Kur janë bërë fotografitë e para në Shqipëri

thano

Në Shqipëri fotografitë e para janë bërë në Shkodër që më 1858.  Nismëtar ishte Pjetër Marubi (në foto).

Fotografitë e para bëheshin bardhë e zi dhe fotografimi bëhej në natyrë, me hije.

Në vitet 1885-1890 po në Shkodër u ndërtua studioja e parë, e pajisur me të gjitha mjetet e kohës.

Për fotografim përdorej drita natyrore dhe si sfond përdorej dekor me pamje të qytetit e të fshatit.

Më 1885 nisi punën në atë studio Kel Marubi, i cili i solli shërbime të çmuara edhe historisë shqiptare, duke fotografuar figura të njohura dhe ngjarje të rëndësishme politike.

Marubi ndoqi nga afër evoluimin e fotografive bashkëkohore dhe mbajti marrëdhënie me firma të njohura evropiane.

Sot në fonotekën e Shkodrës ruhen afro 250.000 negativë me vlera kombëtare.

a.d. / dita

Share This Article
1 Comment
  • Fotografite e para i kane bere ballistet qafe per qafe me fashistet, pastaj i moren komunistet dhe pastaj prape ballistet dhe fashistet, Sot e kane ata pushtetin, por ma merr mendja se pas nja 50 vjetesh do ndryshoje prape e i shkreti Agron Tufe e Celo Hoxha ku do futen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *