Kur u hedh një shikim të shpejtë, ato duken si foto bardh e zi. Por në fakt, secila prej tyre është një vizatim i detajuar me laps. Realizmi e habitshëm i pikturave të tij duket se do ta bëjë autorin po aq sa të famshëm sa personazhet e tij: Beyonce, Amy Winehouse, Princesha Diana dhe Nënë Tereza.
Kelvin Okafur është 27 vjeç. Ai është diplomuar në Middlesex University në art. Skicat e tij nuk mund të quhen të tilla, pasi nuk ndryshojnë shumë nga fotografitë e shkrepura me aparat dixhital. Artisti nga Londra ka fituar disa çmime për punët e tij të jashtëzakonshme. Ai thotë se çdonjëra prej punëve të tij i merr nga 80-100 orë për t’u përfunduar. Ai përdor vetëm lapsin dhe ndonjëherë grinë pastel dhe thotë se është i pasionuar pas precizionit.
“Dua që pikturat e mia të ngjallin emocion, sa që t’i bëjnë shikuesit të ndihen sikur po shikojnë një subjekt real”, thotë ai. “Kam qenë gjithnjë tip kreativ, por me kalimin e kohës rashë në dashuri me punën që mund të bëjë vetëm një laps”, thotë artisti, që kalon disa ditë duke i studiuar fotografitë, duke u përqendruar te sytë.
Pikturat e Okafur shiten nga 9000 -14 000 euro, në varësi të përmasave.
