Kulla e Sahatit në qendër të Tiranës u fillua nga Haxhi Et’hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës.
Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina.
Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një Sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 m.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
Kurse Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Ethem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla beu i ardhur prej Petrelës dhe u përfundua më 1821 nga i biri, Haxhi Et’hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës.
Kulla e Sahatit të Tiranës është monument kulture i kategorisë së I, shpallur me Ligjin nr. 609, datë 24 maj 1948[1]. Ka 90 shkallë në formë spiraleje. Është 35 metra e lartë dhe deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit.
n.s. / dita

Shume interesante:
Ndersa ne vitin 1789 ne Tirane po ndertohej Xhamia e Ethem Beut, ne po ate u ba revolucioni francez qe hapi ide te reja perparimtare per boten.
Bravo Tirane sepse keshtu po vazhdon edhe sot ne vitin 2018.
Ndersa në vitin 1789 në Tirane po ndertohej Xhamia e Ethem Beut, në po atë vit u ba revolucioni francez që hapi ide të reja perparimtare per tanë boten.
Bravo Tirana sepse kashtu po vazhdon edhe sot në vitin 2018 me ndertimin e xhamisë ma të madhe në Ballkan.