Kur nuk ka zot “Hauri”

anazapta

U përhap në katër anët lajmi se Mali i Zi, ktheu prapa sallatorët e prodhuar në Shqipëri, pasi na qenkëshin mufatur me pesticide. Natyrshëm lajmi përbën shuplakë për prodhimet shqiptare dhe jo për një individ, pasi ky do ja shesë popullit të tij, i cili nuk di se me çfarë pisllëqe ushqehet !! Shkoj më tej. Më vjen një shishe vere nga Italia. E mbusha gotën me bindjen se do pija verë nga partneri strategjik, të them verë Albano Karidi, por… më doli “Tano Karidi”…

“Vera ishte mësëshumti kushërirë e uthullës !!. Lexoj etiketën: Import eskluziv për Shqipërinë! Pyes një tregtar dhe mësoj se: Si në Itali dhe në Greqi prodhohen mallra vetëm për Shqipërinë, me llogjikën Buono për Albania, ose e thënë shqip: Kapelën sipas kokës, pasi këtë sodim nuk e merr asnjë shtet. Pyetja është e thjeshtë: A ka zot ky mavri haur ?!. A ka bari kjo kope, apo e ruan ujku ?.

 

Letër e nënshkruar

Siri Sulejmani 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *