Ju kujtohen lopët e Flamur Nokës? Po, ato gjatë të fushatës elektorale, ku ish-ministri i Brendshëm aksidentoi rëndë tri lopë në rrugën pranë aeroportit të Kukësit gjatë kohës së fushatës. Përsëri në të njëjtën zonë ditën e djeshme, eskorta e Lulëzim Bashës ka pësuar një aksident. Ka qenë policia e Qarkut Kukës ajo që ka njoftuar për këtë aksident, që është shënuar mes eskortës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe një qytetari. Sipas saj, Niman Buçpapaj ka përplasur automjetin e tij me eskortën e Bashës. Buçpapaj është shoqëruar në polici, ndërsa përplasja raportohet se ka qenë aksidentale. Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës, Ilirjan Balla thotë se, ngjarja është aksidentale dhe se nga përplasja janë shënuar dëme të lehta materiale. Aksidente ndodhin dhe kjo është normale, po ç’i ka kapur këta të PD-së me aksident në Qarkun e Kukësit, e çuditshme! Mund të jetë ky një mallkim Mul Noka!?
