetarise,ky eshte njeri prej hajvanerise.
Me mire te pranosh lajthitjen ,,se sa genjeshtrat ,,.Do te zgjatesha se tepermi po te shkruaj me shifra e fakte se sa ishte perqindja e papunesise ne diktature ,kur ne fillim te viteve 70-te rinise se gjimnazave ju vu detyre punesimi me detyrim 1-vit ne fshat per tu paraqitur me letren e firmosur nga kryetari i kooperatives ne deren e keshillit te lagjes ,qe perseri me jave e muaj ne dyert e keshillit te lagjes per te dhene nje vend pune . Une personalisht pas 4-5 vjetesh e me mik ,pra nderhyrje .. Po ekonomia ,te leme menjeane sistemin 10-vjecar te tollonit ,apo fshataret e mjere qe ishin privuar nga blerja e bukes se grurit ..Autorin e poezise se mesiperm i shkon shume epiteti i nje sharlatani ose te nje Don Kishoti qe lufton me nje realitet qe s*e kupton se gjithe jeten e meparshme u be njesh me injorancen me censuren e friken per te nesermen ,,se mos foli me shume se duhej e perfundonte ne grope ose ne internim .
1924-1944
Trupat ushtarake bjelloruso-serbe sjellin pushtetin ne Shqiperi.
Popullsia 800.000 banore
Arsimi 95% analfabet
Jetgjatesia 38 vjec
Semundjet sifilizi , malarja , tuberkolozi , kolera , gonorea , tifo e morrit etjetj
Industria 0-ro (artizanat)
Ushtria 0-
Bujqesia primitive latifondiste
Borxhet i hoqen edhe lirine fizike Shqiperise
Pushtimi italian u mbyll per 4 ore .
1944-1985
Trupat ushtarake shqiptare te UNCL-se clirojne Shqiperine nga pushtuesit italiano-gjermane
Popullsia 3.5 milione banore
Jetgjatesia 73 vjec
Arsimi bashkekohor dhe asnje analfabet
Industria – shumedegeshe e zhvilluar
Bujqesia moderne bashkekohore
Semundjet asnje , te zhdukura
Ushtria e pathyeshme per lufte mbrojtese dhe e armatosur edhe per shqiptaret ne tokat etnike
Borxhet kombetare asnje
2014
Ushtria 0
Industria 0
Bujqesia 0
Borxhet 70% e Prodhimit Kombetar
Arsimi 28% analfabet
Shendetesia u ngjall malarja , kolera , poliomeliti , SIDA etj.etj. sherbimi shendetesor 0 (me raste)
Popullsia 2.7 milione banore
Jetegjatesia 58 vjec
Keto jane te dhena qe flasin per jeten dhe interesat e nje Kombi !
Paska harruar kohen e tallonave dhe te radhave te qumeshtit qe me nate. Ai sistem ishte i destinuar vetem te falimentonte sepse bazohej vetem ne perralla e propagande. Akoma sot kemi Korene e Veriut e cila sherben si pasqyre per te pare se ku ishim katandisur ne krahasim me fqinjet tane. Edhe aleatet tane qe nga Tito, Stalini etj e konsideronin Shqiperine nje vend te varfer nderkohe qe zeri i propagandes buciste duke na cuar nga fitorja ne fitore. Ndoshta si ze i propagandes Arben Duka nuk e kuptonte se si kishte mundesi qe pllani te realizohej me 200% dhe njerezit vuanin per ushqimet baze te racionuara. Rezultati i suksesit socialist ishte spektakolar aq sa u bene nje sere filmash qe pershkruan permasat e eksodit biblik te shqiptareve.
Sot kemi nje gje te ngjashme me makinen e propagandes se Rames qe edhe deshtimin perpiqet ta shese si sukses.
Eshte e vertete qe nje minator mirrte dhe 18.000 lek ne muaj, une mirrja 9.600 me shkolle te larte.Por puna ishte e rende, podhe shperblehej dhe jo si sot qe ka mundesi nuk te paguajne dheaq me keq te te sigurojne jeten per ndonje fatkeqesi qe mund te ndodh.Atehere shteti te arsimonte po dhe te punesonte , te jepte mundesi te jetoje.
Kur vdiq Enver Hoxha
e qane tè tere
se ai u’a bente
nenat mu né vërë!
Kur vdiq Enver Hoxha
tè gjithe e qane
se ai u’a bente
nenen dhe babane!
Tè gjithe keta trimat
qè te shajne sot
kur vdiqe Enver
te qane me lot!
De mor Enver Hoxha
de mor Enver de
keta qe tè shajne sot
i qethje kare!
I qethje kare
edhe rrinin sus
tani hapin gojen
e bejne shpelle dhe pus!
Ty tè rrinin sus
malsore edhe labe
ti u’a beje nenat
dhe tè thoshin babe!
Dhe mbas 30 vjetesh
qe ti na ke lënë
i tremb hija jote
dhe né gjume kur flënë!
Keta qe sot tè shajne
e te pergojojne
emrit tend lavine
me shume i’a shtojne!.
Une per veten time
s’te kam share kurre
as nuk do te shaj
se ti ishe burre!
Do me pyes ndonjëri
akoma ke frik?!
do i them plot gojen
JO – por s’jam i lik !!
Nuk tè shaj dot sot
s’te shava as dje
ti s’me degjon dot
i tretur né dhe!!
Kam shume per tè shkruar
e shume per tè thene
emrin tend tè gdhendur
ketu e ke lene….
Gjithe qeneria
né tufe si zagaret
tè shajne tè ligjte
tè shajne dhe tè sharët!….
Ky me siper paska bere gjithe kete mund duke share per te dale ne konkluzionin se i shari te shan.
Ti o Enver djali
bir i Shqiperise
i rri mu tek balli
gjithe historise
Luan beri nena
nje shqiptar te rralle
Dhe Dielli dhe Hena
te vinin verdalle
Ishe drite e gjalle
Drite permbi drite
sa dhe vete Dielli
rrudhej nga zilite
Yll permbi yje
e races pellazgjise
jo vetem per te tute
por i gjithe njerezise
nje improvizim , per te pershendetur infon analfabetike ha,…ha…ha…
Ti mund te qeshesh vetem me injorancen dhe gomarllekun tend sepse keto trimerite e Enverit gjate luftes nuk u dokumentuan gjekundi. Di gje ti Llesh nese enveri mori pjese ne ndonje perleshje se sa er thika pas shpine ndaj shokeve ishte i njohur qe kur ishte student? Cfare mund te presesh nga nje Llesh qe edhe historine e shqipes e ben pershesh.
Tani ose je debil , ose e ke qejf debilllekun ! Komandanti dhe drejtuesi nuk ka rolin ordiner te Rambos ! Asnje ushtri ne bote nuk ndjek apo kryen idiotlleqet qe pretendon ti !
Ore zymbyl po Tito ishte gje Rambo? Po Mehmet Shehu cfare ishte? Po pse o derezi nuk je ne gjendje te shkruash dicka te logjikshme!!! Veshtire te gjesh nje komandant si Enveri qe gjate gjithe lufte nuk e shkrepi njehere as pushken e as revolen por vec pispillosej neper foto.
Banditet e sotem dhe te djeshem qeveritare a njihen me perqindjet qe mbeshtetin Duken
me vjershar e tij te mrekullueshme ?! Ne qifte se po , atehere pyes : Valle keto vemje nxje-
rrin ndonje konkluzion mbi opinionin qe ka populli shqiptar per legjendarin Enver Hoxha ?!!
Hahaha Duka e nxore koken mor legen.Te dhjefsha mu ne Enver dhe ne qytezat minatore ku investoheshe lume e qe jete ridhte e gezuar.Ata minatoret punonin si skllever per ato lek e vdisnin pa marre pension shumica nga superlodhja.Enveri i jot ato leket i kishte kot se nuk i harxhonte.Po femijet me leket e Enverit shkonin jashte po Liljana qe u pallu me zezak ne hotelin me te shtrenjte te Parisit me paret e rroges kishte shku, ik ore lapashan e nxore koken si Enverist.Hajde edhe ne koke tende pas Enverit>S’te lexoj me po e kisha nuhatur se po beje diversion enverist i pjerdhur katundi.
asnjehere radaket skane thene mencurira.
jane radake, kontrabedal.
ishte njerini o radake, qe shkonte ne shkolle te vertete me rregull, pa para falas,e cila shkionte ne aksion e punonte e argerohej, kendonte,e pas shkolles shkonte
ne miniere si inxhinjere, kimiste, laborante,mekanike,zbatuese, ekonomiste.
atykish veshtiresi por jeta kishte kuptim,aty dashurohej, krijonte familje, merje dhe nje shtepi falas.
po tani o radake
paguaj shkollen,dentistin,doktorin,punedhenesin,i dashuri te thote s te dua,kam nje lidhje tjeter,je pa pune, ri ne kafe njesoj si pensionisti,ska theater,xhirro, ka makina, motorra zhurme, nefte ere squfur ndotje ambjenti akustike,daulle ne lokale………
dhe minierat tani i drejtojne hajnat, i pasiguruar, mer kafshaten e se nesermes e boset milionat.
dhe per te jetuar ne lokale vijne te huaj ne viagra e gjuajne vajzat e reja, demokrazi radake
te paska ecur.
ruaju nga ligji informalitetit………..
asnjehere radaket skane thene mencurira.
jane radake, kontrabedal.
ishte nje rini o radake, qe shkonte ne shkolle te vertete me rregull, pa para falas,e cila shkionte ne aksion e punonte e argerohej, kendonte,e pas shkolles shkonte
ne miniere si inxhinjere, kimiste, laborante,mekanike,zbatuese, ekonomiste.
aty kish veshtiresi por jeta kishte kuptim,aty dashurohej, krijonte familje, merje dhe nje shtepi falas.
po tani o radake
paguaj shkollen,dentistin,doktorin,punedhenesin,i dashuri te thote s te dua,kam nje lidhje tjeter,je pa pune, ri ne kafe njesoj si pensionisti,ska theater,xhirro, ka makina, motorra zhurme, nefte ere squfur ndotje ambjenti akustike,daulle ne lokale………
dhe minierat tani i drejtojne hajnat, i pasiguruar, mer kafshaten e se nesermes e boset milionat.
dhe per te jetuar ne lokale vijne te huaj ne viagra e gjuajne vajzat e reja, demokrazi radake
te paska ecur.
ruaju nga ligji informalitetit………..
Neoballistet (bijet e ballisteve), hajdutet,agjetet e servile na shakan
Enverin se “nuk e paska shkrepur”! Po Ai Enver e organizoj Frotin
N.CL. dhe me gjith Shtabin e Pergjithshem ka udhehequr njesit par-
tizane permes-luftes ne te gjitha krahinat e vedit.
Ai Enver udhehoqi : luften, çliroj vendin e rindertoi e ndertoi e fu-
qizoi siç shpjegohet nga kometet me lart. Ai Enver beni Shtet ligjor.
Arben Dukes i lumt mendja dhe past shendet e jete te gjat dhe
kurdoher sukse ne punen e tij te talentuar e gezim dhe lumturi ne
familje e kudo ne jet.