Kur meksikanët kaluan kufirin për të ushqyer amerikanët në nevojë

anazapta

Një skenë që do t’i kishte dhënë Donald Trumpit takikardi në zemër, është ajo ku 200 trupa flamurmbajtës meksikanë shkelën kufirin amerikan në pikën e Laredo, Teksas, pikërisht 10 vjet më parë dhe avancuan pa hasur kundërshtim, deri në rrugën magjistrale 35 në San Antonio.

Kjo ishte hera e parë që një ushtri meksikane kishte marshuar në San Antonio, që nga viti 1836, kur gjenerali Santa Ana masakroi luftëtarët indipendentistë të Teksasit në Alamo.

Këtë herë, ushtarët meksikane ishin në një mision humanitar për të ushqyer dhjetëra mijëra amerikanë të mbetur pastrehë dhe të uritur si pasojë e Uraganit “Katrina”.

Pasi ngritën kampin në një ish-bazë të forcave ajrore, jashtë San Antonios, ata shpërndanë ujë të pijshëm, furnizime mjekësore dhe 7.000 vakte ushqim të ngrohtë në ditë, për tre javë rresht.

Ndoshta nuk do t’ju tingëllojë si diçka meksikane, pasi kohët e fundit në SHBA flitet më shumë për ata që dërgojnë përdhunues e kriminelë përgjatë kufirit, por duhet ta merrni në konsideratë këtë gjest humanitar të fqinjit tonë jugor kur ndodhi tragjedia natyrore e 10 viteve më parë.

Isha duke shërbyer si numri dy i ambasadës së SHBA në Qytetin Meksiko në gusht të vitit 2005, kur Uragani Katrina u përplas fuqishëm në Bregun e Gjirit.

Kjo stuhi nuk paraqiste asnjë rrezik në Meksikë, dhe ne ndiqnim ngjarjet si shumica e amerikanëve që jetojmë jashtë, të tmerruar, por në një distancë.

Por meksikanët nuk i ndoqën në distancë. Ata po shikonin të njëjtat skena të kufomave lundruese dhe përpjekjet e dështuara për të ndërhyrë në New Orleans.

Ministria e Jashtme e Meksikës, përkatësisht zyrtarë të lartë të saj u lidhën me mua në telefon dhe më thonë se ushtria meksikane dispononte dy kuzhina fushore që mund të ushqenin të dëmtuarit nga stuhia që ishte afruar në Teksas, ndërkohë që Marina zotëronte dy anije që mund të ndihmonte për pastrimin në New Orleans.

Unë i thashë zyrtarit të kontaktit, që oferta ishte shumë bujare, dhe i vura në dukje se shumë vende kanë ofruar ndihmë, duke shtuar se Departamenti i Shtetit dhe Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave Federale do të vendosë për ofertën e Meksikës për të ndihmuar.

Ai ma ktheu se ishte tepër vonë për të pritur përgjigjet burokratike. Karvani kishte lënë tashmë Qytetin Meksiko dhe ishte pranë kufirit, ndërkohë dhe anijet ishin të gatshëm për tu nisur nga Veracruz.

E solla këtë në kontekst, pasi Shteteve të Bashkuara i pëlqen të mendojë për veten si vend që ndihmon të tjerët, ashtu siç kishim vepruar kur qytetin e Meksikos kur u godit nga një tërmet shkatërrues në vitin 1985.

Por, pak kishin parashikuar mundësinë se Meksika do të vijë një ditë e të na ndihmojë.
48 orët e ardhshme pas telefonatës ishin një vrapim i çmendur për të arritur në Uashington që të merrja përgjigjen “Po” dhe për të arritur që të pranoja hyrjen e më shumë se 200 personel ushtarak pa pasaporta dhe viza, dhe duke pasur parasysh se ushtria meksikane, tradicionalisht një nga elementët më nacionaliste dhe anti-amerikane në qeverinë meksikane, ishte duke bërë një gjest të jashtëzakonshëm.
Funksionoi.

Karvani me 45 automjete kaloi kufirin në Laredo në të gdhirë të 8 shtatorit dhe arriti në San Antonio, pak më vonë po atë ditë. i vetmi problem është se MInistria e Bujqësisë së SHBA-së nuk do të lejonte meksikanët për të shërbyer nga mishi i viçit që kishin sjellë me vete, sepse ata nuk mund të provonin që ishte therur në një vend ku nuk kishte lopë të çmëndura.

Këmbëngulës, meksikanët e blenë mishin në zonat përreth. Në kohën kur misioni i tyre në San Antonio përfundoi, më 25 shtator, meksikanët kishte shërbyer 170.000 vakte, ndihmuan në shpërndarjen e më shumë se 184,000 ton furnizimeve dhe zhvilluan më shumë se 500 vizita mjekësore.

Detarët meksikane ndihmuan edhe në pastrimin degëve të lumit Misisipi, madje gjatë misionit dolën në një foto me Presidentin George W. Bush, i cili i falënderoi ata për ndihmën.

Askush nuk ishte më i befasuar nga ky mision humanitar se vetë ushtarakë meksikanë. Ndoshta nga shfaqja e papritur e kompetencës dhe dhembshurisë, madje edhe për një fqinj normalisht krenarë verior, ushtria meksikane u bë shumë më pak e ndrojtur, dhe më e gatshme për të bashkëpunuar me homologen e saj të SHBA.

Fatkeqësitë si uragani Katrina, apo spektakli politik në SHBA për zgjedhjet presidenciale, nxjerrin në sipërfaqe karakterin e vërtetë të lojtarëve. Meksikanët dëshmuan se ata ishin fqinj që ne mund t’i llogarisim.

Mund të spekulojmë se Trump do t’i kishte trajtuar meksikanët si pushtues nëse do të kishte qenë president?!
A do t’i cilësonte ushtarët pa viza si klandestinë? A do të dërgonte pajisje anti-përdhunim në spitalin e San Antonios?
Ne duhet t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve së shpejti. Pasi stina e uraganeve vjen sërish. Dhe ju asnjëherë s’e dini kur do të keni nevojë për një fqinj miqësor dhe një vakt të ngrohtë…

*Stephen R. Kelly, një ish-diplomat amerikan, i cili ka shërbyer në Meksikë nga viti 2004 deri në vitin 2006, jep mësim në Shkollën e Administratës Publike në Duke University.

/Marrë nga Washington Post/tesheshi.com/

Share This Article
8 Comments
    • ik or ti pirdhu! Mbeshtet debilin Jeb Bushi ti! Po natyrisht se je salian, se ndryshe nje tjetr debil te klanit bush do Amerika dhe perfundon ne qenef!

  • Shume mire keni bere qe keni ndihmuar me ushqime Amerikanet … Spo thote gje kush qe ata meksikanet kane qene pushtusa , kishin ardhur per pushtim … erdhen per ndihme … dhe u larguan nga kufiri Amerikane , kur ju desh qejfi … apo jo ? … Keshtuqe mos u perpiqni te sillni konfuzion neper Amerike … Meksikanet do te shkojne ne Meksike … Italianet ne Itali … Afrikanet ne Afrike … Gjate ketyre 100 vjeteve pas mbarimit te Luftes se II boterore … u faktua se bashkjetesa ne paqe midis rracave , dhe nacionaliteteve te ndryshme eshte jo reale dhe abstrakte … Krijimi i nje shoqerie pa dallime feje , rrace , ideje apo nacionaliteti eshte i pavertete dhe i parealizushem … Mjaftojne ngjarjet e ketyre 100 viteve te fundit , qe te faktojne se paqja nuk realizohet me te tilla reforma … Perseri u faktua teoria e antropologeve se njerezit jane te ndare ne rraca … Njerezit duhet te respektojne njeri tjetrin dhejo te perzihen se per ndryshe lindin njerez te keqinj … Po kthehemi perseri te njetes historie … drejt luftes , kaosit … Deri sa njerezit te kuptojne se ata nuk duhet te perzihen me njeri tjetrin … Nuk duhet te fusin hundet atje ku nuk i takojne … 8 vjetet e Obames mjaftuan te faktonin se rracizmi eshte edhe tek rracat e tjera … deri me tani u eshte kushtuar vemendje afroamerikaneve , kinezeve pra njerezve me ngjyre (jo te bardhe) … Europa dhe Shba – ja kane nderhyre kot ne luften e Hitlerit , ka pasur te drejte … Sa me shume te miksohen njerezit , aq me shume do te humbasi rraca e paster … do te lindin njerez me te meta mendore , te liq , inferior … dhe kjo ka ndodhur deri me sot … Ska arsyre tjeter per te shpjeguar se perse ndodhin keto crregullime gjenetike qe lindin te tille njerez … pse genet degjenerojne ne te tilla forma … Keto nuk jane teorit e Hitlerit por te antropologeve , shkencetareve … Nazizmi thjesht i mbeshteti …

    • Me siguri po flet per njerez si ti qe kane probleme mendore dhe shkruajne keto mrekullira. Ti nga duhet te shkosh? A ja ke bere pyetjen vetes. Hitleri c’do te bente valle me ty? Pasterma per qente apo sapun?

    • O i semure psiqik, Italia ne kohen e romakeve pati perzierjen me te madhe te rracave qe kane pasur ndonjehere kombet dhe nxorri titanet me te medhenj te shekujve ne kuluture, art, dhe shkence!

      Shko, mbarapa hitlerit qe ishte psikopati me i madh i kohrave, jo pse ishte i perzierje midis rraces gjermane dhe izraelite, por pse ishte nje i kapter qe industria e luftes e solli ne fuqi.

  • O Nio……na sillni ne EU dhe CIA-n,mqns TRURI i saj ishin ish-SS gjermane.
    Ok o nipi daj semit?
    Dhe mos hani me OMGJ,se japin vertet probleme psikike

  • AMERIKA E KA CUAR BORXHIN 150% (ATE TE DEKLARUARIN, SEPSE GOJET E LIGA THONE SE NUK ASNJE LINGOTE NGA FLORIRI I GJERMANISE, ANGLISE DHE TE TJEREVE QE E MORI PER TA MBAJTUR NE RUAJTJE),

    DHE KETA PALACO MERREN ME MUHABETE TALLAVA.

    KUR TE SHPERTHEJE BOMBA AMERIKANE, DO TE SHKUNDET E GJITHE BOTA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *