Të numërosh partitë në Shqipëri, lodhesh. Të numërosh fondet që u janë dhënë këtyre partive për fushatë elektorale, janë shuma marramendëse. Të dëgjosh Berishën se si pëllet nëpër qytete si ato përrallat me mbret, depresohesh. I është çakorduar ryli i fytit, duke ju drejtuar popullit: “Hë, na jepni votën se… do e shikoni mirë më vonë”. (këtë të fundit e thonë me vete).
E thonë për atë djalin, Aleksandrin që vdiq, sepse familja nuk paguante dot kurimin, e kanë thënë për atë vogëlushin që i bëri thirrje doktorit në momentin e vdekjes: “Mos i merrni lekë babit tim”, e thonë për lumenjtë që i lënë pa ura që të mbyten gra e fëmijë fukarenj; e thonë për fëmijët e ngujuar; e thonë për ata që i ka mbërthyer dhembi i urisë ose i krimit; e thonë për 21 janarët, Otrantot dhe Gërdecët.
Kur nuk do ta thonë më? Kjo varet nga ne. Paska qenë rrugë e gjatë.
Letër e nënshkruar: Myrvela Dervishaj