Kur moda bëhet e dhimbshme

anazapta

Një aksesor i bukur e bën veshjen të bukur, por kujdes me zgjedhjen e tyre. Sipas një studimi të kryer nga British Ostepathic Association, 4 femra në 10 ankohen nga dhimbjet e qafës dhe shpinës, të cilat provokohen nga çantat e rënda. Gjithashtu, 6 gra në 10 përballen me irritimet që shkaktojnë reçipetat e shtrënguara dhe të brendshmet e parehatshme në tërësi.

Por lista e gjërave të parehatshme nuk përfundon këtu. Një i rritur në 10 vuan nga dhimbje koke që shkaktojnë syzet e papërshtatshme të diellit.

Lista e aksesorëve që nga aleatë të veshjes mund të kthehen në armiq të shëndetit vazhdon me rripat e mesit. Nëse janë të shtrënguar mund të shkaktojnë mpirje dhe skuqje. E njëjta gjë për këpucët shumë të larta apo të sheshta fare.

 

Si të shmangim dëmet

Para së gjithash, duhet të mësohemi me mënyrën korrekte të mbajtjes së aksesorëve si p.sh. çanta, në mënyrë që të minimizojmë dëmet. Duhet bërë kujdes me sasinë e gjërave që mbajmë në çantat e mëdha, sidomos nëse ato i mbajmë në krah pjesën më të madhe të ditës. Gjithashtu, duhet shmangur sa më shumë të jetë i mundur përdorimi i reçipetave shumë të shtrënguara, takave të larta apo këpucëve të sheshta fare. Nëse fustani kërkon patjetër një dekolte të bukur dhe taka shumë të larta, përpiquni që këto të dyja të mos i mbani shumë gjatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *