Ndonjëherë thjesht shkrepja e aparatit fotografik nuk mjafton. Një artist nga Chicago ka bashkuar në një pikturën dhe fotografinë, në mënyrë të atillë që kufiri mes të dyjave të jetë pothuajse i padukshëm.
Gregory Scott shpjegon në faqen e tij, “Faith is a torment”: “Me veprat e mia synoj të arrij tre objektiva: duhet të jenë tërheqëse, domethënëse dhe të thjeshta për t’u kuptuar. Për të realizuar këtë, unë krijoj nivele të shumëfishta interpretimi. Eksploroj elementë të ndryshëm, duke alternuar iluzionin me realitetin, në mënyrë që të tërheq spektatorin. Në të njëjtën kohë, përmes teknikave të mia përpiqem të eksploroj perceptimin për atë çka është reale dhe atë që nuk është”, thotë autori.