Letër e nënshkruar,
Vasili – Tiranë
Përshëndetje Dita! Së pari ju uroj për gazetën e mirë që bëni çdo ditë. Sot doja të ndalesha tek një personazh interesant që keni patur në gazetë. Gazetarja juaj, Entela Resuli kishte bërë një intervistë shumë të bukur me një motër çeke që jeton në Shkodër. Ne gjithë këto ditë çfarë nuk dëgjuam për veten, mohuam çdo vlerë tonën, a thua se të gjithëve na përfaqëson një i sëmurë mendor apo njeri psikotik. Ne mund të kemi shumë të meta, por mikpritjen nuk na e merr njeri. Ai që vrau duhet dënuar maksimalisht, por nuk do lejoja të hidhja vlerat e mia poshtë për një kafshë që vret maleve. Intervista juaj ishte gjëja më e bukur që kam lexuar këto ditë, bravo. Kur na vlerësojnë të huajt, kujtohemi për veten tonë.
