Kur pi një kafe me “miq” të vegjël…

J L

Kafenetë me kafshë në Japoni përbëjnë trendin më të fundit të këtij lloji biznesi. Përveç kësaj, ato janë tepër të përhapura në Azinë Lindore dhe tërheqin qindra turistë në ditë.

Ato po përhapen me shpejtësi  dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në Tokio gjenden kafene me kafshë të llojeve të ndryshme, përfshirë lepuj, zogj dhe gjarpërinj. Ndërkohë më së shumti tërheqin vëmendjen kafenetë e mbushura me mace,.

Ndër veçoritë më interesante që ndan kafenetë me mace prej atyre të tjerëve, është se në këto kafene vizituesit mund ta ndajnë karriget e tyre me macet.

Këto kafene kanë edhe rregullat unike të tyre.

Në krye të rregullave është që t’i jepet kujdes maksimal higjienës.

Vizitorët duhet të nxjerrin këpucët e tyre para se të hyjnë në kafenetë, pastaj të lajnë duart me dezinfektues që të mos infektohen.

Rregulli i dytë i rëndësishëm është që të respektohen macet.

Punonjësit e këtyre kafeneve vizituesve u tregojnë se si duhet të përkëdhelen macet, ndërsa paralajmërojnë se macet që flenë nuk duhet të shqetësohen në asnjë mënyrë.

Hyrja zakonisht është rreth shtatë euro.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *