Kur kryeministri të kërkon një “selfie

anazapta

Elhaida Dani është një nga këngëtaret që është pëlqyer dhe admiruar nga të gjithë. Ajo nuk ka dashur ta përziejë asnjëherë talentin e saj me politikën edhe pse pati një ftesë nga Partia Demokratike dikur për të qenë pjesë e saj. Gjatë hapjes së Panairit të makinave në Tiranë ku Eli (siç e thërrasin miqtë), ishte e ftuar, kryeministri Edi Rama u ofrua për të bërë një foto me të. Kjo «Selfie» është postuar nga Elhaida me mbishkrimin: «When the prime minister askes you for a selfie”. Në fakt në fund të fjalës së tij, gjatë hapjes së këtij panairi Rama shprehu  keqardhje që kamerat më shumë qëndruan pas tij sesa u fokusuan te Elhaida, gjatë momentit kur ajo këndoi. Mirë e ke o Edi, po ça t’bësh të zuri tani, do ta heqësh. Aaa, meqë ra fjala. Shkoni në panair dhe ndaluni te Telebingo, mund të fitoni një goxha makinë qyyyyl fare 🙂

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *