Kur nëna nënshkruan peticion kundër të birit kryeministër

Saimir Lleshi

Ekonomia britanike ka ecur mirë me konservatorët në pushtet, por kryeministri David Cameron ka ndërmarrë disa masa shtesë për të përballuar shpenzimet.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e qytetarëve atje, ku kanë ndërmarrë një fushatë peticionesh.

E veçanta kësaj radhe është se kësaj fushate i është bashkuar edhe nëna e kryeministrit.

“Kjo tregon se masat e kursimit po prekin edhe njerëzit më vulnerabël, aq sa edhe nënës së David Cameron i ka ardhur në majë të hundës”, tha organizatorja e fushatës, Jill Huish.

Qeveria synon mbylljen e dhjetëra qendrave fëmijësh me shpresën se do të kursehen rreth 8 milionë stërlina, një shumë jo e madhe kjo për buxhetin e Britanisë.

Edhe Mary Cameron, 81 vjeçe, gjyqtare e dalë në pension u bë pjesë e fushatës, duke nënshkruar peticion. /DITA/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *