“Kur këta qeshin, shqiptarët ngrysen. E dinë nga eksperienca, sa më i papërmbajtur ngazëllimi i tyre, aq më të mëdha janë shëmtitë që fshehin”

redaktor

 

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Meqë të qënit hijerëndë e i distancuar, si gjysëm-zot, perceptohet mbarëbotërisht veçori politikanësh autokratë e kryesisht lindorë, edhe politikanët tanë, në kërkim të popullaritetit të humbur, kanë vendosur të shtiren si perëndimorë.

Por teksa mundohen të duken të prekshëm dhe rreken të shfaqen njerëzorë e të thjeshtë, na gajasin me një fije keqardhjeje.

Në tubimet që organizoheshin nga ish-kryeministri Berisha në kohët e tij ‘të arta’, ai vendosej thuajse gjithmonë, e jo rrallë i vetëm, mbi podiume të larta, që ushqenin idenë e një figure monumentale.

Por, në rikthimin e tij të fundit me foltoret shëtitëse, z. Berisha e ka shmangur ngjitjen shkallëve të larta duke u afruar me të pranishmit, madje, përtej normave pandemike.

Nevoja për të rifituar popullaritetin e humbur, më shumë se sa mosha, duket se kanë rezultuar në podiume këmbë-sharruar, çka vihej re edhe në platformën e bardhë minimaliste të 11 Dhjetorit.

Ky politikan, që dikur mburrej me aftësitë e tij për të “ngrirë buzëqeshje në buzë”, tani vërtitet nëpër çdo qytet të Shqipërisë dhe kalon mjaft kohë duke dhënë poza të buzëqeshura për ‘selfie’ me të pranishmit.

Dukshëm, fjalët e idetë e shterruara vitesh duhet të zëvendësohen me imazhe dashamirëse me brezin që nuk ia mban mend kërcënimet.

– Në takimet që ndërmori rishtazi me demokratët që i kanë mbetur në bazë, Basha, si një ndjekës shembullor i mësimeve të Berishës, nuk hipi fare në foltore. Sa për të ndarë rrugët me çfarë i ka të mpleksura që në gjenezën e vet politike, aq edhe për t’u bërë njësh me njerëzit, ai iu drejtua mbështetësve të vet nga rradhët e tyre. Paçka se foli gjatë, pak kishte për të thënë.

Sidoqoftë, kryetari i opozitës ka pasur gjithnjë tendencën të jetë buzagaz. Edhe kur ia hidhte gjyqësorit me raporte mjekësore, edhe pasi mblidheshin kufoma bulevardesh kur ai ishte ministër, bile edhe, pak ditë më parë, kur, duke përmendur “vallen e Osman Takës”, paralajmëroi trazira te selia e PD-së, buzëqeshja nuk iu mpak.

Ndërsa pamja e përvuajtuar për përleshjet me gurë e fikëse zjarri tek selia e partisë që udhëheq, shpejt iu shua në buzëqeshje aforme.

– ‘Kostumin’ e politikanit të prekshëm, kryeministri Rama nuk e ka as të ri e as të marrë borxh. Ai, thjesht, e ‘vesh’ atë kur ndonjë tjetër duket se po merr më shumë vëmendje.

Por nëse dikur z. Rama e kërkonte vëmendjen e publikut me ngjyra çorapesh dhe modele pantallonash, tashmë ai, përveç podiumeve thellësisht estetike të rastit, po organizon, gjithnjë e më shpesh, bashkëbisedime virtuale ‘gju më gju’.

Edhe buzëqeshjen ka mësuar ta ketë më të madhe, sidomos përballë gjithë miqve e sivëllezërve të pushtetshëm që ka zënë dhe që i rrahin shpatullat kushedi pse.

– Por nëse në Shqipëri do jepej çmimi për politikanin me transforminim më të madh apo për më të qeshurin në kohëra, sigurisht që ai do meritohej nga presidenti Meta. Nga një buzëvarje e mbipeshë që e karakterizonte dikur, ai tashmë është kthyer në një figurë, që, hareshëm na njofton se do jetë në qarkullim si politikan edhe për 50 vitet e ardhshme.

Vetëbesimi i Shkëlqesisë së Tij është më se i justifikuar. Ndër vite, ai ia ka dalë të marrë rol kyç në shumë zhvillime të rëndësishme; më i fundit mund të konsiderohet thirrja e shtyrë për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki, atëherë kur të majtë e të djathtë, berishistë, bashistë a jo duan të dinë se sa fituan e sa jo ‘rithemeluesit’.

Ai ka ditur të mbijetojë e lulëzojë si askush, edhe kur përmbysjet filluan prej tij e me të. Prandaj ia merr këngës për qejf malesh me dëborë në 21 Janarin e Kongresit të Lushnjes, paçka se përkon edhe me vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në mes të Tiranës dhe që s’duhet harruar pse po protestonin.

Por, si ngahera, z. Meta e ka gjetur një pikëmbajtje për t’u fuqizuar dhe për të vazhduar të qëndrojë në pushtet. Ai po përdor dhe do përdorë pamëshirshëm një plagë të madhe të shoqërisë sonë: emigrimin e shqiptarëve dhe rrezikun e shpopullimit.

E ndonëse fenomeni shqetësues nuk adresohet me gajasje, ai duket se do i sigurojë disave mundësinë të tallen me ne edhe për shume kohë.

Tronditëse, por kur këta fytyrë-ngrysur historikë qeshin, shqiptarët fillojnë e ngrysen. E dinë nga eksperienca se sa më i papërmbajtur të jetë ngazëllimi I pushtetarëve, po aq të mëdha janë shëmtitë që fshehin.

 

****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është botuar nga DITA dhe gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Share This Article
6 Comments
    • O drejtues te nderuar te Gazetes Dita.
      Pse mereni me analiza te drejta,por PA BUKE.
      Nuk jam simpatizant i drejtimit te Shqiperise,nga Saliu ,Iliri bile as nga vagabondat Nano dhe Meksi.KETA HAPUR E V9DHEN DHE NA SHKATERUAN.
      A ka mundesi ju te nderuar te Dites,coni nje gazetar te rendomte ne tregn e fruta perimeve dhe produkteve ushqimore ,ne Milano.Harxhoni vetem nje dite dhe do shikoni.
      Pothuajse te gjitha cmimet jane shume me te ulta se ne Shqiperi.KU?…
      Ne nje nga kryqytetet me te pasura te Europe’s,e paga me te larta.Vendi I 4 ne prodhimin boteror.
      Dhe te shkretet shqiptare megjithese riten prodhimin dhe eksportin bujqesoe.Turizmi pothuejse u dyfishua.Ata kane uri dhe nuk mgopin barkun me ushqime. Per te mos thene energji ilace e uje.Te dobet E URITUR si sculptural e Pacos dhe Paskalit.
      KUSH E KA FAJIN?
      Mediokriteti dhe tahmaqarlleku i pakuptimte I Kryeministrit ER dhe.hijenave TE LLAHTARSHME qeveritare si Ahmetah,ajo krokodilja e bujqesise,bythefishkura e kulture,botoksi i rrugeve Si edhe nje bande Drejtoresh dhe oligarkesh(mos 7 ofendoni legena) qe po pasurohen ne kuriz te shendetit te.fukarenjve
      Dhe KM se bashku me shokun Zaho ben pazar dhe merzit me teper njerzit.
      Analizoni mor gazetare te dites shpenzimet dhe pasurimin e Belindes dhenjerzve te saj.
      A mundet te mesoni sa euro kane harxhuar keto hiena,ne butiket e modes se veshjeve,ne bllok.Si mndet nue prej tyre me nue dore 5000 euro.Midis tyre edhe te “ndercme” si kryetare e parlamentit.
      O Edi Rama,thiri mendjes dhe leri GAXHI MIXHIT E PYETSOREVENte ladrove karagjoza te tipit KOKEDHIMA.I cili nuk Lan koken e ti.Meru me shqiptaret,se po jetojne ne merit.Nje familje vetem me 1500 lek pule dhe nje kile oriz ne dite.Me sa shohim shqiptareve o u mblidhet do te flakin edhe Ty pas Sales dhe Ilirit ne kosh.
      Kur te mbarosh keto mundet dhe meru me vepra arti pa vlere si ajo qe talli menderen Erdogani

  • E qeshura i tradheton. Qeshin me sforcim per ti percjelle publikut mesazhin se nuk i jane borxhlinj ketij vendi dhe s’kane mekate kardinale. E kuptojne shume mire qe kjo eshte loje me te futur. Per momentin loja dikton qe dikush do ta haje. Qeshin, por frika u ka hyre ne palce.

  • Eshte nje gabim i madh,nje mediokritet arkaizem,provincializem,keqdashesi,armiqesi te krahasosh Ramen me keta provinciale medioker hajdute! Prandaj Shqiperia s’ka per t’u bere kurre nga mentaliteti otoman shqiptar mesjetar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *