Këngët që kanë frymëzuar ata që kanë luftuar maleve për çlirimin e vendit tashmë janë mbledhur bashkë dhe vijnë në një botim studimor. Bëhet fjalë për antologjinë më të fundit të këngëve patriotike partizane, që vijnë të përmbledhura nga muzikologu Vasil Tole. Është një përmbledhje e këngëve partizane, ajo që i serviret të gjithëve pa dallim moshe në kuadër të 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
I gjithë materiali studimor është i grupuar në tre kapituj të ndryshëm. Janë të parat këngët partizane të përgjithshme, që janë kryesisht ato që ruajnë linjën e luftës. Të dytat në renditje janë këngët që i janë kushtuar dëshmorëve dhe në grupimin e tretë janë ato që i kushtohen formacioneve partizane. Mbi të gjitha kjo antologji vlerësohet për faktin se këngët në brendësi të saj në njëfarë mënyre përmbajnë fakte dhe shënime që vijnë nga ajo kohë, gjë që do të thotë se në brendësi të tyre ka pak histori.
Notat dhe tekstet e këngëve janë të përfshira gjithashtu. Në këtë intervistë, muzikologu Vasil Tole që e sjell këtë përmbledhje në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave tregon se, në fillim të studimit është kujdesur që të ketë një shpjegim hyrës. Në këtë mënyrë ai mundet që të sqarojë së pari, origjinën e këngëve dhe së dyti faktin se, këto materiale i përkasin etapës së fundit të krijimeve patriotike të Shqipërisë.
Tola, pse një libër me përmbledhje të këngëve të partizane?
Shqipëria ka patur nevojën e këngëve patriotike, tri herë në historinë e saj. Këto këngë janë pjesë e pandashme e trashëgimisë muzikore shpirtërore patriotike të popullit shqiptar, e cila filloi të krijohet në gjysmën e dytë të shekullit të XIX-të me muzikën patriotike qytetare kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, e që vijoi me opusin qendror të muzikës patriotike të Rilindjes sonë Kombëtare, pjesë e së cilës është edhe “Himni Kombëtar” dhe që mbyllet natyrshëm me këngët e periudhës 7 prill 1939-9 maj 1945, ose me këngët patriotike të Luftës së II-të Botërore. Këngët e kësaj periudhe i gjejmë edhe me emërtimin “këngë partizane”, “këngët e maleve”, “këngët e rinisë” dhe në ndonjë rast edhe “këngë të luftës çlirimtare” (1939-1945).
Sa ndikim dhe rol kanë patur këto këngë dhe sa zemër i kanë dhënë popullit shqiptar gjatë periudhës së Luftës?
Sipas kompozitorit Tonin Harapi: “… kënga partizane ekziston si një fenomen i ri i pamohueshëm, në muzikën tonë dhe zë vendin e vet të nderuar”. Ndërkaq, Ernest Koliqi ka shkruar se: “… ekzistojnë një sërë këngësh partizane që u thurin lavde luftës kundër regjimeve t’kalume, disa prej të cilave na rezultojnë t’jenë të përshtatshme si himne kombëtare”. Krijimi i tyre lidhet ngushtësisht me emrat e mjaft artistëve muzikantë dhe interpretues të shquar shqiptarë si Dhora Leka, Kristo Kono, Mustafa Krantja, Sofokli Paparisto, Gaqo Avrazi dhe me krijimtarinë e shkrimtarëve Fatmir Gjata, Andrea Varfi, Kolë Jakova etj.
A ka patur një kulm të vetin kjo krijimtari?
Në Shqipëri, krijimit të këngëve partizane i parapriu reagimi dhe qëndresa ndaj pushtimit fashist përmes krijimtarisë gojore popullore e rrafshit patriotik. Fan Noli ka thënë se: “…ne nuk e shpikëm patriotizmin por e gjetëm”. Shqiptarët kanë patur një patriotizëm të thellë përpara se të niste ajo që e quajmë Lëvizja Moderne Shqiptare e që nis nga koha e Kristoforidhit, më 1875. Rezistenca antifashiste shqiptare, ashtu si edhe kryengritësit e Rilindjes Kombëtare, përdori përsëri simbolin e flamurit kuq e zi dhe këngët e vjetra dhe të reja patriotike syresh. Fillimet e këngëve patriotike të Luftës së II-të Botërore, të njohura edhe si këngë partizane për shkak të këndimit të tyre fillimisht nga rinia antifashiste dhe më pas nga formacionet partizane, zënë fill nga mesi i vitit 1942. Pionierja e parë dhe “nëna” e këngëve masive patriotike partizane ishte Dhora Leka dhe këngët e saj konsiderohen si etapa e fundit e repertorit muzikor patriotik shqiptar ku përfshihen këngët për liri dhe pavarësi (1878-1912), ato të luftërave çlirimtare si ato të Vlorës më 1920 dhe më së fundi këngët antifashiste 1939-1944.

Sa kohë ju është dashur për të realizuar këtë antologji?
Të them të drejtën ka qenë një punë delikate, sepse gjatë viteve të diktaturës, autorja kryesore e këtyre këngëve, Dhora Leka është dënuar disa herë dhe këngët e saj edhe pse qarkullonin, ishin në anonimat, pra qarkullonin pa emrin e saj. Dhe në këtë mënyrë u krijua një lloj kakofonie. Por kjo nuk ka ndodhur vetëm me këngët e saj, por edhe me shumë materiale të tjera muzikore që patën probleme në qarkullimin e tyre. Kështu ka qenë disi e vështirë për mua dhe kam kërkuar shumë kohë edhe në arkiv, për të sjellë të dhëna që tregojnë kur, si, kush dhe pse u krijua një këngë patriotike partizane. Them se, është bërë një përpjekje e madhe, por nuk hedh poshtë edhe ndonjë pasaktësi që mund ta sjellë koha, por gjithsesi them se kam mundur që të shpëtoj një pjesë të madhe të trashëgimisë kulturore muzikore, që vjen nga ajo kohë.
Sa krijues përfshin kjo përmbledhje?
Ka disa në fakt. Mund të përmend: Dhora Lekën, Ilo Kostën, Kolë Jakovën, Kristo Konon, Mustafa Krantjan, etj. Janë të përfshirë poetë si: Andrea Varfri, Fatmir Gjata, Qamil Buxheli dhe disa të tjerë. Një pjesë e këngëve janë të përshtatura nga këngët antifashiste që janë krijuar në vende të tjera të botës.
Po sa këngë janë përfshirë në këtë botim?
Janë 60 këngë.
Sa i mungonte Akademisë së Shkencave një botim i tillë?
Akademia e kishte si domosdoshmëri ta realizonte, por ky botim nuk është si i mungonte thjesht Akademisë, pasi ky botim u mungonte të gjithëve. U mungonte studiuesve, nxënësve të shkollave, të cilët e kanë në tekstet shkollore edhe këtë pjesë të repertorit muzikor patriotik dhe sigurisht të gjithë familjeve të lidhur me luftën çlirimtare. Madje, edhe atyre që dëshirojnë të njihen me këtë pjesë të historisë në përpjekje për të mësuar më shumë mbi çlirimin e vendit të tyre. Kështu që mund të them se, ky është një libër studimor, por që mund të lexohet nga të gjithë duke filluar që nga nxënësit e deri tek më të rriturit, sepse këto janë materiale, të cilat janë të çliruara nga ideologjitë dhe nuk janë të vështira për t’u shijuar. Studiuesit sigurisht që nuk përjashtohen nga rreshti i lexuesve.
Aktiviteti
Koncerti i nxënësve që dinë të respektojë këngët partizane
Në shkollën nëntëvjeçare “Dhora Leka” në kryeqytet është zhvilluar vetëm pak ditë më parë një aktivitet kulturor, që si kryefjalë kishte këngët partizane të krijuara nga kompozitorja Dhora Leka, emri i së cilës është edhe emri i shkollës. Një grup vajzash, nxënëse të kësaj shkolle kanë formuar bashkë një kor të vërtetë. Ishin nxënëset më të mira në lëndën e muzikës. Të përzgjedhura nga mësuesja e muzikës së kësaj shkolle këto zëra kanë kënduar në hollin e shkollës së tyre,
këngët më të bukura të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Shqiptare. “Partizani në luftë po shkonte…” dhe tinguj të tjerë muzikorë, që karakterizoheshin nga një ritëm luftarak dhe të prerë janë përcjellë nga tetë vajza, të cilat i mbanin ritmet e njëra-tjetrës dhe dukeshin mjaft të sigurta në atë koncert të vogël, që organizohej në emër të kompozitores.
Të gjithë të pranishmit, mësuesit, nxënësit, madje edhe ata më të vegjlit dinin diçka për Dhora Lekën, kompozitoren që mbante emrin e shkollës së tyre. Mirëpo, kur u nis të fliste pas një kolazhi prej 10 këngësh për kompozitoren e këngëve partizane të gjithë ata heshtën për të zbuluar edhe pak më shumë për njeriun që ishte nderuar duke i dhuruar emrin një shkolle nëntëvjeçare.
Interesant në këtë aktivitet kulturor që vinte në kuadrin e çlirimit të disa qyteteve shqiptare ishte edhe fakti se, në këtë aktivitet ishte e ftuar nderi motra e kompozitores, Dhora Leka. Madje fjalën e fundit e tha ajo. Të gjithë, të vegjël e të mëdhenj mbajtën frymën kur ajo nisi të rrëfente histori nga krijimi i këngëve partizane. Zëri i ulët, toni i qetë dhe lëvizjet e ngadalta të zonjës me flokë të bardhë tërhoqën vëmendjen e fëmijëve, që dëgjonin si të bëhej fjalë për ndonjë përrallë të bukur.
ATO MAJA RRIPA-RRIPA
Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë.
Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.
Janë trimat partizanë që luftojnë,
janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!
Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjithë rinia për liri!
Me përpara një flamur të kuq në dorë!
Me një torbë me fishekë e një dyfek!
Të cfilitur prej fashizmit të copëtuar
turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.
HAKMARRJE
Po ngrihet një zë nga fundi i varrit,
si dielli kur shkrep e hapet mbi dhe.
Hakmarrje! Hakmarrje, në grykë të barbarit!
Përpara, o Popull, mbi të si rrufe!
«Hakmarrje, Rini!» – dëshmori thërret,
se ra për liri mbi truallin e vet.
«Hakmarrje!» – thërrasin martirët nga varri,
«se gjaku i derdhur sot gjak po kërkon!»
Është popull i tërë me besë shqiptari,
me armë në dorë fashizmin lufton!
Partizani n’luftë po shkonte
Partizani n’luftë po shkonte
Ka marrë pushkën me një dorë.
Lamtumirë o nënë e babë
Lamtumirë o motr’e re.
Ditë për ditë nëna priste
Ndonjë lajm prej djalit saj.
Kur një ditë letra mbrriti
Drejt prej malit ka ardhë fjalë:
Djali yt ka mbarue
Me fashistët ka luftu.
Nëna thoshte: Lumja unë,
M’u vra djali për liri.

Libri I Muzikologut Vaso Tole , e sqaron historin e luftes clirimtare , shume me mire dhe me sakte se te gjitha librat dhe kumtesat pa fund dhe kontradiktore te historjanve , qe he vete kane dyshim , per sa kumtojne . Akademiku Tole , konsiderohet si shkencetari , pa asnje njolle dhe gabim , ne veprimtarine e tj profesionale dhe shkencore . Eshte nje erudit poliedrik . Ma do mendja , qe nuk eshte vetem mendimi im ky , qe po cfaq . I. Foto
Këngët dhe tekstet partizane dhe ato të luftrave çlirimtare e patriotike janë mjaft frymëzuese dhe ndezin shpirtin kundër padrejtësive shoqërore e pushtuesve të vendit. Këngët partizane janë hymne më vehte? Vaso Tole ka bërë një shërbim të madh me këtë botim? Ato këngë nuk duhet të humbasin kurrë si kompozicion dhe si tekst, madje duhet të ruhen zërat origjinalë të artistëve që i kanë kënduar? Koha për këngët partizane e patriotike vjen gjithnjë? Nderime Entelës dhe Vaso Toles!
Une sjam i madh ne moshe dhe pak gjera me kujtohen nga ajo kohe, te shumtat si pioner ne shkolle. Ajo qe me mungon me shume dhe e ndjej qe eshte nje humbje dhe per brezat e rinj eshte frymezimi dhe idealet qe ishtin rrenjosur te shoqeria shqiptare. Tani eshte vecse nje humnere, ku pjesa me e madhe e shoqerise shqiptare vetem bie. Ky eshte krimi me i madh qe keta politikane carlatane i kane bere ketij vendi.
Fjalet mund te jene te Dhora Lekes,por muzika eshte e vjedhur.Kete e ka thene i pari muzikanti Baki Kongoli ne 1959,ne parathenien e nje almanaku me kenge partizane, te botuar ate vit nga autori.Kenget dhe marshet partizane jane vjedhur nga himnet ushtarake te perandorise ruse,perandorise sovjetike,perandorise turke dhe perandorise Austro-hungareze.Krahaso marshin e brigades se 20 sulmuese me marshin carist Lavdi,lavdi,nene Rusi! Krahaso kete kengen me lart “Partizani n`lufte po shkonte” me kengen bosnjake:”Kad ja podoh na bembashu”,Krahaso himnin e luftes nac-clirim me himnin Siberian te car Alexandrit te II dhe pasi ti kesh degjuar ma dergo nje pergjigje ne koment zoti Vaso Tole
Na gje ndonje kenge te Ballit dhe Legalitetit,mor aman!
Kane “Epopene e Ballit Kombetar” te Shefqet Musarait.Ka me bukur se..O ballist more kopuka…
Snobi ? Ka disa këngë balliste për pulat dhe gjelat? Janë shumë të bukura, “të shijshme” doja të thosha!?? Më duket se kanë dhe një këngë për “hellin” ku rrotullohen dhe dëfrehen!? Ha ha ha, Nderime!
E vetmja kenge shqeto,shqiptare partizane me text dhe muzike eshte kenga Baskohi o shoke me ne ne cete”,me text dhe muzike te Kole Jakoves.Kete ma ka thene vete dramaturgu Kole Jakova ne Fier ne 1973.Texti tjeter i tre deshmoreve te Shkodres,qe ka autoresine e Koles,muziken e ka sllave.
Do kishte bere ma mire tu kishte bere nje……se na kan nxire jeten mbas lufte.
Ballistët kanë dhe një këngë për Mark. Ukun? Kompozitor saliu,teksti beqir meta,e kndon dueti bumçstrazimiri!?
Me fal se po nderhyj perseri,!Nuk ka dyshim qe kenget partizane jane me te bukurat ne bote,sepse muzika e tyre eshte vjedhur nga marshet me te bukura ne bote.Une kam kryer nje studim me teme:”Dhora Leka dhe plagjatura muzikore ne kenget partizane” ne vitin 2012,te transmetuar ne nje televizion lokal.Fale teknologjise kompjuterike sot nuk eshte e veshtire te krahasosh kenget partizane me marshet ushtarake te popujve te botes,si edhe kenget popullore te fqinjeve.Me ka ndihmuar ne kete drejtim edhe fondi i interpretimeve te korit te armates sovjetike-Alexandrov.Madje ne kenget partizane ka edhe marshe hitlerjane,sic eshte marshi i pionereve te luftes;”Luftoj per liri/Deri sa kam fuqi/S`trembem kurdohere/Jam pionjer.,muzika e te ciles eshte grabitur nga marshi i rinise Hitleriane.Edhe nazistet nuk e kane te tyren ,por e kishin pervetesuar nga marshi i junkereve te Perandorit prussian Frederik Wilhelmi.Z.Vaso Tole,e bera kete shenim,qe te mos nxitoheni dhe te bini ne kurthin e “Gjenise” se Dhora Lekes!
Pershendetje. Jam dakord me Ju per faktin se nje pjese e kengeve te kenduara gjate Luftes Nacional-Clirimtare ishin pjese e repertorit te kengeve patriotike boterore te sjella dhe te pershtatura ne Shqiperi prej Rilindjes e deri ne fund te viteve 1944. Ajo cka deshiroj te theksoj eshte fakti se per shembujt qe ju sillni (te cilet jane te njohur per mua), Dhora Leka nuk ka pretenduar asnje here se jane kenget e shkruar prej saj. Kenget origjinale qe mbajne emrin e saj jane renditur ne liber edhe me komente per kohen dhe vendin e krijimit. SInqerisht!
Sh flm