“Kur nderohet Zija Çela”

Dita

Nga  Namik Dokle

Me telefonoi nje miku im i mire, koleg i publicistikes dhe letersise.
“ Zija Cela u nderua me cmimin ‘ Rexhai Surroi’ ne Kosove”, me tha i ngazellyer.
“ Edhe cmimi u nderua nga Zija Cela”, i thashe une, qe ende nuk kam mundur te shkeputem nga replikat.
Dhe vertete, cmimi “Rexhai Surroi” per letersi dhe publicistike, qe kete vit pati edicionin e tij te dhjete, eshte nje nga me seriozet ne Kosove dhe mban emrin e nje intelektuali, publicisti e diplomati te shquar. Grupi Koha qe e ndan kete cmim ka nderuar gjithenje emra te shquar te letersise dhe te publicistikes shqiptare, si Ismail Kadare, per te mos u fut ne emra te tjere. Dhe tashme, ne kuroren e ketij cmimi eshte shkruar edhe emri iZija Celes, qe vertete e nderon prestigjin e ketij cmimi te hapesires sone mbarekombetare. Prandaj une dhe kolegu im qe ma percolli lajmin, e shumuam ngazellimin edhe me shume kolege te tjere te letrave.
Eshte nje ngazellim i vecante ky, kur nje shkrimtar, e ke apo nuk e ke mik, nderohet per vepren e tij. Ashtu e ndjeva kete edhe ne fjalen e kryetarit te jurise, shkrimtarit te shquar Kim Mehmeti, i cili tha:” Romani ‘Ora e zooparkut’ i Zija Celes, do t’i rezistoje kohes dhe do te mbetet ne arken e pasurise kulturore.” ( Ndoshta eshte edhe nje rastesi e bukur qe kryetari i jurise, ne dhjete vjetorin e ketij cmimi, eshte fituesi i tij i pare.)
Romani “ Ora e zooparkut” shenon nje kulm ne krijimtarine romanore te Zija Celes. Me kete liber, si edhe me me te miret e letersise sone te viteve te fundit, proza jone arrin te behet proze e gjitheperfshirjes artistike, e transformimeve te medha narrative, e qendrueshmerise artistike dhe e depertimeve te reja ne boten njerezore, ne ate bote paralele, qe vetem nje letersi serioze mund ta krijoje.
Ka shume aresye qe e bejne librin “Ora e Zooparkut” nje roman te madh. Eshte “nje veper tjeter e shkelqyer, madje duke ardhur me zhvillime te reja autoriale…”, eshte shprehur kritiku Mehmet Kraja, nje nga njohesit me te mire te veprave te Zija Celes. Sigurisht, Kraja e mbeshtet dhe e argumenton ne nje analize teper serioze kete perfundim dhe ka plotesisht te drejte, por une do te vecoja nje nder te gjitha: fuqia pergjithesuese e metafores. Realiteti nuk eshte asnjehere i mjaftueshem, thote Antonio Tabucchi. Dhe Zija Cela, cdo realiteti qe pershkruan, i mvesh artistikisht metaforen, qe rrallekush si ai e krijon. Te tille jane te gjithe romanet e tij, ne dhjetevjetshin e fundit, sidomos. Por shijen dhe dritherimen e metafores me te fuqishme, mua ma ka ofruar pikerisht kjo veper e nderuar ne Prishtine.
Eshte interesante te kuptosh se si ngjizet nje veper ne vetedijen dhe nenvetedijen e autorit. E pata pyetur nje here Zijain, duke pire nga nje Metaksa te Ylli, si te erdhi kjo teme, cfare te ngacmoi. “Ishim diku, ne breg te Erzenit, nje grup shkrimtaresh e te tjere intelektuale, te ftuar nga nje grup natyrembrojtesish. Ku banoni?- pyeta nje kolege. Afer kopshtit zoologjik, me tha. Pse nuk shkruan nje roman, Ora e zooparkut, per shembull…” Kaq ishte. Asaj i dha idene, por faren e romanit e mbolli ne vetedijen e tij. U deshen 7-8 vjet qe kjo fare te mbinte, kohe gjate se ciles ai i dha letersise romanet “Sos, nje buzeqeshje”, “Goja e botes”, “Apokalipsi sipas shen Tiranes”, dhe “Arqipelagu Spiritus”. Njeri me i mire se tjetri, madje kur e mendon dhe pyet, cfare tjeter mund te shkruaj, ai te befason me romanin pasardhes. Dhe eshte per t’u thene; kur ai jep autografe per librin e sapobotuar, dijeni, mendon ose ka filluar romanin e ri. Pak dite para se te nisej per ne Prishtine qe te merrte cmimin, sapo i kishte dhene doren e pare romanit te ri. Me siguri do te na befasoje perseri, si gjithemone.
Por une dua te ndalem edhe nje here te metafora e fuqishme e Zooparkut. Tashme me fjalet e vete autorit:” Ne kopshtin zoologjik te kryeqytetit shtohen kafazet, po pakesohen kafshet. Atehere lind ideja qe ne to te hyjne njerez, qe fillojne te kafsherojne,…ulerijne,…hungerijne,…Pyetja thelbesore eshte: pse ndodh kjo? Ka nje dallim mes njeriut dhe kafshes. Njeriu, thuhet, ka ndergjegje, ndersa kafshet nuk e njohin pyetjen pse. Pse ndodhi keshtu, apo pse e bera une kete, pse rashe ne korrupsion, perse kreva krim. Keta tipa njerezish qe shkojne ne kafaze u perkasin te gjitha shtresave, nga me te ultat deri te intelektualet dhe politikanet. Shkojne pikerisht per te fshehur fajet e tyre, per te mos pyetur veten pse e bera, kur e bera, per t’iu fshehur ndergjegjes se tyre.” Natyrisht, duke zbritur ne humneren e mosndergjegjes!
Por per Zija Celen egziston nje “ trini e shenjte”, te ciles askush nuk mund t’i ike dot: E verteta, vetja dhe vdekja.(3V) Prandaj, sic ka shkruar akademiku Ali Aliu, “Nga e tere kjo, Zija Cela krijon nje metafore te persosur, permes se ciles, realitetin e sotem e vendos si deshmi dhe kurorezim te krejt asaj qe rrefehet ne roman dhe ne kopshtin zoologjik te njeriut tone e te botes sone…”
Per ta mbyllur me nje njeri te thjeshte, qe e uron shkrimtarin me keto fjale:” Ti shkruan jeten. Dhe askush si ti.”
Urime, Zija Cela! Presim befasi te reja…

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *