Letër e nënshkruar
Astrit Çerma
Me këto që ndodhën këto ditë, po më ngulet një mendim, që lus Zotin të mos jetë i saktë: “Edhe nja dy a tre protesta të tilla mbarë qytetare për këndrejt pushtetit dhe OPOZITA do të firaksi fare!”
Ku është e “djathta”? Kur pyes “ku është e djathta” pyes për mëndjen dhe fjalën e saj dhe jo për budallallëkun e klithmat e saja. Ç’po ndodh me Partinë Demokratike? A e vini re se përveç nja dy a tre “kokrrave” që për pozicionet që kishin dhe kanë janë të detyruar të lëshojnë disa deklerata mbushur me parulla “berishjane”, të “zgjedhurit” e tjerë të elektoratit të djathtë, heshtin? Një heshtje që ndofta vjen nga frika që është mbjellur me kohë nga “udhëheqësi”, që herë pas here leh edhe “zëvendësi” dhe që nuk zhbëhet kollaj, por, ndoshta edhe nga frika e “trimërive” të mbrapshta që kanë shfaqur kur pushtetetin, postin dhe “detyrën” e përdornin për të vjedhur e grabitur. Një heshtje që ndoshta vjen nga mënyra idjote dhe perverse që “kreu” i opozitës ku ata bëjnë pjesë kërkoi t’ia servirë Kryeministrit dhe qeverisë “lëvizjen qytetare” për të drejtat e saja, për ato të drejta që ata e dinë mirë se si? se ku? dhe kujt? i’a kanë përdhosur. Një heshtje që ndofta vjen nga çoroditia e hesapeve me veten që i bluan me pyetjet: Nga erdhën? Si erdhën? Ku janë??.. Dhe më e tmerrshmja: Ku do të shkojnë??? A e keni vënë re se edhe me njëri-tjetrin kur duan të komunikojnë përdorin shenjat e alfabetit të shurth-memecëve? Kam frikë për të ardhmen nga kjo lloi-soi heshtje e trupit të opozitës. Është një heshtje që të rrënqeth. Një “heshtje” ogur zezë sepse prish balancën që peshon demokracinë…
Mbas kësaj që ndodhi më duket se ka ardhur koha, që elektrorati i djathtë dhe jo vetëm i djathti, të ngrihet në protestë të fuqishme para krerëve që po manipulojnë me “shkërthatësin” e tyre Partinë Demokratike…
Urgjentisht, ndryshe pushtetit, duam-s’duam, me llapën e Berishës dhe me metodat berishiste që feshitizojnë akoma krerët e të zgjedhurve me listën berishjane, i servirim mbi tryezë demokracinë që ëndërrojmë…

Koment shume intelektual por kam frikë se opozita e sotme me kapicën e mutësirave te djeshme me shume gjasa ka vulosur perfundimisht vdekjen e saj. Kjo opozite nuk e mer dot më rolin balancues te demokracisë. Dhe unë e kuptoj rrezikun e madh qe vjen nga mospërmbushja e ketij misioni. Nderime astrit çerma!
Shume mire Astrit Çerma. Si ne libra dhe kete radhe brilant.