Në Shqipëri që nga vitet ’20 të shekullit XX grupe të vogla të rinjsh organizuan ngjitje të thjeshta në male.
Pas 1944-s alpinizmi u vlerësua si sport, si mjet edukimi dhe për njohjen e vendit.
Deri në vitet 50-60 u kryen mjaft ngjitje malore, më e rëndësishmja në majën më të lartë të Korabit në shkurt 1956.
Që nga ky vit filloi edhe stërvitja e organizuar sipas kërkesave teknike sportive.
Alpinistët shqiptarë janë ngjitur në të gjitha majat mbi 1800 të Shqipërisë gjatë verës e dimrit dhe kanë kryer ngjitje në vende të tjera.
Para 90-s vepronin 22 ekipe të alpinizmit dhe shumë ekipe me të rinj e pionerë dhe klasa sportive në shkolla 8-vjeçare.
b.m. / dita

Do te ishte mire te ketij shkrimi te permendej edhe pioneri i alpinizmit kontributori kryesor i tij deri ne mesin e viteve ’60 te shekullit te kaluar Luigj Shala dhe alpinistin me te vogel shqiptar, qe quhet (mos u cudisni aspak ish kampioni i mundjes) Kadri Nuri.
EDHE ALPINIZMI SHQPETARE KA PATUR HERONJET E TIJE, ME 9 MARS 1971 NE VARGMALIN E DESHATIT NE PASHKOPI VDIQEN ALLAMAN HOXHA DHE 20 VJECARI FLAMUR SHEHU DUKE U NGJITUR NE QAFEN E GJARPERIT,ORTEKU MORI JETEN E TYRE, DUKE LENE I PARI 6 FEMIJET DHE PRINDERIT DHE I DYTI NENEN E TIJE TE VETME. EDHE PSE ISHTE NJE AKSIDENT I NATYRES KUJTIMI I TYRE DUHET TE JETE NE AGJENDEN E ORGANAVE SPORTIVE TE QYTETIT TE PESHKOPISE, ASHTU SI PER TE FAMSHMIN TAXHEDIN SHEHU SPORTISTIN E GJITHANESHEM ( BOKSIER-FUTBOLLIST-ALPINIST VOLEJBALLIST DHE MESUES I NDERUAR )
( nga nje pjesmarres alpinist ne kete ngjarje)