Ku ndodhet Krabi?

redaktor

I nderuar lexues!

Krabi është mal në skajin më verior të rrethit të Pukës me lartësi 1680 m (maja e Midës). Është i ndërtuar tërësisht prej shkëmbinjsh ultrabazikë dhe ka strukturë bllokore, tepër të copëtuar nga shkëputjet e reja tektonike. Në verilindje, nëpërmjet qafës Laku i Ballçit, Krabi lidhet me Kunorën e Dardhës dhe Majën e Malit. Relievi i Krabit ka copëtim të theksuar vertikal e horizontal, veçanërisht shpati jugperëndimor. Sidomos degët e majta të Drinit në veriperëndim dhe fillimet e Fanit të Madh në juglindje kanë shkaktuar copëtim të madh e vende-vende janë krijuar edhe vatra gërryerje. Bimësia e zonës së dushkut mbulon gjithë pjesën kulmore të Krabit mbi 1100-1200 m. Në viset rreth Krabit ka minerale të dobishme.

Share This Article
2 Comments
    • Nuk behet fjale per Korabin, Korabi ska lidhje me Puken mali i Korabit gjendet ne rethin e Dibres ne Kalane e Dodes saktesisht dhe eshte me nje lartesi reth 2700 metra eshte mali me i lart ne Shqiperi….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *