Të riinterpretosh kryeveprat botërore përmes ikonave që shërbejnë për emocionet në komunikimin virtual. Kjo është mania më e fundit në Tuiter, ku përdoruesit e këtij rrjeti bashkëngjitur me fotot e pikturave më të njohura postojnë edhe emocionet që përçojnë përmes opsionit “emotions”, i shumëpërdorur në chat dhe mesazhet telefonike. Interpretime nga më të ndryshmet vijojnë të postohen, ndërsa gara pa rregulla mbetet e hapur.