Gdhendja e drurit ka tradita të lashta në artin popullor shqiptar.
U zhvillua sidomos në viset kodrinore e malore të pasura me pyje.
Në zanafillë ishte mjeshtëri e barinjve.
Ata punonin me zbukurime veglat muzikore, djepat, kutitë, rrathët e këmborëve etj.
Si mjeshtëri shtëpiake plotësonte nevojat e jetës familjare.
Punimi artistik i drurit si profesion u zhvillua në disa krahina.
Mjeshtrat e përmendur dibranë, të Shpiragut (Beratit) dhe ata të Shqipërisë juglindore e ngritën artin e gdhendjes së drurit në shkallë shumë të lartë dhe krijuan vepra të vërteta artistike.
Nga fundi i shek. XIX e këtej arti i punimit artistik të drurit u zhvillua dhe në qytete si Tiranë, Elbasan, Shkodër, Prizren, Gjirokastër.
d.a. / dita

Shtepia e gjyshit tim nga nana quhesh Deli Kola ka jetue 120 vjet.20 vitet e fundit qorrue dy sysh, nuk shikonte.Ishte ortoped praktik i persosun e thirreshin Tata.Ne Pecaj te Shales kishte shtepin dy katshe kulle gurit dhe nji kat i sipermi komplet prej drunit i punuem e gjitha ne brisk.Shkallat,krevetin dyer ,dritare tavan.