Kur merret dhe Stresi me politikë …

Dita

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin Stresi, është larguar nga Shqipëria dhe prej mëse tre muajsh është duke jetuar në Gjenevë të Zvicrës. Në një intervistë televizive, Stresi tha se kishte vendosur që të braktiste Shqipërinë, pasi nuk pajtohet me qeverisjen e kryeministrit aktual.

“Nuk mund të vazhdoj të jetoj në regjimin e Edi Ramës. Kam marrë një vizë dyvjeçare pune për shkak të koncerteve që kam në vende të ndryshme të Europës. Jam zhvendosur në Gjenevë. Atje jam përshtatur mirë. Kurse familja ime gjendet në Tiranë, ku punojnë dhe jetojnë normalisht”, – tha Stresi.

Share This Article
12 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *