Kur kapërdin 12 kallëpe ari

anazapta

Kirurgët indianë kanë mbetur pa fjalë kur kanë gjetur në stomakun e një burri 12 kallëpe ari.

Burri, një biznesmen 63-vjeçar, u paraqit në spital me ankesa për të vjella dhe vështirësi në jashtëqitje. Ai tha se arsyeja e problemit të tij ishte një tapë shisheje, të cilën e kishte gëlltitur pasi ishte grindur me të shoqen.

Duke mos parë mënyrë tjetër për ta shpëtuar, doktorët u detyruan të kryenin një operacion dhe zbuluan në stomakun e burrin 12 kallëpe ari me peshë të përgjithshme 40 gr.

Ata njoftuan fillimisht policinë, e cila sekuestroi lingotat.

Vitin e kaluar, qeveria indiane vendosi trefishimin e taksës së importit për arin, një masë kjo për të vënë nën kontroll kërkesën për metale të çmuara. / Mirror

Share This Article
1 Comment
  • Zoterinj te gazetes se nderuar Dita, 12 kallepe ari qe peshojne gjithsejt 40 gr, mos e keni gabim peshen, se kaq gram sa na servirni ne lajm, vetem 5 monedha floriri njezteshe peshojn kaq e te tjerat bejini esap vete. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *