Tashmë jemi mësuar që çdo foto të bukur të përpiqemi ta verifikojmë nëse ka kaluar më parë nëpër Photoshop. Programi i fotove që “fshin” të gjitha defektet është në shumicën e rasteve magjistari që bën të shkëlqejnë VIP-at në faqet e revistave e gazetave.
Por një vëzhgues i kujdesshëm dhe për më tepër një njohës i mirë i këtij programi mund të gjejë shpesh gabime në përdorimin e tij, të cilat në disa raste kanë rezultuar gafa të rënda në faqet e revistave apo reklamave të ndryshme. Ja disa prej gafave më të mëdha në përdorimin e Photoshop-it.






