Procedura të fshehta dhe klienteliste me linjën e transportit Tiranë-Elbasan? Letër e hapur Ramës, Metës, Haxhinastos dhe Vorpsit nga Shoqata e Transportit Ndërqytetas
Nga Ylli Pata
Bashkia e Tiranës, e drejtuar nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, jo vetëm përdor një standard të dyfishtë me premtimet e dhëna gjatë fushatës së vitit 2011, por me vendime administrative po u jep favore njerëzve të tij, duke “zaptuar” të gjitha lejet dhe kontratat publike.
Episodi më i fundit i përket transportit ndërqytetas, konkretisht linjës së autobusëve nga Tirana në Elbasan dhe anasjelltas. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Transporteve këto leje miratohen nga bashkitë e Tiranës dhe Elbasanit. Po ç’ka ndodhur? Bashkia e Tiranës ka shtuar një linjë të re që do të kalojë nëpërmjet tunelit, enda pa u përfunduar rruga, ndërkohë që të drejtën e kësaj linje ia ka dhënë një familjari të afërm të një zyrtari të lartë të bashkisë pa bërë tender transparent ku duhet të marrin pjesë të gjithë operatorët.
Konkretisht, bashkia ka vendosur me shkresën e 12 qershorit 2014 me numër protokolli 8710/2 që të drejtën e transportit ta përfitojë shoqëria Era Travel 2013 në pronësinë e Nuri Ballës, familjar shumë i afërt i Drejtorit të Urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Taulant Zenelit.
Kjo situatë ka sjellë reagimin e shoqatës kombëtare të transportit ndërqytetas, të cilët kanë kërkuar takim në bashkinë e Tiranës por nuk i ka pritur kush, dhe më pas ata bënë një protestë para bashkisë, e cila u transmetua edhe nga mediat televizive dhe u publikua në shtyp. Pas kësaj proteste ka dalë një përfaqësuese e bashkisë, Nereida Hoxha, e cila theksoi se tenderi është kryer me procedura të rregullta.
Por dokumentet që zotërojnë pjesëtarët e shoqatës së transportit, që kanë 18 vjet që kryejnë rrugën Tiranë Elbasan, flasin për një procedurë të fshehtë dhe pa transparencë, madje me konflikt të hapur interesi.
Shoqata e Transporteve u ka dërguar një letër të hapur kryeministrit, Edi Rama, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Prefektit të Tiranës, Sadi Vorpsi.
Procedurat e fshehta
Me hapjen e tunelit “elektoral” dhe inagurimit nga ana e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në ceremoni nuk ishte figurë qendrore ish-ministri i Transporteve, i ndjeri Sokol Olldashi, por kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili më pas u zgjodh dhe në krye të PD-së si pasojë e disfatës së 23 qershorit 2013.
Menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit, Basha, përpara analizës së disfatës u kujtua për beneficet ekonomike të rrugës së Elbasanit që ishte inaguruar pa mbaruar dhe ku thuajse çdo javë ndodhnin aksidente të rënda. (Aty humbi jetën ish-ministri i Transporteve Sokol Olldashi dhe u plagosën dy deputetë të Partisë Demokratike).
Më 6 shtator 2013 bashkia e Tiranës me shkresën me numër protokolli 1685/4 i kërkon Ministrit të Transportit Sokol Olldashi, pra në kohën kur qeveria ishte në largim, dhënien e një leje për linjë të re autobusi nga tuneli, ndërkohë që rruga ishte e papërfunduar dhe e rrezikshme.
Gjatë gjithë këesaj kohe, bashkia e Tiranës ka mbajtur të fshehta procedurat e konkursit për shoqëritë e transportit, të cilat prej vitesh veprojnë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan me përvojë dhe lejet përkatëse, jo vetëm për Elbasanin por edhe për Korçën e Kapshticën që i përkasin aksit të zgjatuar rrugor.
Asnjë shoqëri nuk u thirr në këtë konkurs, por vetëm pas protestës së pronarëve të autobusëve, bashkia e Tiranës njoftoi se tenderi i linjës Tiranë-Elbasan nga Tuneli ishte fituar nga kompania Era Travel 2013 në pronësinë e Nuri Ballës.
Këtë vendim, shoqata e transportit e cilëson të parregullt dhe klientelist, pasi Nuri Balla është daja i Taulant Zenelit, Drejtorit të Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, çka përbën konflikt të hapur interesi.
Shoqata e transporteve thotë se do të nisë një valë protestash e reagimesh kundër bashkisë së Tiranës, ndaj të cilës ka depozituar edhe një padi penale.
Letra e hapur
Në letrën e hapur drejtuar Kryeministrit, Kreut të Kuvendit, Ministrit të Transporteve dhe prefektit të Tiranës, shoqata e transportit ndërqytetas thekson se:
“Shoqëria e themeluar prej tyre ka 18 vjet që kryen transportin në aksin Tiranë- Elbasan. Hapja e një linje të re nga tuneli është bërë në muajin gusht 2013 kur qeveria nuk duhet të merrte vendime pasi ishte në largim. Pas 10 muajve bashkia bën tender pa u shpallur në media dhe në faqen zyrtare të bashkisë. Linja i jepet një biznesmeni që ka linjën nga Elbasani dhe bashkia bën tender vetëm me këtë firmë. Tenderin e bën nipi i biznesmenit që është drejtor i urbanistikës në Bashkinë e Tiranës dhe ia bën dhuratë dajës se nuk i dilte linja Elbasan-Tiranë”.
Në këtë letër të hapur janë vendosur nënshkrimet e 14 pjesëtarëve të shoqatës së transporteve:
1. Vladimir Nuro
2. Kastriot Mullalli
3. Engjëllush Rustemi
4. Lulzim Zisi
5. Kujtim Mema
6. Gëzim Theodhori
7. Tomorr Muhametllari
8. Pëllumb Shelqizi
9. Gëzim Hasani
10. Haxhe Balidemaj
11. Rushit Çaushi
12. Alfred Cora

Keto tenderat jane bere vertet nje turp dhe “maja” korrupsioni. Pardje ne nje TV, babai i nje femije i mitur me nje semundje te rende, i revoltuar tregonte se tenderi per ilacin e femijes se vet ende nuk po behej, pasi ishte anuluar muaj me perpara per parregullsi. Kjo eshte e turpshme, kriminale dhe e poshter! Shteti duhet te gjeje mekanizma te tjera per te rregulluar ne kohe te shpejte dhe cilesore kete problem. Kur degjojme fjalen tender, na duket sikur degjojme fjalen maskarallek dhe korrupsion.
Palla sali edhe ne opozite, ben ligjin.
Ne fund te mandatit (sepse ai mendoi se do t’i vidhte),beri gjithe ato zullume,ju kujtohet,pefshi edhe shqup_in.
Edhe ky homo,para se te iki nga bashkia,po mer c’te mundi per vehte dhe miqte.
Kot habiteni.
Tauant !Zeneli ky shushunje i paafte si te gjithe stafi i afer i bashes. Bashkia vetem e tiranes dhetironsve nuk eshte. Eshte e kunatit, tezes, dajos , nipe e mbesa.Turp Z Basha…njeqind here me turp qe pi zhgenjen nnjerez qe te besuan.
Erjeta kur nuk i njeh njerezit mire nuk ke pse flet sepse Taulant Zenelin nuk e njeh asnje nga ju ose nga gazeta qe cfare e ka nuri ballen dhe pyesni njeher sepse mbiemri balla nuk eka lidhje fare me mbiemrine nenes se taulantit qe e ka mbiemrin Meta por keta gazetare dhe njerez te pangopur nuk dine se cfare thone dhe te flasesh per Taulant Zenelin duhet te keshe nje goje me te paster se ju prandaj kujdes sepse punen qe ben Taulant Zeneli aty ne bashki nuk e ka bere asnjeri deri me sot dhe interesohuni me pare se kush eshte dhe cfare ben pastaj lini keto komente prej nje njeriu te varfer menderisht si puna jua . Faleminderit
a njef ti ate dhe a e di ti se sa ka punuar ai person?? me ore te tejzgjatura, ne ate bashki duke bere pune te ndryshme, nejse une sjam ketu qe ti mbush njerezve pacip qe flasin per nje punonjes pa e njohur
ministri i transportit duhet te vendosi ;po qe se basha ka bere pisellik ;; ai duhet ta anulloje kete vendim ;; dhe ti veje nje gjobe bashes per shperdorim detyre sic ndodh ne te gjithe vendet demokratike ;;;; nuk eshte shume e veshtire per ta zbuluar ;;; per ta gjukuar ;;; vetem ne qofte se ministri eshte ne merde si basha ;;;;;
Ti moj Kristi qe po na mer rolin e mbrojteses se ktij Taulantit tend !Po moj Kris ankesen nuk e ka ber nje person qe paska dicka me kte Taulant “punemadhin” e bashkis por esht nje shoqat ku kan firmosur 12 veta ! Nje tender i ketij lloji, pa konkurus, a mundet te na thuash vec ne kte bashki, ku behet ? Ne nuk e njohim kte Taulantin tend e skemi pse te pastojm gojen kur lexojm cfar shkruhet ne letren e ksaj shoqate !Pra hap syt e lexo e pastaj na fol per punen e madhe qe bekerka ky Taulanti yt atje ne bashki !!Pislliku, nga pisi i vjedhjeve te medha aty brenda ,shof qe te kan varferuar mendjen e as “ngjyrat” nuk dallon dot me ! Nuk mbulohet Dielli me shosh moj “tifoze” se ndryshuan koherat ……….
perderisa e paskan firmosur 12 veta kjo do thot qe taulanti nuk ka bere ndonje “marifet” sepse jane 12 veta
Hahaha na shkrive por te gjithe i kan pas keto autobuze qe te plotesojne kushtet qe ka plotesuar ky bjeri me autobus te rinj dhe te japin pamje me te gjere por ju nuk merni vesh dhe llapni kot se jeni si grate e kqia vetem me llafet e filanit ose te filankes degjoni dhe nje shkrim te nje idioti qe thot qe e ka nuri ballen daj e ku ka me budallik se ky keta nuk kan informacione dhe nuk kam me cfare ta mbushin gazeten e mbushin me idiotesira dhe ata qe dalin ne protest i kan gjitha ato automjete per te nisur per ne tiran e pakta per 10 min me thuaj pak zoteri ? Dhe punen e ketij as ti e asnji ska goje qe ta permendi se po ju dergon rruget po ju shtron rruget deri te dera shtepis po ju ben rreth rrotullimet qe si kan pas ne plan per tu bere parqet qe po rikostruksohen dhe shkollat e kopshet po pajisen me mjetet me te reja e po rinkostruksohen njeri pas tjetrit por hapi njeher syte tek keto e ti nxjerri ne gazete por meren me budalliqe e idiotsira qe nuk kan as informacione te sakta ! 🙂 besoj se u kuptuam