SMS në DITA
Në 0689073730
Dekada me parë, ndërsa gërmoja në biblotekën e vjehrrit tim, ish-student i teknikës së Fullcit, brenda revistës “Laboremus”, gjej një shkrim të prerë nga një gazetë, ku një ekonomist i lartë italian, pas një studimi tre mujor në Shqipëri, shprehte bindjen se me pasuritë, mbi e nën tokësore që kishte Shqipëria, ky popull i vogël mund të gëzonte një standard të lartë jetik. Përmendte: kromin, bakrin, naftën, ziftin e Selenicës, pasuritë ujore, pyjore, turizmin dhe zhvllimin modern të blegtorisë. Për fat te keq, “fara” e keqe e udhëheqësve tanë kadilerë, kurrë nuk u vu në shërbim të një jete dinjitoze për popullin! Veçanërisht gjatë këtyre njëzet viteve të demoanarshisë, të gjitha këto dhurata të Zotit, u vodhën, u shitën dhe u shkatërruan në mënyrë kriminale, aq sa fara e keqe na prishi edhe arën. Deri kur vallë do vazhdojmë të zvarritemi?
Siri Sulejmani.
