Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“Sa më shumë ngjisim shkallët e hierarkisë shoqërore aq më të trashë e mbajmë maskën” – Erih From
Në një kohë kur shumica e popullit shqiptar jeton me vështirësi ekonomikisht dhe e kalon jetën nën strese të panumërt, të shkaktuar nga keqqeverisjet e zgjedhura prej tij, por edhe nga sjelljet e paqytetëruara dhe, shpesh kriminale të një pjese të popullit, mediat vizive dhe të shkruara të Shqipërisë nuk pushojnë 24 orë rresht duke i bombarduar shqiptarët me hollësitë e një sherri politik të plasur kohët e fundit.
Po ta ndjekësh propagandën mediatike, të krijohet përshtypja e rreme se kemi të bëjmë me një konflikt parimor, idealist dhe dobiprurës, me një konflikt midis të mirës dhe të keqes, midis të shkuarës dhe të ardhmes.
Ndërkohë që me pak kujdes vërejmë se nën mbulesën e rreme ndodhet një realitet që nuk ka lidhje me parime apo ideale. Një familje politike laramane është ndarë në dy pjesë ku ati dhe biri politik kanë krijuar taborret e tyre brendapartiake në luftë për fronin partiak, i cili shërben më vonë si trampolinë për fronin qeverisës.
Secili nga bimbashët dhe asqerët e tyre pretendojnë se po luftojnë për demokraci, për të mirën e popullit dhe akuzojnë njëri-tjetrin për varrmihës të parimeve e normave demokratike. Deri para dy muajve, ati dhe biri ishin një dhe të pandarë, panegjerikë dhe glorifikues të njëri-tjetrit, lartësues dhe himnizues të pamend e karakter, mosgjetës të asnjë të mete e gabimi, pa lëre më të ndonjë krimi tek paraardhësi apo pasardhësi.
Tani ushtria e përbashkët politike është ndarë më dysh dhe ati na thotë se biri i tij politik “Lulzim Basha nuk e ka merituar kurrë mbështetjen time“, ndërsa biri dhe nxënësi “i shkollës politike të Sali Berishës” na njofton se ati dhe mësuesi i tij qenka “Ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave dhe me shpresën e vdekur se mund të marrë peng PD-në…”.
Biri politik Lulzim Basha, i cili deri dje na kumtonte se “Sali Berisha mbetet një aset i madh i PD-së dhe madje i demokracisë shqiptare”, sot na thotë: “Dënojmë aktet e një njeriu, marrëzia e të cilit nuk ka fund (!?)… ai është minues i demokracisë (?!)… nuk ka lënë ish-kryetar të PD-së pa rrahur dhe pa i thyer dhëmbët (vërtetë?!) … 21 janari dhe ’97 janë pjesa më e hidhur e trashëgimisë së tij personale” etj.etj.
Hëmm! Po mirë, i dinte ky njeri këto në vitin 2005 kur erdhi plot gëzim e hare dhe iu bashkua karvanit ekzekutues të quajtur PD? I kishte mësuar këto bëma dhe dhjetëra të tjera si këto gjashtë vjet më parë kur mburrej se “i përkasim shkollës politike të Sali Berishës”? Meqë i paska ditur, pse pranoi të bashkohej me ta dhe të bëhej trashëgimtari politik i partisë së kryesuar, ideuar dhe drejtuar nga një “minues demokracie”, “rrahës i kryetarëve”?
E dinte “aseti i demokracisë” Sali Berisha se “zgjedhjet e 2021 nuk i fitoi PD-ja” kur deklaronte në prill 2021 se Rama bëri një masakër zgjedhore dhe shumicën e votave i kishte fituar PD dhe opozita?! (“nuk i fitoi PD-ja” tha në 1 tetor 2021). E dinte Berisha se “Basha është i paaftë dhe i marrë peng” kur deklaronte se Edi Rama nuk i bën dot ato që ka arritur Basha as për tridhjetë vjet, kurse Basha e quante “baba” Berishën”?!
Jo vetëm ati dhe biri politik, por edhe ushtarët e tyre kordhëthyer ishin “mish e shpirt” deri dje dhe shumica prej tyre ishin dhe mbeten mëkatarë dhe bashkëfajtorë për bëmat dhe krimet e kryer prej tyre në qeverisje dhe opozitë. Ata nuk janë ndarë sot për ideale dhe parime, por, thjesht dhe vetëm, për interesa vetjake.
Ushtarët e “babës” u kthyen tek ai pasi kishin humbur shpresat se do të vinin në pushtet shpejt dhe, rrjedhimisht, nuk shihnin në horizont kthimin e privilegjeve të dikurshme dhe as të reja. Ushtarët e “birit”, pas shpalljes “non grata” të bablokut, u treguan aq të mençur sa të kuptojnë se sa më afër ta mbajnë atin e tyre shpirtëror aq më shumë iu largohen karriget imagjinare të pushtetit.
Pra, është çështja e pushtetit që i ndau dhe, kryesisht, rruga e zgjedhur drejt këtij pushteti. Shkurt, i ndau mendimi dhe besimi kur pyetën veten: me cilin në krye mund të mbërrijmë më shpejt në pushtet, me atin apo me birin? Parimet! Akoma me parime ti lale?!
Jo vetëm që gjithë këtë sherr “familjar” na e paraqesin si luftë për demokraci, por kanë pafytyrësinë të na fyejnë vetëdijen me gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre të shpeshta rreth atyre çfarë kanë ndodhur në Shqipëri këto tridhjetë vjet.
Pasi na ka pohuar se partia e tij udhëhiqej këto tridhjetë vjet nga një “minues i demokracisë, mbeturinë e komunizmit dhe korrupsionit”, Lulzim Basha na kumton përrallën e stërpërsëritur se “PD është e vetmja shpresë për Shqipërinë dhe shqiptarët”. Mos qesh po deshe! Shpresa e vetme e shqiptarëve qenka partia politike të cilën shqiptarët e kanë stërprovuar disa herë, janë zhgënjyer po aq herë dhe e kanë sikterisur si të padenjë pas çdo votëbesimi!
Për të qenë besnikë të së vërtetës, duhet pohuar se në Shqipëri (dhe askund në botë) nuk ekziston asnjë “shpresë e vetme”. Po të ishte ndryshe, nuk do t’i braktisnin votimet thuajse gjysma e elektoratit dhe pjesa që iu drejtohej kutive të votimit do ta kishin sjellë në pushtet “shpresën e vetme”, PD-në e Lulzimit. Përrallat iu duhen treguar fëmijëve, jo popullit.
Nëse na kanë keqqeverisur, keqtrajtuar dhe mashtruar disa herë për ato “që do të bëjnë”, janë të lutur të mos na bëjnë mësuesin e historisë për çfarë ka ndodhur dhe çfarë kanë bërë. I dimë të gjitha, prandaj ua kemi mbyllur derën e “mësuesisë”.
Ati politik Sali Berisha na mëson se “31 vite më parë, në drejtimin e kësaj partie kam përmbysur në Shqipëri diktaturën…”. Vërtetë?! Për t’u bindur, unë i kthehem historisë së dokumentuar dhe jo përrallave. Historia e dokumentuar më thotë se PD-ja u krijua në 12 dhjetor 1990, ndërsa Ligji Nr. 10242 datë 25.02.2010 ( neni 3/a ), i miratuar nga shumica e PD-së në Parlament, më thotë: “Periudha e komunizmit është periudha e historisë së Shqipërisë nga 29 nëntor 1944 deri në 8 dhjetor 1990”.
Atëherë unë pyes veten: A mundet dikush që ka lindur pas vdekjes së dikujt tjetër të jetë autori i vrasjes së të vdekurit?!
Për t’u siguruar akoma më mirë, rilexoj transkriptimet e takimeve të “ish-diktatorit komunist Ramiz Alia” me studentët dhe pedagogët protestues në 11 dhjetor 1990 ( të botuara nga ish – Kryeministri Aleksander Meksi ). Aty gjej “beteja” legjendare të padëgjuara më parë midis protestuesve dhe diktaturës. P.sh. “diktatori” iu thotë protestuesve:
“S’ka asnjë ligj ku, shprehimisht, të ndalohet krijimi i një partie politike… Po, jam dakord me pluralizmin. Edhe KQ i Partisë shprehu këtë mendim. Mjafton neni 54 i Kushtetutës… Ligji e lejon krijimin e partive politike… Idea që keni ju për krijimin e partive të reja politike është formuluar shumë qartë në Vendimin e KQ (të PPSH-së) të tanishëm… Po, le ta krijojmë (Organizatën e Pavarur Politike të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj), që nesër. Paraqiteni kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë… dhe ajo duhet ta aprovojë… Unë diktator nuk bëhem… Unë nuk e përkrah absolutisht përdorimin e dhunës… Bëjeni edhe gazetën tuaj…”.
Studentët dhe pedagogët protestues, “të zemëruar” i përgjigjen dhëmb për dhëmb dhe me “shpatën” zhveshur: (thirrje nga salla: “Ne ju duam!”);
“Kjo lëvizje ka qëllime demokratike në mbështetje të reformave të ndërmarra nga vetë ju si President… Është thënë se është rebelim, është turp! Mbështetja juaj për reformat demokratike do t’ju dihet… Ne tek ti kemi besim. Këtë besim nuk do ta humbim kurrë. Ne jemi me ju për reforma demokratike… Ti dhe ne e kemi në dorë këtë situatë” (i ka thënë këto “kryeheroi i demokracisë” Azem Hajdari); “Shoku Ramiz, ju besojmë plotësisht. Ne erdhëm nga Qyteti Studenti, autobusin desh e shqyen duke na kërkuar demokraci dhe duke brohoritur emrin tuaj” (Blendi Gonxhe) etj. etj.
Le të shohim ku ishte ky “përmbysësi i diktaturës” Sali Berisha në ato momente. Ai, me teserën e PPSH-së në xhep prej 22 vitesh, jepte e merrte si ndërmjetës midis pushtetit dhe protestuesve, për t’i qetësuar këta të fundit dhe, përfundimisht, në datën 12 dhjetor iu kumton protestuesve në Qytetin Studenti:
“Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe, pa dyshim, shkon tek Presidenti, shoku Ramiz Alia i cili me një mençuri të madhe, me mençuri dhe guxim udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në beteja çlirimtare, udhëhoqi vendin në beteja të reja të demokratizimit të Shqipërisë”.
Historinë e “përmbysjes së komunizmit” në 1990 e ka shprehur shkurt dhe qartë ish-deputeti i PD-së dhe ish-ministri Preç Zogaj duke thënë: “Ajo që mendohej si një epope e përgjakur për ndryshime ka zgjatur katër ditë dhe është kurorëzuar pa asnjë viktimë”.
Sali Berisha vetë, dhe bretkocat politike që e rrethojnë, kanë pretenduar se Berisha është “përmbysësi i diktaturës dhe sjellësi i demokracisë”. Populli i shkolluar dhe i pashkolluar pyet: Si mund të jesh njëkohësisht edhe “sjellës i demokracisë” edhe “minues i demokracisë”?!
Lulzim Basha pohon se “ish-komunisti (S. Berisha) me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave… gënjen për gjithçka…” , mirëpo, si “nxënës i shkollës berishiste”, as ai s’i lë gjë mangut në shtrembërimin e të vërtetave dhe të historisë. Duke marrë shembull nga Ati i tij politik dhe nga dishepujt e pasuesit e tij, si z. Genc Pollo që pohonte se “Zgjedhjet e 31 marsit 1991 ishin pluraliste, por as të drejta dhe as të lira…”, edhe Basha noton në të njëjtin batak moral.
Ish-kamarieri i vitit 1990, bimbash Basha na tregon sot historinë e para 30 viteve sipas dëshirës dhe moralit të vet. Zotëria na thotë: “Ne e dimë se, ndryshe nga çdo vend tjetër komunist, zgjedhjet e 31 marsit 1991 komunizmi arriti t’i merrte me dhunë. Në krahun e PD-së vinin SHBA-të që të mundnin komunizmin shqiptar në marsin e 1992… E vërtetë është se zgjedhjet e 1991 i manipuloi regjimi komunist“.
Për të verifikuar integritetin moral dhe intelektual të politikanit L. Basha dhe si vëllezërve të tij, m’u desh t’iu referohem dokumenteve të OSBE-së në të cilat zgjedhjet pluraliste të 31 marsit 1991 përcaktohen si “free and fair” (të lira dhe të drejta), mirëpo aty gjeta se zgjedhjet e organizuara e drejtuara nga partia e Bashës dhe “aseti i demokracisë” Sali Berisha në maj 1996 përcaktoheshin të parregullta dhe të dhunuara.
Për të qenë më korrekt me të vërtetën historike, m’u desh t’iu referohem edhe dokumenteve të tjera rreth pluralizmit politik shqiptar dhe zgjedhjeve të vitit 1991 ku gjeta përcaktimet e mëposhtme:
“Në radhë të parë, mendojmë se zgjedhjet nuk janë manipuluar. Ne mendojmë se zgjedhjet ishin të lira, demokratike dhe të barabarta” (Ulrich Irmer- Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Gjerman); “Unë isha në Shkodër dhe, me ato çka vërejtëm, mund të them se zgjedhjet u zhvilluan normalisht” (Marsel Cornett- Kryetare e Delegacionit dhe Nënkryetare e Këshillit të Evropës);
“Do të dëshironim që edhe në Angli të bëheshin zgjedhje kaq të lira” (Njëri prej vëzhguesve anglezë); “Vëzhguesit e pavarur perëndimorë ishin të një mendimi se zgjedhjet kishin qenë të rregullta” (Miranda Vickers- Shkrimtare dhe aktiviste angleze);
“Zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991 u hapën rrugën ndryshimeve demokratike… Kishte filluar kështu një proces i rëndësishëm: ishte e sigurt dhe e pakthyeshme lamtumira ndaj komunizmit… Shembja e regjimit të vjetër u bë në mënyrë thellësisht joviolente, kjo edhe në saje të moderimit ekstrem të imponuar nga Presidenti i atëhershëm Ramiz Alia” (Aleksander Langer- Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Bullgarinë dhe Rumaninë”).
Dishepulli dhe besniku pa kushte i Sali Berishës, Fahri Balliu, në librin e tij “Berisha përmes Kasandrave” thotë: “Asnjëherë nuk është folur për shantazh, tension e manipulime në këto zgjedhje (të 1991) dhe, për mungesë dokumentesh, s’po e hapim këtë temë”.
I solla këto informacione për të dëshmuar si është krijuar bindja ime e palëkundur se, me përjashtim të një pakice të papërfillshme, të dy gjysmat e PD-së, me drejtuesit e tyre tërësisht mëkatarë dhe të zhvlerësuar, nuk i lidh asgjë me demokracinë, parimet dhe idealet por, thjesht dhe vetëm me interesat e veta meskine.
Ndeshja e tyre nuk është luftë për demokracinë, Shqipërinë dhe popullin, por për dy pëllëmbë vend në pushtetet imagjinare dhe të dëshiruar fort prej tyre. Ato janë dy gjysmat e të njëjtit “byrek” të provuar disa herë nga shqiptarët dhe të neveritur prej tyre, me kupola drejtuese (kryesisht) të përbërë nga sharlatanë, mashtrues dhe batakçinj të pashërueshëm.
Aty nuk ndeshet e reja me të vjetrën apo progresistja me regresiven por dy gjysmat e një të keqeje që nevojitet të shpërbëhet dhe të rikrijohet nga fillimi, pa u ideuar dhe drejtuar nga “ati” dhe as nga “biri”, por nga dikush që nuk mbart asnjë mëkat të kaluar. Të presim dhe të shohim.
E rëndësishme është të mos mashtrohemi nga perdet e trasha të propagandës dhe maskat e trasha të protagonistëve.

Koha kur kam jetuar ne Shqiperi me ka bere te lexoj Marksizem-Leninizmin. Ishte lende ne shkolle dhe nuk kaloje klasen po te ngelje ne kete lende qe ishte tmerri jone qe ishim te persekutuar politike! Mua me kane lene per ne vjeshte dhe pastaj dhashe provimet e matures! Saliu dhe mbeshtetesit e tij e dine fare mire Bolshevizmin, Lenini tha qe ne jemi “bolshevike” kupto shumice dhe te tjeret jane “menshevike” pakice dhe nuk kemi nevoje te na njohin te tjeret edhe bota! Prandaj sulmuan pallatin e Dimrit dhe rexuan Carin dhe exekutuan familjen! Edhe Saliu eshte Bolshevik! Nuk jemi me ne revoliucionin e tetorit te Leninit Sali jemi ne 2021! DUhet gjykata te vendose! Ishin firmat apo jo? Ketu fillon ligji!
A e keni pare te Paekspozuar! Ne them Berisha tani eshte 77 vjet edhe Ylli Rakipi eshte aty afer dhe ndonjehere thote se Saliu po plaket! Por ishte shume treguese kur Ylli Rakipi u mundua ta luftoje me nje botim ne facebook sikur dikush e kritikonte nje te ftuar ne emision por doli fallco kur ate koment e kishte bere vete personi! Ne se ka njerez te shitur ne media fillojeni ketu!
Nje analize korrekte por qe nuk drejton gishtin drejt rrezikut qe paraqet levizja e Salehut ,duke njohur aftesine e tij per te shkaterruar çdo gje,apo djegur çdo gje te mire te ndertuar me sakrifica dhe shume vuajtje ku ky popull martir po perpiqet te dale nga tyneli i gjate dhe mundues i tranzicionit.Duke pare se “ushtria” e maskarenjeve,palaçove,karigethyerve,interesaxhinjeve,hajduteve apo krimineleve te dale nga letragjia po shfaqen hapur pa u druajtur dhe pa u fshehur a thua se nuk ishin ata qe bene Gerdecin,’97,21 janarin apo ne 1998 kur “harruan arkivolin e Hajdarit ne shkallet e k/ministrise dhe duke hyre ne RTSH deklaruan “fitoren”.Jemi ne NATO por po e lejuam Salehun me falangat e tij do te jete katastrofike dhe e pashprese rruga drejt BE .O njerez mos harroni Luli luan per karigen e tij ,per karrieren e tij por Salehu si varrmihes po e ushqyet me qenie pa memorie qe e ndjekin pas do te n’a terheqe zvarre drejt humneres per ku eshte drejtuar me ushtrine e tij te verber haxhiqamilste.
Mua nuk me eshte krijuar asnjehere pershtypja se kemi te bejme me konflikt parimor. Bile, gjithe shqiptaret as qe e kane shkuar ne mendje nje gje te tille.
Kujt i meshon Viki?
SI GJITHNJE FANTASTIK DHE QEMTUES SUPERSKRUPULOZ.
Analist ala Sulzberger- BABAI I “ THE NEW YORK TIMES”
” Aha me vonese, delegatet iken!” ( sipas nje batute te nje filmi socrealist).
Me vonese, sepse, nuk ka shqitar tashme qe nuk e ka kuptuar, qe e gjithe makineria e propagandes qeveritare te Edi Rams, ka tre muaj e gjysme qe eshte vene ne sherbim non-stop te Lulzim Bashes. Te gjitha mediat dhe te gjithe analistet e zotit Rama, ka tre muaj e gjysme, qe po i sherbejne karrigethyerit Luli Basha.
Keshu, analiza e mesiperme, nuk eshte gje tjater vecse nje perpjekje per te endur nje vel per te mbuluar kete mbeshtetje, ose, nje lloj maske e qepur trashe.
Nuk e di nese analistet e majte, te gjithe paperjashtim, qe po mbajne anen e Bashes, jane te vetedijshem per kontributin ( e padeshiruar) qe i kane dhene, fillimisht Foltoreve te doktorit e ne fund votes plebishitare ne kuvendin anti-Basha.
Sa me shume , qe analistet e majte, benin hosanara per Bashen dhe cirreshin kunder Berishes, aq me shume, demokratet po se po, shqiptaret empatizonin doktor Berishen.
I vetedijshem per kete fakt, doktor Berisha, nuk linte Foltore pa bere thirrje per te gjithe shqiptaret e ndershem qe t’i bashkoheshin levizjes se tij unikale demokratike, duke e kontrastuar kete me te turpshmen Aleance te Qelbesirave, qe mbeshtet ne bllok Bashen.
Efekti eshte shume i dukshem; do te thosha spektakolar, duke pare perhapjen e saj, jo vetem ne Shqiperi, por ne te gjithe rajonin e banuar me shqiptare dhe anekend botes tek emigrantet.
Sherbimi me i fundit qe Aleanca e Qelbesirave i beri Bashes, ishte loja e neveritshme e takimeve en bloc me ambasadoret.
Loja ishte kjo: ne fillim do te takohej Basha, pastaja Rama do t’i mblidhte ne nje darke. dhe keshtu ndodhi.
Synimi: te krijohet perceptimi tek shqiptaret qe, ambasadoret mbeshtesin Bashen, mbeshtesin Ramen, mbeshtesin pozite-opoziten e tyre ( cfare perversiteti mor aman!).
Por, ne menyre me te specifikuar, kete mesazh duan tua percojne demokrateve, pikerisht dy dite para shkarkimit te Bashes, me shpresen qe nje pjese e tyre ” t’i therrase mendjes” dhe te mos votoje shkarkimin e te preferuarit te Rames.
Perpjekje e kote! Si gjithe te tjerat, edhe kjo vec se i motivon edhe me shume demokratet, vec qe shton edhe me shume empatine tek shqiptaret, duke shtuar edhe me radhet e mbeshtetesve te rinj te Berishes nga radhet e elektoratit gri.
Nga gjithe cka po ndodh keto kohe, shqiptaret me ne fund po e kuptojne qarte qe Rama dhe Basha gjate gjithe ketyre 8 viteve , ne nje menyre a tjeter, paskan bashkeqeverisur, njeri ne poziten tejet lukrative te Pozites, tjatri ne poziten shume komode, pse jo edhe lukrative te Opozites.
Ishte doktor Berisha me levizjen e tij demokratike , i cili, cori masken qe mbulonte kete bashkepunim korruptivo-kriminal.
Tani gjithcka eshte sheshit. Mbreti Rama dhe kurtizana e tija Basha jane lakuriq. E bashke me ta, lakuriq jane e gjithe aradha e bashibozukeve mediatike qe u sherbejne.
Nuk ka sesi, qe kjo te mos ngjalle neveri tek shqiptaret deri ne peshtirosje.
Afemendsh, qe kjo neveri, kjo peshtirosje, ky percmim per kete dyshe dylbersh te korrupsionit, si kunderpeshe te kete simpatine dhe empatine per doktor Berishen.
Sali Berisha ka 30 vjet që
sundon me dorë të hekurt skenën politike- mediatike-ekonomike-ligjore .mafioze ,krimin e organizuar dhe korrupsionin në shkallën më sueriore .dhe ferrë më këmbë nuk i ka hy..Shkrimi juaj Z. Viktor Malaj ,më preku serjozisht ,por kush ka veshë të dëgjojë ,duket si zë në shkretirë.PD-ja është partia që mba të gjitha rekordet historike kriminale nuk njehë skenarë tjetër veç atij të dhunës,ka vila vetura ,milona lek euro stërlina në banka brenda vendit dhe jashtë .Në vend që të merret me hallet personale e të zhvilloi pak kondrbandë ,me një fjalë luftën e bë për tu suguruar pleqërinë ,dhe jo për demokracinë e shqiprinë.
CLAUS QEKE K. E KALUAR K. O BIR
pikerisht shoket e dites
edroga eshte rruga e duhur.
Sb fatkeqsia Kombëtare Nr.1,por edhe për PD,pasi militantët fundrina po i përdor kundër DASH,SOROSIT,RAMËS,LULIT,etj, për të shpëtuarë nga burgu,Pasurinë marramëndëse dhe për të destabilizuarë vëndin.
-Deklarimi djeshëm se..dt.20.12 do protestoi për të penguarë Presidentin Sërb VUÇIP për OPEN BALKAN,ishte agresion e haptë për trazira në vënd si preteks për të përmbysur qeverinë me REVOLUCION.
-Sb ky përbindësh 30 vjeçar që i ka bërë gjëmën vëndit në 30 vite tashmë kërkon një 96,97,98,21..të dytë.
-DASH që e shpalli non grata ti gjëj vëndin,Pasi SPAKU jonë është në KOMA sa të jetë Sb mbi dheeee.Ndaj largimi Sb nga PD është prioritet nr.1.
-Luli që deri në 09.09 ka bërë çka dashur Saliu,Tashmë duhet të ikë pas Saliut.Dhe PD të reformohet pa Sb+Lb.Pikë
-FM VM,DITA
Sipas teje o Ethem Lalaj PD-en duhet ta marre Rama sepse ne s’na hyn ne pune opozita (Rama) .
Te lumte Viktor Malaj, nje artikull i shkelqyer.
Shqiperia po jeton momentin historik te rilindjes se partise me te madhe opozitare – Partise Demokratike. Ne kete proces rilindjeje, Lulzim Basha ka kaluar ne krahun e duhur te historise, perkrah shtetit me te vjeter dhe demokratik te botes-SHBA-se, e cila doli hapur ne mbrojtje te opozites demokratike nga rreziku i diktatures personale te bajraktarit Sali Berisha.
Ne keto rrethana historike, artikulli i autorit Viktor Malaj, qe godet edhe sali Berishen edhe Lulzim Bashen eshte i gabuar taktikisht.
Sharlatanët dhe batakçinjt JANE tash 30 vite ne pushtet. Njeri me batakqij se tjetri.
Para shume vitesh pata thene se P.D.-ja duhet te shkrihet dhe te ribehet, sepse me figura te kompromentuara rende nuk besoj se do e shohi ndonjehere pushtetin. Me nje fjale, shumica e shqiptareve nuk do ja japin te drejten per te drejtuar shtetin. Te dyja figurat qe aktualisht po perplasen, jane qe te dy shume te perlyer ne afera kriminale; Basha ka ne “kurriz” Mega Vjedhjen e rruges se kombit ( krim ekonomik ), ka gjithashtu ne shpine vrasjen e 4 demostruesve ne 21 Janar 2011, ishte Minister i Brendshem ne ate kohe dhe urdhri per te qelluar mbi njerez e dha pikerisht ai ( ndoshta me sugjerimin insistent te “ustait”, qe i rrinte tek koka ), vjedhja e mandatit te Kryetarit te Bashkise te Tiranes ( krim elektoral ), qe u be hapur fare, para syve te te gjithe banoreve qe ndiqnin nepermjet televizoreve garen elektorale ( edhe ketu me ndihmen e “ustait” dhe veglave te tij ). Per konkurrentin tjeter, Saliun, me mire mos flasim, se per ate mund te fillosh tani dhe te mbarosh pas nje jave, duke treguar bemat dhe gjemat qe i ka bere Shqiperise dhe shqiptareve.
Nga rradhet e P.D.-se duhet te dalin figura te tjera, te pastra dhe te paperlyera per ta rithemeluar me njerez normal dhe te afte per te qeverisur.
Ne foto mungon Rama dhe Meta.
Si gjithmone goditje ne shenje.Bravo zoti Malaj! Ata,dmth.dyshja BB thone aq shume genjeshtra sa harrojne c’kane thene heren e shkuar dhe perpiqen te mbulojne njeren genjeshter me nje tjeter.Kurse shpifjen,shtremberimin e te vertetes e kane ne gjak,e kane profesion dhe jane te paarritshem,duke perjashtuar qe i konkuron vetem Likja i Monikes!.Nuk mund te heqim asnje presje nga ky shkrim.E vetmja gje qe presim eshte vendimi i gjykates (gje qe eshte e dyshimte me gjyqtarin qe i ka rene “shorti” milionerin Zhukri…i cili nuk e ka kaluar akoma vetingun…) per te vendosur shperndarjen e kesaj bando-partie qe ka 30 vjete qe vetem te keqia i ka sjelle ketij populli e ketij vendi,sepse qysh ne themelimin e saj,me vendosjen e Babait te krimit Vicidolas me forcen e kercenimeve e te armeve ne krye te saj,eshte bere strehe e krimit,e korrupsionit,e vrasjeve,e pergojimeve, e pergjimeve ,e uzurpimit te sistemit te drejtesise dhe minimit te sistemit politike e demokratik me vepra e jo vetem me fjale sic poretendojne dhe e skenareve me te zinj qe mund te mendohet.Dhe ndlonje ze te llogjikshem qe ka tentuar te flase e te kundershtoje e kane syrgjynosur e detyruar te heshte dhe lista eshte e gjate.duke filluar me Zef Brozin,me Pashkon,me Meksin,me Azemin,Olldashin,Patozin,Bamir Topin,Ed Selamin etj etj.Vetem shperndajrja e kesaj bande do te ishte nje mundesi e vetme per te themeluar nje parti te re,pa keta te dy persona qe luftojne qe te dy per aresye personale e ne radhe krimineli 24 karatesh vicidolas,se te pakten Basha,pavaresisht te gjithave por per vrasje nuk eshte akuzuar!
Sharlatane e batakcinj jane se pari ca pseudo-analiste qe mbajne vehten per etalon demokracie, por nderkohe censurojne komentet qe i bien ndesh Bla-bla-bla-ve te tyre.
Po mire mor ti Viktor Malaj, sipas mendjes sate jketo media vizive e te shkruara pse nuk merren me nje mije hallet e ketij populli te varferuar kafsherisht nga nje kaste hajdute qe e qeveris, por merren vetem si thua zotrote “me sherrin politik te opozita”
Ta kene merakun te opozita keta qerratenj apo kane urdher qe te mos merren me hallet qe shkakton qeverisja?
Zoti “buda” me beri pershtypje komenti juaj per Lul Historikun v.s Sal Histerikun.
.
Me kujtove momentin historic kur Kimja e Lulit nguli nje hu ne vendin ku do behet “Skavica’ pra investimi I pare amerikan ne nje vend te gabuar dhe kohe te mallkuar..pra pas 30 vitesh kur ai DIKTATORI I DASHUR DHE I PAHARRUAR KISHTE MBARUAR ELEKTRIFIKIMIN…
Boll me keto genjshtra se Amerika e ime dhe Bidenit qenka shteti m ei vjeter dhe me demokratik ne bote qe nuk guxon ta thote asnje amerika ..e ben Buda qe duhet ti vere nje “lla” mbrapa
.
Amerika mund te behet aq demokratike sa thua zotrote por me nje kusht PRANGAT BERISHES (Luli le te falet se ka qene BEDEL)..dhe jo te urinoje mbi ambasadoren amerikane qe duke si Dele para tigrit Berishe
Sidoqofte nje pershendetje me kete poezi kape pak Lulugatin andej nga fundi..
“” Amanet moj Sllobodane
Me ma ba nji vorr te gjane
Afer vorrit due me m’lane
Nje shirit e nje pal gershan
Me me sjell dhe nji foltore
10 her n’dite me leh si Gore
Ka me leh prap ky soj horrit
.
Ka me i cue t’vdekunit prej vorrit
Ka me i tremb,kan me marr vrapin
-Kush na e solli ketu zullapin
Edhe n’vorr me na ca Trapin
.
Amanet prape Sllobodanes
Mblidh maloket e Tiranes
Mbas 6 muajsh kur te vdes
T’ma ruejn vorrin me kujdes
Me ta thane pa ti ra anes
Me ma ruejt prej Edvin Rames
.
Po kam frike se ai Pinjoll
Ma con vorrin ne Vicidoll
Nuk e din ai soj vandalit
Sa kam vuejt me ardh prej malit…
Daut bolja mos u ngut
rri rehat dhe mos ha mut
ti dhe Sala mor merhum
jeni bo per muzeum
mos u merr me ket Lul Basha
asht ma zi se Esat Pasha
monster,kry tradhtari
ma gjarper se Sali cari
Ishte i nevojshme ky skaner tani ne javen e madhe te “ringritjes, apo rithemelimit” te partise Demokratike.
Nje fasade fallco qe nuk do i sherbeje kund as te dy paleve, Nuk do te kemi rithemelim, por shkaterimin perfundimtar te kesaj partie ne dy skizma te medha qe do ja bejne gjithe dafina rrugen Rames per me tej.
Na u mërzit jeta në këtë vend me familje Sagrada dhe Nongrada.
Kur do hapet tregu politik në këtë vend që të shohim njerëz me ideale që duan me të vertetë ta shdërrojnë këtë vend nga tokë e djegur në një vend në lulëzim.
Edhe një parti politike që tentoi të dilte në skenë, Aleanca Kuq e Zi, e shkatërruan për 2 muaj. Përkrahja në masë që i dhanë shqiptarët kësaj partie të re, tregon se sa na kanë ardhur në majë të hundës PS dhe PD.
Per nje kohe kur shqiperia eshte zhytur ne qorresokak, sharlatanet e batakcinjt ne vend se te merren me pse ´ shumica e popullit shqiptar jeton me vështirësi ekonomikisht dhe e kalon jetën nën strese të panumërt,´ merren me Berishen … edhe pseudo lufta ne PD!
Cudi ?!
Sirus!
Bravo perSagrada e non grada! E bravo per kerkesen tuaj !