Kur kanë ardhur çifutët në Shqipëri?

anazapta

I nderuar lexues! Popullsia çifute dokumentohet që nga shek.XIII në qytetet shqiptare, si në Durrës, Vlorë, ku dallohen nga tiparet e tyre etniko-fetare. Në fund të shek.XV grupe çifutësh të degës mesdhetare sefardine të ndjekur nga inkuizicioni spanjoll dhe portugez, u strehuan në Shqipëri. Ata krijuan në Vlorë, Artë dhe Prevezë bashkësitë e para e më vonë edhe në Berat, Janinë, Elbasan, Shkup, Prizren etj. Çifutët merreshin kryesisht me tregti dhe me dhënie faizi. Bashkësitë çifute në Shqipëri krijuan si kudo institucionet e veta fetare e administrative-gjyqësore. Në qytete jetonin në lagje të veçanta dhe gëzonin të drejtën e kultit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *