Kur nuk dimë marrëzitë e fundit

redaktor

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci, Durrës

 

Grupe të mëdha njerëzish zënë radhë për të paguar energjinë. Çfarë ka ndodhur me këta qytetarë? Familja shqiptare është striktë me kursimet në familje dhe kërkesat ndaj shtetit. Por veproi marrëzia, pa ndodhin marrëzira. 75-80% e klientëve debitorë kanë fëmijët emigrantë që kanë dërguar çdo qindarkë për pagesat e energjisë, ata tani po kërkojnë llogari: Të dashur prindër, vëllezër e motra: Ku i çuat lekët e energjisë elektrike? Hani, pini dhe këndoni. Një pjesë në bingo e kazino, një pjesë në dasma ku nusja dhe dhëndri shkelin miliona, një pjesë për harxhime të tepërta për dhoma gjumi e marrëzitë s’mbarojnë. Sigurisht ka pasur dhe fukarenj që s’kishin mundesi te paguanin por këta shkonin me moton shif rrushi rrushin e piqu.

Por Marrëzinë më të madhe e kanë bërë partitë politike. Ata propagandonin mospagimin e energjisë në rast se marrin votat. Qeveria Rama kur mbylli kazinotë e quajti “marrëzia e fundit”. Jo, kemi marrëzinë e mospagimit të energjis, vjedhjes së bankës, mbivendosjes së pronave, marrëzinë e dosjeve etj. S’kemi armiq të jashtëm që të na pengojnë. Marrëzitë e brendshme i kemi këtu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *